LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Evropa e dobët, nuk ka këllqe t’ia mbledhë Putinit për helmimin e Navalnit

9 Shtator 2020, 06:20, Blog CNA
Evropa e dobët, nuk ka këllqe t’ia mbledhë Putinit për

Nga Paul Roderick Gregory ?The Hill?

* Vladimir Putin, është i famshëm për ndërmarrjen e aksioneve të rrezikshme. Shumë nga veprimet që ai ka kryer i kanë dhënë jo pak përfitime, por a mbaroi fati për të kur dështoi një komplot i dyshuar për të vrarë liderin e opozitës ruse Aleksei Navalni?

Në vend se të shpallej i vdekur nga ?shkaqe natyrale? kur udhëtoi nga Siberia për në Moskë me avion, siç supozohej se ishte planifikuar, Navalni është ende në koma në një spital të Berlinit, viktimë e një atentati me një helm që e zotëron vetëm ushtria ruse dhe shërbimi sekret pasardhës i KGB-së, FSB-ja.

Ky ishte plani origjinal i Putinit, sipas stafit të bashkëpunëtorëve të Navalnit:Aktiviteti politik i Navalnit në Lindjen e Largët dhe në periferinë e Bjellorusisë, po kërcënonte të krijonte një forcë të vërtetë opozitare në parlamentin rus dhe tek guvernatorët rajonalë.

Nisur nga ky shqetësim, Kremlini pretendohet se e ngarkoi FSB me detyrën e helmimit të Navalnit në Tomsk pak para udhëtimit të tij 5-orësh drejt Moskës. Më shumë gjasa, Navalni e ka gëlltitur helmin; përndryshe edhe kolegët e tij do të ishin ekspozuar. Navalni sipas planit duhej të vdiste gjatë rrugës. Dhe kjo duket se nuk ishte një përpjekje për ta trembur, por një synim për ta vrarë atë.

Plani shkoi keq kur piloti i avionit kreu një ulje emergjente në Omsk, për shkak të dyshimeve për vendosjen e një bombe. Kur Navalni u shtrua fillimisht në spitalin e Omsk, udhëheqësit e huaj ngritën shqetësime në lidhje me sigurinë e tij.

Nën presionin e fortë ndërkombëtar, oficerët e FSB-së (që thuhet se ishin të veshur si civilë) lejuan që Navalni të transportohej për në Berlin, ku mjekët gjermanë zbuluan helmimin me Noviçok – një agjent nervor vdekjeprurës, i përdorur nga agjentët rusë në helmime të tjera.

Putini mburret gjerësisht ?me pushtetin e tij vertikal?. Me këtë, ai nënkupton përqendrimin ekstrem të autoritetit nën udhëheqjen e tij gjeniale. ?Pushteti vertikali? përjashton mundësinë që forcat e errëta të shtetit rus të helmojnë një figurë të shquar të opozitës pa miratimin nga shefi i madh.

Në sistemin e Putinit, qasja tek helmet më vdekjeprurëse në botë, sikurse është edhe Noviçok, mund të jepet vetëm nga personi që qëndron në krye të kupolës. Putini tenton të ndjekë ligjet zyrtare të Rusisë. Dhe nëse ligji është i papërshtatshëm (siç është kufizimi në 2 mandate për presidencën e tij), ai e ndryshon atë.

Në rastin e dy dezertorëve politikë që jetojnë aktualisht në Britaninë e Madhe – ish agjentit  të FSB Aleksandër Litvinenko në vitin 2006, dhe ish-oficerit të inteligjencës ushtarake ruse Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në vitin 2018 – Putini mund të pretendojnë se helmimet e tyre janë të justifikuara nga ligji rus i vitit 2006 mbi anti-terrorizmin.

Në fakt, Putini shpërfilli protestat e britanikëve, duke i dhënë imunitet parlamentar njërit prej dy vrasësve të dyshuar të Litvinenkos. Një dekadë më vonë, ai u tall me qeverinë britanike, duke thënë se atentatorët ndaj Skripal ndodheshin në Britani për një tur vizitash në katedralet mesjetare, dhe se ata nuk kishin asnjë lidhje me akuzat.

Navalni është një tjetër çështje. Putini kishte zgjedhur ta injoronte, dhe dihet që ai nuk e përmend kurrë emrin e tij në publik. Në deklaratat aktuale të shtypit, Navalnit citohet nga Kremlini si ?pacienti nga Berlini?. Në fakt, për të Navalni nuk ekziston, dhe si i tillë, ai nuk mund të jetë një armik i shtetit, që t?i nënshtrohet ligjërisht një dënimi me vdekje jashtë formave gjyqësore.

Putini nuk mund ta kalojë helmimin e Navalnit me një shkelje syri dhe me justifikimin se ai po vepronte sipas ligjit rus kundër një tradhtari famëkeq. Putini është përballë një atentati të mbetur në tentativë, për të cilën ai ka motivin (zhdukja e një kërcënimi politik) dhe mjetet (helmin vdekjeprurës të kontrolluar nga ushtria e tij).

Megjithatë, ai nuk ka gjasa të paguajë ndonjë kosto të madhe për arsyet e mëposhtme:Së pari, Bashkimi Evropian ?i zemëruar? mund të miratojë sanksione të reja kundër Rusisë vetëm në bazë të unanimitetit, dhe në union ka një numër ?miqsh? rusë. Çdo gjë që del nga BE, do të jetë vetëm fjalë dhe diskutime.

Së dyti, blloku i BE-së mund të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, vetëm pasi një hetim të zbulojë se kush ishte përgjegjës për helmimin e Navalnit. Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka deklaruar se çdo reagim gjerman apo evropian, do të varet nga fakti nëse Rusia do të ndihmojë apo jo në zbardhjen e kësaj çështje. (Dhe kjo do të thotë që Evropa duhet të presë që Kremlini të tjerrë justifikimet e tij për të mos hetuar).

Së treti, thirrjet e shumta për një hetim ?transparent? janë padyshim të dobëta, në kushtet kur i dyshuari kryesor është udhëheqësi autoritar i një kombi të shtypur. Po, Putini mund të pranojë një hetim, dhe madje të ftojë vëzhgues të huaj. Ai mund t?i nxjerrë ?të dyshuarit? në një gjyq fals, pas së cilit ata do të zhdukeshin në burg.

Së katërti, në fund, e vetmja ?provë? do të jetë dakordësia se atentati ndaj Navalnit duhet të pranohet si i tillë, por këto lloj provash nuk funksionojnë në jurisprudencën perëndimore. Së fundmi, ndëshkimi i vetëm real që mund të tërheqë vëmendjen e Putinit do të ishte anulimi nga Gjermania i projektit të gazsjellësit ?Nord Stream 2?, që shtrihet direkt nga Rusia në Gjermani.

Partnerja në koalicion e Merkel, Partia Socialdemokrate, favorizon fuqimisht projektin dhe argumenton se Gjermania nuk duhet të acarojë marrëdhëniet e saj me vendet e tjera të pasura me energji. Në rastin më të mirë, përfundimi i ?Nord Stream 2? mund të vonohet, por Rusia ka luksin të presë.

Shërbimet sekrete ruse akuzojnë ?agjencitë e inteligjencës perëndimore, që mund të kenë orkestruar helmimin për të nxitur telashe?. Prokurorët rusë nuk shohin asnjë arsye për të nisur një hetim penal, kur nuk ka asnjë shenjë të një krimi. Mjekët rusë, arritën në përfundimin se Navalni kishte pasur thjesht një trazim në stomak.

Me fjalë të tjera, nuk do të ketë një hetim ?transparent?. Bota perëndimore nuk është në gjendje të përballet me një shtet autoritar të pozicionuar në zemër të tij. Forcat ruse po  mbajnë ende të pushtuar Krimenë, Ukrainën Lindore dhe territorin gjeorgjian.

Rusia ende e mohon përfshirjen në rrëzimin e avionit ?Malaysian Airlines MH17? mbi Ukrainën Lindore në 2014. Ajo renditet ndër vendet më të rrezikshme për gazetarët, dhe shumë vrasjeve politike mbeten të pazbardhura. Duket se vetëm populli rus ? ndonjë ditë – mund të gjejë një zgjidhje për këtë situatë./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga