LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Beteja e verës/ 100 fotot bombë të modeleve shqiptare

9 Shtator 2020, 14:10, Lifestyle CNA
Beteja e verës/ 100 fotot bombë të modeleve shqiptare

Ky sezon ka qenë padyshim një nga “betejat” më të forta të modeleve me bikini. Bukuroshet shqiptare pushtuan rrjetet sociale me fotot e tyre të nxehta.  Forma perfekte bombastike, foto provokuese, topless, nudo, këtë verë i pamë të gjitha. Por emrat që sunduan dhe fituan betejën e të bukurave me bikini ishin padyshim 5 modelet :Angela Martini, Oriola Marashi, Kejvina Kthella, Trejsi Sejdini dhe Françeska Jaçe. Arsyet janë të dukshme. Ndjekësit kanë komentuar dhe pëlqyer pafund fotot e tyre.

Angela Martini

Angela Martini është një nga modelet e cila ka një karrierë shumë të suksesshme në SHBA.Në vitin 2010 ajo u shpall Miss Universe Albania. Angela e ka filluar karrierën e saj si modele qëkur ishte 18 vjeç dhe ka qenë pjesë e shumë markave të njohura.Ajo u zhvendos në Miami në moshën 21 vjeçare. Angela nënshkroi kontrata me kompanitë më të mëdha të modelingut si Next Model Management në Miami dhe Elite Model Managment në Neë Yourk. Martini ka punuar gjithashtu për GQ, Maxim, Esquire e shumë të tjerë.

Oriola Marashi

Oriola Marashi është një nga modelet më seksi të pasarelave shqiptare. Ajo e ka nisur karrierën e saj si modele që në moshë të vogël.Sot ajo është një nga modelet më të kërkuara edhe nga shtëpitë më të famshme jashtë Shqipërisë. së fundi ajo është bërë pjesë e sfilatës më të famshme në Barcelonë siç ishte ajo e ?Guess?. Përveçse një modele shumë e mirë dhe e ndjekur në rrjetet sociale, Oriola është shumë e talentuar dhe në muzikë.

Kejvina Kthella

Kejvina Kthella u bë e njohur për publikun shqiptar kur u shfaq si velinë tek Ermal Mamaqi me fustanin e kuq dhe dilemën e të brendshme.  Bukuroshja bjonde më pas fitoi shumë famë nëpërmjet fotove seksi që publikonte në rrjetet sociale. U bë imazh i kompanisë së njohur Guess dhe ka realizuar foto shumë seksi për këtë kompani. Sot ajo ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe shpesh herë është në krye të faqeve rozë përsa i përket jetës private dhe asaj profesionale si modele.

Trejsi Sejdini

Për herë të parë Trejsi Sejdini tërhoqi vëmendjen e shiqptarëve teksa iu publikua video ku shfaqej duke bërë sherr me një vajzë. Më pas ajo u shpall fituese e Miss Universe Albania 2018. Pas kësaj karriera e Trejsi Sejdinit u zhvillua edhe më tej. Bukuroshja mori shumë famë në Tajlandë ku u pëlqye shumë nga njerëzit për bukurinë e saj. Së fundi bukuroshja udhëtoi drejt SHBA për të zgjeruar më shumë karrierën si modele.

Françeska Jaçe

Bukuroshja Françeska Jaçe u bë e njohur fillimisht për shqiptarët teksa u bë pjesë e reality shoët Big Brother. Me format dhe karakterin e saj shumë të drejtëprdrejtë arriti të fitonte zemrat e meshkujve. Françeska është një nga modelet që shpesh njihet për guximin e saj dhe këtë e tregon fotoja ku ajo shfaqet tërësisht e zhveshur.

Por edhe personazhe te tjerë vip nuk kanë mbetur pas. Moderatorja e sportit Eva Murati ka pushtuar Instagramin me fotot me bikini. Gjithashtu edhe modelja  Alesia Bami i ka lënë pak vend imagjinatës. Për më tepër foto të tyre shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga