Connect with Us

A do të ketë një vaksinë para zgjedhjeve në SHBA?

Bota

A do të ketë një vaksinë para zgjedhjeve në SHBA?

Publikuar

-

Çfarë mund të presim realisht nga një vaksinë kundër Covid-19?

Ndërsa shtohen pikëpyetjet nëse Shtetet e Bashkuara do të autorizojnë një vaksinë për koronavirusin përpara zgjedhjeve të nëntorit, ekspertët thonë se ekziston një mundësi e vogël që të ketë prova të mjaftueshme për një vaksinë të sigurt brenda kësaj periudhe.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka thënë vazhdimisht se një vaksinë është e mundur para zgjedhjeve të 3 nëntorit dhe ka ngritur akuzën se brenda agjencisë që merret me miratimin e barnave ekziston një “shtet brenda shtetit” që përpiqet të ngadalësojë provat klinike, me synimin për të penguar shanset e rizgjedhjes së tij për një mandat të dytë.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka mohuar një pretendim të tillë, duke thënë se vendimet e saj bazohen vetëm mbi të dhënat shkencore.

Në përpjekje për të forcuar besimin e publikut në klimën e grindjeve politike, prodhuesit e ilaçeve u zotuan të martën se do t’u përmbahen standardeve shkencore të sigurisë në punën kërkimore për vaksinën.

Siguria e vaksinave ishte në vemendje të mërkurën, pas deklaratës së firmës AstraZeneca PLC se kishte vendosur të ndërpriste përkohësisht provat me Universitetin e Oksfordit pasi një prej vullnetarëve që bëri vaksinën në Britani, u prek nga një sëmundje e pashpjegueshme.

Kompania e quajti pezullimin diçka rutinë dhe tha se do t’i riniste provat kur këtë ta rekomandonte një komision i pavarur.

Edhe kompani të tjera kanë komentuar, duke lënë të kuptohet se ato mund të kenë një përgjigje nëse vaksinat e tyre do të jenë gati ose jo përpara muajit nëntor.

Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se rezultatet fillestare të provave ka të ngjarë shpallen në nëntor ose dhjetor, por fundi i tetorit mbetet një mundësi.

LEXO EDHE:  Shoqërimi me dhunë i gazetarit/ Meta zotohet para punonjësve të mediave: Nuk do lejoj kurrë…

Zëri i Amerikës raporton se për t’u marrë në shqyrtim si kandidate të mundshme, vaksinat duhet të provojnë se janë të paktën 50 për qind më të efektshme se substancat e llojit “placebo” që nuk kanë asnjë ndikim, por përdoren për të bërë krahasimin tek njerëzit që u nënshtrohen provave.

Për të provuar efektivitetin, zyrtarët e qeverisë kanë thënë se midis pjesëmarrësve duhet të regjistrohen të paktën 150 infektime me COVID-19, ndërsa tek personat e grupit “placebo” numri i rasteve duhet të jetë të paktën dy herë më i lartë.

Nëse një vaksinë është mjaft e efektshme, kompanitë mund ta japin përgjigjen e tyre më shpejt.

Kompanitë Pfizer Inc dhe Moderna Inc., eksperimentet e të cilave në SHBA janë më të përparuarat dhe ku janë regjistruar mijëra njerëz, thonë se mund të kenë prova të efektshmërisë, kur numri i të infektuarve të jetë vetëm disa dhjetëra.

Të dhënat shqyrtohen nga disa komisione të pavarura ekspertësh, të quajtura Borde të Monitorimit të të Dhënave dhe të Sigurisë, (DSMB), të cilat mund të rekomandojnë ndërprerjen e provave, nëse rezultatet janë jashtëzakonisht pozitive ose negative.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Certifikimi i listave në Kosovë/ Maliqi: KQZ është futur në krizë nga presionet

Publikuar

-

Nga

Certifikimi i listave në Kosovë/ Maliqi: KQZ është futur në krizë nga presionet

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar nga 47 kandidatët që janë të dënuar me vendim të plotfuqishëm të gjykatës, 26 janë tërhequr nga subjektet politike.

Drejtori i kësaj zyre, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma janë në mesin e subjekteve që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët, kurse LDK, PDK, Lista Serbe dhe Partia Rome e Bashkuar i kanë zëvendësuar këta kandidatë.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka pasur sot diskutime të ashpra mes anëtarëve çka ka bërë që mbledhja të shtyhet për disa orë.

Ajo që mbetet e paqartë është fakti nëse kreu i VV-së, Albin Kurti do të lejohet ose jo të kandidojë për deputet. Analisti Agon Maliqi tha në Euronews Albania se situata e certifikimit të listave të kandidatëve për deputetë është e paqartë.

LEXO EDHE:  “Basha është kryeministri jonë i ardhshëm”/ Ndoka: Në tetor do kemi zgjedhje

LEXO EDHE:  Pse reagimi i dobët ndaj Covid-19, po e bën Francën gazin e botës

Sipas tij, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve është futur në një krizë të thellë ligjore për shkak të presioneve politike.

“Situata është mjaft e paqartë edhe për ne këtu, që i ndjekim rrethanat. Akoma vazhdon seanca e KQZ, dhe diskutimi është mbi rregullore të brendshme. Mirëpo, ajo që është e qartë është se KQZ është futur në një krizë të thellë ligjore për shkak të presioneve të ndryshme politike”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Qindra të infektuar dhe 14 viktima

Publikuar

-

Nga

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ 31 viktima në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut ka kryer 1 854 testime për Covid-19 në 24 orët e fundit, nga të cilat 307 persona kanë rezultuar pozitivë.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj ka njoftuar se janë shëruar 658 pacientë, ndërsa numri i viktimave mbetet ende i lartë.

Vetëm sot në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 14 pacientë, duke e çuar numrin e fataliteteve në total në 2 768.

LEXO EDHE:  Qokat e qeverisë dhe servilët e “paguar keqas”…!

LEXO EDHE:  Mediu tregon mosmarrëveshjet me Bashën/ Jemi akoma te ideja “çfarë do”

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 90 124, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 11 311./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata nga Covid/ A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?

Publikuar

-

Nga

A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?

Në një video-samit krerët e vendeve të BE-së u konsultuan lidhur me krizën e koronavirusit dhe koordinimin e masave për menaxhimin e saj. Në takim merrte pjesë edhe kancelarja Merkel. Parimisht u pranua ideja për aplikimin e një certifikate vaksinimi. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, që drejtoi video- konferencën të enjten (21.01), tha se megjithatë BE mbetet e „rezervuar” sa u përket avantazheve që mund të mundësohen nga certifikata e vaksinimit lidhur me udhëtimin. Udhëheqësit e BE-së  e diskutuan idenë e përdorimit të certifikatave të vaksinës si një formë pasaporte udhëtimi, por propozimi është ende në fazat e tij të hershme. Gjatë muajve të ardhshëm mund të vendoset konkretisht nëse ky dokument do ta lehtësojë lëvizjen e lirë në kushtet e pandemisë.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, tha pas samitit, se për shkak të mutacionit të virusit janë të nevojshme më shumë testime, edhe ndaj variantit të ri që me gjasë është edhe më ngjitës. Synimi i samitit ishte diskutimi për koordinimin e reagimit ndaj pandemisë, duke përfshirë rregullore më të ashpra udhëtimesh dhe shpërndarje masive të vaksinave.

Takimi i nivelit të lartë lidhej me “çështje shumë praktike”, si për shembull si mund të testohen dhjetëra mijëra udhëtarë dhe si të parandalohet transmetueshmëria e infeksionit nga një kufi në tjetrin.

Ursula von der Leyen dhe Charles Michel

Gjithësesi çështja e ndalimit të udhëtimeve, sikurse kishte propozuar Belgjika, mbetet në dorë të vendeve, tha von der Leyen. Megjithatë tërhiqet vëmendja që të shmangen udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme. Raundi i krerëve të vendeve anëtare të BE-së ishte dakord, që tregu i brendshëm e kësisoj qarkullimi i mallrave të mbahet sa më mirë të jetë e mundur në funksionim. Lidhur me furnizimin me vaksina von der Leyen u shpreh optimiste, që BE-ja do të sigurojë mjaftueshëm vaksina për popullsinë e BE-së. Eshtë në interesin e vet BE-së që vaksina sa më shpejt të jetë e mundur të ndahet edhe me rajonet e tjera të botës, u shpreh ajo.

Politikanët në Gjermani kundër mbylljes së kufijve

Shefi i stafit të kancelares Angela Merkel tha, se Gjermania mund t’i mbyllë kufijtë e saj nëse shtetet dështojnë të kontrollojnë menaxhimin e koronavirusit. Paralajmërimi erdhi pak përpara samitit të BE-së mbi pandeminë, i cili u përqendrua tek variantet e reja të COVID.

Helge Braun i tha televizionit publik ARD, se Gjermania duhet të marrë masa për të parandaluar shpërthimin e infeksionit, në mënyrë që vendet të mund të mbrojnë veten nga variantet e reja dhe më të transmetueshme të virusit. “Rreziku qëndron në faktin se kur infeksionet në një shtet rriten, atëherë ky mutacion shndërrohet thuajse në variantin e shumicës, e më pas nuk mund të mbahet nën kontroll,” tha ai. “Si pasojë, rregulla akoma më të rrepta janë të pashmangshme për kufijtë. Dhe duke qenë se asnjë s’do ta donte këtë, është e rëndësishme që të veprojmë sëbashku,”shtoi ai. Braun i tha të mërkurën (20.01) Deutsche Welle-s se mbyllja e kufijve në Europë do të ishte “zgjidhja më e keqe” por ndoshta më “e pashmangshmja”, pa një marrëveshje të përbashkët europiane.

Ai tha se kontrolli i zinxhirit të mutacionit të ri duhet të jetë prioriteti kryesor për Bashkimin Europian dhe u bëri thirrje anëtarëve të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar për të ndaluar përhapjen e këtij mutacioni sa më shumë që të jetë e mundur.

LEXO EDHE:  Koronavirusi nuk ka të ndalur/ Shifra alarmante në botë, Brazili tejkalon 6 milionë të infektuar

LEXO EDHE:  Qokat e qeverisë dhe servilët e “paguar keqas”…!

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass u deklarua kundër kontrollit të kufijve.  “Mendoj se duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të parandaluar që kjo të ndodhë sërish” – u shpreh për ARD ministri Mass. “Të parandalojmë kontrollin kufitar dhe radhë në kufij që shkojnë deri në 50 kilometër.”

Franziska Brantner, zëdhënësja e Partisë së Gjelbër, i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se vendet anëtare duhet të përqendrohen në vendosjen e rregullave të përbashkëta për udhëtimet. “Kontrolli i kufijve nuk është zgjidhje, por vetëm sa ndërlikon më shumë situatën në pikat kufitare,” tha ajo. Vendet e BE-së duhet të adresojnë bashkërisht prodhimin e vaksinës kundër COVID, në mënyrë që të arrijnë nivelin e synuar të vaksinimit prej 70%, deri në verë” shtoi ajo.

Braun tha se ndihej i sigurt se “me ardhjen e pranverës dhe vaksinat, ne do të kthehemi në normalitet dhe se nuk do të ketë më probleme – të paktën jo nga një mutacion viral ngjitës – i cili më pas do të jetë edhe më i vështirë për t’u kontrolluar”.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raportoi të enjten (21.01) të dhënat 14-ditore të rasteve të reja të raportuara të COVID-19, për 100 mijë banorë.  Shifrat e fundit treguan se Gjermania raportoi një normë infeksioni prej 319.4.

Vendet e tjera të BE-së regjistruan normat si më poshtë: Austri 299.6; Belgjikë 248.3; Danimarkë 364.9; Francë 380.9; Greqi 79.3; Itali 374.1; Hollandë 555.4; Spanjë 804.5; dhe; Suedi 669. Ndërkohë, Britania e Madhe raportoi një normë prej 1112.1./DW

LEXO TE PLOTE