Connect with Us

Zhupa i përvishet sërish bashkisë së Tiranës/ Po përdor zyrat e shtetit për të kërcënuar qytetarët

Politikë

Zhupa i përvishet sërish bashkisë së Tiranës/ Po përdor zyrat e shtetit për të kërcënuar qytetarët

Publikuar

-

Rama doli në mbrojtje të Gonxhes/ Zhupa: E promovoi si modelin e babëzisë dhe korrupsionit

Zëdhësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar sërish pas videos së Nik Prendit, i cili deklaronte se kishte marrë bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës për banesën që i ishte dëmtuar nga tërmeti.

Zhupa ngre akuzat se Bashkia e Tiranës po përdor zyrat e shtetit për të kërcenuar dhe shantazhuar qytetarët, madje duke i filmuar dhe duke i keqpërdorur.

Në asnjë vend të civilizuar dhe demokratik nuk përdoren zyrat e shtetit për të kërcenuar dhe shantazhuar qytetarët, madje duke i filmuar dhe duke i keqpërdorur. Këtë metodë tipike mafioze ja ofroi sot qytetarëve zyra e Bashkisë Tiranë që në mënyrë të kundraligjshme dhe flagrante merr në pyetje edhe filmon qytetarin në një zyrë shtetërore dhe ja servir atë medias për makiazhin e vet të përditshëm.

Si reminishencë e komunizmit, duke detyruar një fatkeq dhe të lënë pa asnjë ndihmë të gënjejë dhe të bëjë autokritike, ushtari i Erion Veliajt ka shkelur çdo të drejtë të qytetarit Nik Prendi.

Partia Demokratike e vizitoi familjen e Prendit, pasi dega e saj e Kombinatit e ka ndihmuar herë pas herë me ndihma ushqimore dhe ilaçe, si një kërkesë e tij për të zgjidhur hallet. Ndërkohë që PD denoncon rastin e Nikë Prendës që jeton në kasolle, në rrënojat e shtëpisë së shembur, bashkia përveç se gënjen shkel mbi dinjitetin njerëzor dhe ligjet e këtij vendi duke e ushtruar presion mbi dy të moshuar të vetmuar dhe të semurë që kanë nevojë për ndihmë dhe mjekime. Ne prisnim të shkonin edhe të ndihmonin familjen Prendi por në fakt e thërritën ta kërcënonin dhe poshtëronin!!!”, shprehet ajo.

Demokratja deklaron se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk heq dorë nga presioni mbi qytetarët dhe të vërtetën.

LEXO EDHE:  PD: Rama autor i eksodit, fajëson shqiptarët se s’kanë aspirata‏

“Dikush që çdo ditë të karrierës së vetë politike e ka shfrytëzuar për të gënjyer dhe ndërtuar fasada dhe propagandë e ka të pamundur që sot të këtë qoftë dhe një pikë ndjeshmërie ndaj vuajteve të qytetarëve.

E vërteta nuk fshihet zoti Veliaj! Përpiqu sa të duash me makiazh televiziv, me video 3D, me fotomontazhe! E vërteta nuk ka çmim ndërsa çmimi që do paguani për të gjitha poshtërsitë që i keni bërë Tiranës dhe qytetarëve të saj do të jetë i lartë!”, thekson Zhupa./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Publikuar

-

Nga

“Zbehet” roli i Rinasit/ Belinda Balluku: Aeroporti i Vlorës do jetë kryesori

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone. Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

LEXO EDHE:  Intervista e plotë-Eduard Selami shpërthen ndaj Bashës/Gabim historik!

LEXO EDHE:  Basha për protestat/ "Nuk do ta shfrytëzojmë zemërimin e qytetarëve për pushtet"

Gazetari Neritan Sejamini u shpreh i bindur se aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u ndërtuar kurrë.

“Aeroporti i Vlorës nuk ka për t’u bërë kurrë”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Publikuar

-

Nga

“Kontrata për inceneratorët u bë brenda ditës”/ Ahmetaj: Janë katër muaj punë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, u pyet mbrëmjen e sotme lidhur me kontratën e inceneratorëve, e cila sipas gazetarit Mentor Kikia është bërë brenda një dite.

Ahmetaj tha se kontrata nuk ëhstë bërë brenda një dite, ndërsa pretendon se është hartuar dhe negociuar për një afat kohor prej 4 muajsh.

Ai dekaroi në emisionin “Opinion se ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërsa impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

“Procedura ka filluar më 11/8 dhe që atë ditë ka filluar një procedurë në Ministrinë e Mjedisit, që kulmon më 16 dhjetor 2014. Fakti është që në 16 janë mbyllur procedurat. Kontrata nuk është negociuar për një ditë, ka ardhur dhe është paraqitur në ministri, është diskutuar, është çuar për aprovim në Këshillin e Ministrave. Të gjitha këto janë konseguencë e 4 muajve punë në emergjencë. Një qeveri që vendos të pastrojë plehrat, dhe do vazhdojë t’i pastrojë edhe në mandatin e tretë, ditën e parë foli me qytetarin e Elbasanit. Nuk është një ditë punë, është kulmimi i katër muajve punë. Duhet të çmontojmë një gënjeshtër. Nuk u hartua dhe negociua kontrata brenda një dite, por ishin 4 muaj punë. Ditën e hartimit janë paguar 5.57 milionë euro pa TVSH, ndërkohë që impianti bën 21.6 milionë euro pa TVSH.

LEXO EDHE:  Kush e mbylli PD-në që duhet të hapet ?

LEXO EDHE:  Kush e mbylli PD-në që duhet të hapet ?

Ky është një investim publik. Në periudhën që privati ka ndezur veprën dhe e ka kolauduar ka marrë nga buxheti i shtetit 5.57 mln euro dhe ka paguar 21.6 mln euro. Vërtetojeni këtë që them unë dhe nëse nuk është kështu, atëherë unë nuk e di çfarë do bëj. Ky është një partneritet publik-privat tipik, ku ditën që është dorëzuar aseti, dhe që funksionon, atë ditë gjithë aseti kushtonte 21.6 milionë euro, të cilat janë investuar nga privati, i cili nga shteti ka marrë deri në atë ditë 5.57 mln euro, pra gati ¼ më pak të këtij investimi. Autoriteti Kontraktor, që është Ministria e Mjedisit, ka paguar me firmë deri më atë ditë 5.57, dhe entiteti ka investuar gjithë asetin”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Publikuar

-

Nga

“Basha ka 7 vite që dështon”/ Kulluri: Në listën e PD, kandidatë që kanë punuar për përçarjen e partisë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku komentoi listën e kandidatëve për deputetë nga demokratët.

Kulluri tha se lista e PD-së do të jetë më keq se lista në vitin 2017. Gjithashtu ai tha se disa prej deputetëve në listën e 2017 kanë punuar për përçarjen e PD-së.

“Lista e ardhshme do të jetë më keq. Me disa përjashtime, 80 përqind e listës së 2017 ishte katastrof. Këtë herë do jetë më keq. Ne kemi përjetuar regjimin komunist në Shqipëri.

Degradimi demokratik do të jetë më i keq. Sa më shumë masivizon garën, aq më shumë ndriçon kryetarin.

LEXO EDHE:  PD: Zgjedhjet në Klos në rrezik nga bandat qeveritare

LEXO EDHE:  Video-Veliaj i vjedh Bashës anëtaren e Këshillit Kombëtar

Po ky që ka 7 vite që dështon, çfarë do të ndriçojë. Nuk më vjen keq fare për këta figura. Në atë listë kanë kontribuar për përçarjen e PD-së. Kanë qenë bashkëpunëtorë të hapur të Ramës. Janë njerëz që i kanë thënë marshalla djegies së mandateve. Zëvendësimi i tyre me disa të tjerëve, nuk ndryshon asgjë. Lista do të jenë ripërsëritje të anonimatit” ,tha Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE