LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana “lavatriçe” e pastrimit të parave/ “60% e investimeve në ndërtim burojnë nga paratë e pista”

8 Shtator 2020, 10:20, Aktualitet CNA
Tirana “lavatriçe” e pastrimit të parave/ “60% e

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj se është bërë garant i pastrimit të parave të pista.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se  Erion Veliaj e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më të madhe të parave të pista, ku sipas tij gjatë mandatit të dytë dhe të fundit të kësaj qeverie, janë pastruar më shumë se 1.6 miliardë euro.

Këlliçi në deklaratën e tij bazohet tek Raporti i Global Initiative Netëork dhe shton se 60% e investimeve në ndërtim në Tiranë burojnë nga paratë e pista.

?Ekspertët e huaj llogarisin se vetëm në Tiranë janë investuar në betonin e lejeve të ndërtimit 1.6 miliardë euro, gati sa 1/3-ta e buxhetit vjetor të Shqipërisë.

Bashkia e Tiranës ka më pak prona sot, sepse Erion Veliaj i ka dhuruar ato tek kompani që investojnë në beton paratë e trafikantëve të drogës apo të politikanëve që kanë vjedhur shqiptarët.

Edhe shembja e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë i shërben qëllimit të pastrimit të parave me firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt ?, tha Këlliçi.

Lajmet e fundit nga