LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Laboratori nxjerr pa baktere, pulën e larë me ujin e Lanës

8 Shtator 2020, 19:15, Denoncim CNA
Skandal/ Laboratori nxjerr pa baktere, pulën e larë me ujin e

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal që ndodh në një laborator privat i cili ofron diagnozën e sëmundjeve në kafshë dhe kontroll mokrobiologjik dhe fiziko ? kimik të ushqimeve dhe ujit.

Ky laborator analizat e një pule të therur, larë me ujin e Lanës e nxjerr pa baktere dhe të sigurt për t?u konsumuar. Skandali thellohet kur në investigimin e Fiks Fare mësohet se në këtë laborator kryhen një pjesë e madhe e analizave të vetëkontrollit nga kompanitë prodhuese në vend, të cilat në bazë të ligjit janë të detyruara që këto analiza t?i bëjnë në mënyrë periodike pranë këtyre laboratorëve.

Pranë redaksisë së Fiks Fare mbërriti një denoncim në lidhje me vërtetësinë e rezultateve të analizave të kryera në laboratorin Bio- V në Tiranë. Për të vërtetuar këtë skandal i cili rrezikon drejtpërdrejt konsumatorin, gazetarët e Fiksit dërguan pranë laboratorit Bio ? V një pulë të cilën e lanë me ujin e ndotur të Lanës.

Gazetarët për këtë produkt kanë kërkuar nga laboratori që t?i kryhen analizat për ngarkesën bakteriale, E-cholin, salmonelën, si dhe vlerat ushqyese të këtij produkti për të bërë më pas dhe një etiketë ushqimore, e bazuar kjo në ligj.

Gazetarët në të njëjtën ditë me pulën e larë në ujin e Lanës kanë dërguar në laborator dhe një dezifiktues duarsh ku etiketa e tij tregon se ka përbërje prej 70% alkool etilik. Për të parë se sa të sakta do të jenë analizat e kryera nga laboratori Bio-V gazetarët këtij dezifektuesi për duart i shtuan alkool të rrezikshëm për jetën e konsumatorit të quajtur methanol dhe glicerinë në formë xheli.

Laboratorio Bio ? V në përgjigjen e analizave të kryera nga ai, nxjerr se pula e larë me ujin e ndotur të Lanës nuk përmban baktere dhe se është brenda parametrave për konsumim.

Ndërkohë desinfektuesi i duarve sipas analizave ishte i pastër pa asnjë përmbajtje të rrezikshme.

Gjithashtu gazetarët e Fiksit çuan në këtë laborator edhe një mostër të ujit të Lanës për të parë ngarkesën bakteriale të tij. Në përgjigje thuhej se uji i Lanës doli me ngarkesë të lartë mikrobike, ndërsa pula që ishte e larë me këtë ujë doli shumë e pastër dhe jo e rrezikshme për konsumim./ TCH

Lajmet e fundit nga