Connect with Us

Rasti i familjes Prendi/ Ina Zhupa i përgjigjet Bashkisë Tiranë: Ndihma nuk i mjafton as për ilaçe

Politikë

Rasti i familjes Prendi/ Ina Zhupa i përgjigjet Bashkisë Tiranë: Ndihma nuk i mjafton as për ilaçe

Publikuar

-

Rasti i familjes Prendi/ Ina Zhupa i përgjigjet Bashkisë Tiranë: Ndihma nuk i mjafton as për ilaçe

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar sërish pas deklaratës së Bashkisë Tiranë, e cila pretendon se familja Prendi në Kombinat po trajtohet me bonus qiraje që prej janarit të këtij viti.

Zhupa thotë se Nik Prendi nuk e ka mohuar bonusin e bashkisë, por sipas saj, kjo ndihmë nuk i mjafton as për ilaçet e dy të moshuarve.

“Bashkia Tiranë që kujdeset vetëm për makiazhin e saj as e ka idenë e halleve të qytetarëve të prekur nga tërmeti. Edhe sot pas denoncimit konkret të problemit të qytetarit Nik Prendi u mjaftua me një faturë poste. Nik Prendi se mohoi kurrë që ka marrë atë ndihmë, por ajo shumë nuk mjafton as për ilaçet e dy të moshuarve.

Nik Prendi thotë ka shkuar 50 herë dhe askush nuk i thotë çfarë do të bëhet me shtëpinë e tij. Kjo mënyrë e dale boje e të bërit propagande me hallet e qytetarëve është që në zanafillë e demontuar përballë halleve konkrete të banorëve, banesat e te cilëve janë të dëmtuara nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Artikulli prekës i një roboti/ Dua të jem një 'shërbëtor i njerëzve'

Partia Demokratike është e vendosur të denoncojë çdo rast abuzimi me projektin e dështuar të rindërtimit, i cili ka në themel të tij abuzimet me fondet dhe taksat e shqiptarëve. Te pangopur me vjedhje dhe nga fatkeqësia, kryekllouni dhe vartësi i tij në bashki nuk bindin dot askënd, madje as oborrin e tyre, se po ndihmojnë qytetarët”, shkruan demokratja në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Prova për vaksinën/ Britania do të infektojë vullnetarë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Vullnetarë të shëndetshëm do të infektohen qëllimisht me koronavirus për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksine, sipas planeve të shpallura nga qeveria britanike këtë javë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Në të gjitha provat aktuale të vaksinave të koronavirusit, vullnetarëve u jepet vaksina e mundshme – ose një placebo – dhe pastaj pritet derisa një numër i konsiderueshëm i tyre ekspozohet ndaj virusit gjatë jetës së tyre të përditshme. Kjo mund të zgjasë me muaj ose vite.

Qeveria Britanike njoftoi këtë javë se planifikon të fillojë provat e ashtuquajtura ‘sfidë njerëzore’ – duke infektuar qëllimisht vullnetarë të rinj dhe të shëndetshëm me virusin për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave. Disa njerëz kanë dalë deri tani vullnetarë.

Shumë njerëz (po) po vuajnë. Dua që kjo pandemi të marrë fund. Çdo ditë që kalon, rastet shtohen, më shumë njerëz po vdesin. Dhe nëse kjo provë e vaksinës mund të nënkuptojë se kjo periudhë traume për gjithë botën do të mbarojë më shpejt, unë dua të ndihmoj. Dua të jem pjesë e kësaj përpjekjeje“, thotë vullnetarja Danica Marcus.

“Personalisht, nuk mund ta lejoj këtë mundësi për të bërë diçka, të më kalojë kur jam shumë më pak i rrezikuar se njerëzit e tjerë“, thotë vullnetarja Alastair Fraser-Urqhart.

Qeveria ka në plan të investojë më shumë se 43.4 milionë dollarë për këtë provë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se mund të jetë domethënëse.

Ka një histori shumë të gjatë të përdorimit të kësaj metode për zhvillimin e një numri vaksinash, si për shembull vaksinat e kolerës dhe tifos“, thotë zëdhënësja e OBSH-së, Margaret Harris.

Megjithatë, OBSH-ja ka shprehur disa shqetësime.

LEXO EDHE:  Problematikat në Ballkan/ Ministri Bushati kërkon ndihmë nga Amerika

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës, aktivitet për “Ditën pa makina”

“Vullnetarët duhet të japin pëlqimin e plotë dhe duhet të zgjidhen në një mënyrë që minimizon rrezikun ndaj tyre. Sepse po i ekspozon njerëzit ndaj një virusi për të cilin nuk kemi mjekim”, thotë zonja Harris.

Infeksionet, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi po rriten ndjeshëm në shumë vende të botës. Një vaksinë mbetet shpresa më e mirë për çdo kthim në normalitet.

Aktualisht nuk kemi një mënyrë për të ndalur transmetimin. Dhe nuk kemi as kapacitetin financiar për të dhënë për të gjithë popullatën që ka nevojë për mjekim trajtime të shumëfishta me antitrupa, steroide etj, si ato që mori Donald Trump. Kostoja është mjaft e lartë për këto lloj trajtimesh. Nuk kemi vaksinë. Dhe për këtë arsye, duhet të kontrollojmë përhapjen e këtij virusi – jo vetëm ta menaxhojmë, por edhe ta përmbajmë atë”, thotë Doktor Sterghios Moschos, i Universitetit Northumbria.

Presidenti Trump kohët e fundit u shtrua në spital dhe mori trajtim pasi doli pozitiv për virusin që shkakton sëmundjen COVID-19.

Synimi fillestar i ekipit britanik të kërkimit do të jetë të zbulojë sa është sasia më e vogël e virusit që mund të shkaktojë infektimin me COVID-19, duke përdorur doza të kontrolluara të virusit. Nëse miratohet nga rregullatorët dhe një komision etike, shpresohet që prova e plotë të fillojë në maj 2021 – akoma shumë muaj larg./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Bardhi nxjerr “zbuluar” Ramën/ Këmbana e alarmit po bie çdo ditë!

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku paraqet fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe i ballafaqon me vdekjen e 53-vjeçarit nga Ndroqi, Lutfi Çekiri i cili për 3 ditë kërkonte serum sa tek QSUT dhe tek Trauma.

Bardhi thekson se këmbana e alarmit po bie çdo ditë pasi shëndetësia është dështim i rëndë i Ramës.
Ai shton se për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, familjet shqiptare po paguajnë shtrenjt.

“Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare.
• Ilaçet nuk janë të sigurta.
• Sistemi është i rrënuar.
• Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.
• Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.

LEXO EDHE:  Veliaj merr kontrollin e Asamblesë së PS/ Zbulohen emrat e drejtorëve të bashkisë që u votuan në Kongres

LEXO EDHE:  Nesër reshje të mëdha shiu/ Bashkia e Tiranës: Qytetarët të minimizojnë lëvizjet

Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale! Këmbana e alarmit po bie çdo ditë! Denonco, shpërndaje këtë video”, shkruan Bardhi në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vemjet dhe xhepistat e PD”/ Kandidati i Bashës që nuk mori mandatin, sulm ndaj Pollos, Bozdos & Co

Publikuar

-

Nga

Marin Suli, kandidati i kreut të PD Lulzim Basha, i cili nuk mori mandatin e deputetit ka sulmuar Genc Pollon, Enno Bozdon & Co.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Suli shprehet se nuk arrin t’i kuptojë ata që i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh, duke i cilësuar si vemjet dhe xhepistat e PD.

“Të tërë i kuptoj që kanë opinion dhe bën mirë apo keq kushdo ish funksionar i lartë i PD, që bën ndonjë parti a i bashkohet ndonjë partie, po këta ish vemjet dhe xhepistat e PD që i vodhën dhe siglën PD para ca vitesh dhe as votat e grave që kanë në shtëpi nuk morën s’ i marr vesh?
Më ndihmon dot njeri të më ndriccojë se jam shumë i errët në mendime?”, shkruan Suli./CNA.al

LEXO TE PLOTE