LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullimi i parasë jashtë bankave/ Ekspertët: Nuk është fenomen i ri

8 Shtator 2020, 19:37, Ekonomi CNA
Qarkullimi i parasë jashtë bankave/ Ekspertët: Nuk

Mbi 300 miliardë lekë ndodhen jashtë bankave, duke shënuar nivelin më të lartë që prej vitit 2002. Këto janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila theksoi se sasia e parasë që qarkullon jashtë sistemit bankar ka kapur nivelin rekord prej 40%.

Ekspertët e fushës së ekonomisë në ?Ilva Now? analizuan faktorët, që sipas tyre, kanë çuar në rritjen e përqindjes së infromalitetit dhe qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar. Sipas Selami Xhepës, ky nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë pasi kultura e vendosjes së parave nga qytetarët në bankë ka nisur shumë vonë.

Ai thotë se qarkullimi i parave jashtë bankave është tipar kryesor i vendeve ku shoqëria e saj është e pazhvilluar dhe të adhurat i kanë më të ulëta.

?Mendoj se ky nuk është një fenomen i ri për Shqipërinë. Në përgjithësi është tipari i shoqërive të pazhvilluara, i shoqërive ku të ardhurat janë të ulëta?, tha Xhepa.

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha se një fenomen të tillë e ka parë vetë gjatë kësaj vere, ku shumë subjekte sipas tij nuk lëshonin kupon tatimor. Ai shtoi më tej se, shumë prej familjeve shqiptare që jetojnë në fshat, nuk kanë një llogari bankare dhe kjo bën që një pjesë e parasë të jetë jashtë bankave.

?Në 2019 më shumë familje shkuan me pushime, por sivjet për shkak të varfërisë shkuan më pak. Kemi patur ndoshta 15% të familjeve tona që kanë qenë vitet e tjera me pushime në vendet e tjera të Ballkanit. Kësaj radhe patëm mungesën totale të syrit të shtetit. Ishte ndoshta një marrëveshje e shtetit, pasi nuk të sillnin më as kuponin tatimor?, Çoçoli.

Zoti Xhepa theksoi se vendet që kanë infromalitet të lartë, ku nuk gjen përjashtim as Shqipëria, bën që një pjesë e konsiderueshme të parave të mos depozitohen në banka.

?Paraja duhet të qarkullojë përmes sistemit bankar, pra kjo është arsyeja e ekzistencës së vetë bankave. Çdo para që ngelet jashtë sistemit bankar, krijon probleme për sigurinë dhe efiçencën e funksionimit të tregut financiar të një vendi. Paraja që ngel në xhep apo në shtëpi nuk prodhon interes. Shërbimet e transfertave nga një bankë janë shumë të larta. Këtu kostot janë shumë të larta. Ka një konkurrencë të ulët mes bankave për këtë.  Në vendet që kanë infromalitet edhe paraja jashtë bankave është shumë e lartë. Kjo tregon se pse Shqipëria ka një nivel të lartë të parave që qarkullon jashtë bankave?, shtoi ai.

Eksperti Çoçoli, e krahasoi ekonominë shqiptare me një makinë të prishur, që sipas tij, ka mbetur në mes të rrugës. Ai tha se qeveria duhet të shpërndajë një paketë të tretë për të ndihmuar dhe fuqizuar biznesin e vogël, pasi në pikëpamjen e tij konsumi ka marrë një trajektore rënëse.

?Ekonomia jonë ka ngelur si një makinë në mes të rrugës. Ka nevojë për tri gjëra: e para, ke dhënë dy garanci sovrane. Sa t?u përdoren? Sa para ke si qeveri? Ke nevojë të domosdoshme për një paketë e tretë në ndihmë të bizneseve, sepse konsumin e ke përtokë. Biznesi i vogël është gati për të mbyllur biznesit?, shtoi ai.

Të dy ekspertët kritikuan ashpër politikën shqiptare në lidhje me dështimet në gjyqet ndërkombëtare. Ata thanë se kjo tregon dobësinë e politikës shqiptare, e cila shpeshherë, ka marrë vendime të padrejta që cenojnë performacën e financave publike.

Lajmet e fundit nga