LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prona miliona dollarëshe dhe para borxh/ Ish i dashuri biznesmen padit Naomi Capmbell

8 Shtator 2020, 14:34, Lifestyle CNA
Prona miliona dollarëshe dhe para borxh/ Ish i dashuri biznesmen padit

Modelja e famshme Naomi Campbell është paditur nga ish i dashuri biznesmen, Vladislav Doronin. Doronin ka ngritur një proces gjyqësor ndaj Campbell, me pretendimin se modelja zotëron disa prona personale që kapin vlerën e 3 milion dollarëve.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, gjithashtu biznesmeni rus thotë se Campbell i detyrohet para, pasi ai i dha hua para disa viteve, një shifër që nuk është bërë e ditur.

Doronin dhe Campbell filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2008. Ata qëndruan bashkë për pesë vite, derisa u ndanë në vitin 2013. Doronin është një ekspert ndërkombëtar i pasurive të patundshme dhe themelues i Capital Group, një kompani për zhvillimin e pasurive të patundshme me seli në Moskë. Tani, 7 vjet pas ndarjes së tyre, Vladislav po kthehet me një hakmarrje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga