Connect with Us

“Perimetri” mbush burgjet/ Saimir Vishaj jep alarmin: Dënimi që rrezikojnë, pse duhet të ndërhyjë shteti

Sociale

“Perimetri” mbush burgjet/ Saimir Vishaj jep alarmin: Dënimi që rrezikojnë, pse duhet të ndërhyjë shteti

Publikuar

-

Fjolla Morina gënjeu për shtatzëninë për t’i shpëtuar burgut/ Vishaj: Nëse vërtetohet se pati korrupsion do të jetë çështje për SPAK-un

Një numër i madh personash janë arrestuar prej disa kohësh nga policia, në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”.

Personat e arrestuar akuzohen për dhënie ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Deri tani në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 106 persona, janë ndaluar 4 të tjerë. Gjithashtu 18 persona po ndiqen në gjendje të lirë dhe katër janë shpallur në kërkim.

Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe avokati i njohur Saimir Vishaj, i cili në një prononcim për CNA.al shprehu shqetësimin për mbushjen e burgjeve.

Po ashtu ai theksoi se edhe pse në pamje të parë duket si një vepër e lehtë penale, në fakt personat e arrestuar rrezikojnë minimumi 5 vite burg.

Më tej, Vishaj theksoi se është shteti ai që duhet të ndërhyjë, dhe të bëjë strehimin e këtyre personave, të cilët janë refugjatë.

“Kohët e fundit disa grupe kryejnë transportin e refugjatëve me taksi ose mjete të tjera private nga Devolli, nga Kakavija, aty ku lehtësisht qytetarët e vendeve të treta, si Irani, Iraku, Afganistani dhe Siria, kërkojnë të hyjnë në një nga vendet e BE-së, kalojnë nëpërmjet territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më vjen keq se janë dhjetëra të arrestuar. Në pamje të jashtme duket sikur është një vepër penale e lehtë, por këtë duhej ta bënte shteti shqiptar, për sistemimin e të gjithë refugjatëve në Shqipëri. Sepse në fund fare ata janë refugjatë, por atë që nuk bën shteti, po e bën vetë individi.

LEXO EDHE:  Video-I burgosuri komandon Ramën/ Bën emërime në Polici

Në pamje të parë duket një vepër e lehtë penale, por minimumi i dënimit është 5 vite burg.

Pra, nëse deri dje mbusheshin burgjet me persona të ndaluar për kanabis sativa, sot po i mbushin burgjet me persona të akuzuar “për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm”.

Në vështrimin juridik nuk mund të kesh një transport të paligjshëm brenda vendit, sepse për dhënie ndihmë duhet që ti transportosh ata përtej kufirit.

Ndërkohë, që nga Korça deri në Tiranë, nuk ka vepër penale. Ose nga Vlora deri në Shkodër, nuk ka vepër penale.

Vepra penale fillon kur tenton të kalosh jashtë territorit të Republikës. Deri në dhjetor të vitit 2019, kjo vepër penale ndiqej si trafikim nga SPAK, ose ish-Gjykata e Krimeve të rënda, ku përveç “dhënies ndihmë”, ishte edhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Sot janë Gjykata dhe Prokuroritë e rretheve Korçë, Gjirokastër,  Vlorë, Shkodër, Kukësi, të cilat i ndjekin, por ka një marzh nga pesë deri në 10 vite burgim.”-tha avokati Saimir Visha, për CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rritja e rasteve me Covid-19/ Komiteti i Ekspertëve propozon mbylljen e lokaleve

Publikuar

-

Nga

Rritja e rasteve me Covid-19/ Komiteti i Ekspertëve propozon mbylljen e lokaleve

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, njëkohësisht kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, propozoi sot mbylljen e bareve pas orës 20 në zonën e ish-bllokut.

Rakacolli tha gjatë një deklarate për shtyp se ky propozim po bëhet për shkak të rritjeve të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit.

Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjate orëve të natës”, u shpreh ajo.

Më tej, Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se situata në 2 javët e fundit paraqitet me një rritje të numrit te rasteve, të cilat përkojnë me hapjen e  shkollave, bareve, restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese.

Për dy javët e fundit incidenca e rasteve me Covid-19 për Shqipërinë është 130 për 100,000 banorë. Aktualisht jane rreth 500 vatra aktive ne vend, 35% e te cilave jane perqendruar ne Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura”, tha Rakacolli.

LEXO EDHE:  Dosja e financimeve ruse të Bashës, pazari për marrëveshjen e radhës

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostantinos Kacifas nga RENEA/ Ambasadorja greke thirret në Ministrinë e Jashtme

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve i bëri apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e Covid-19, për të shmangur një mbyllje të dytë të vendit.

Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, tha Rakacolli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Shëndetësisë vendos për universitetet/ Mbyllen konviktet

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë vendos për universitetet/ Mbyllen konviktet

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që mësimi në universitete të zhvillohet online për një muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila tha se gjithashtu do të mbyllen konviktet.

Në mbledhjen e zhvilluar pak momente më parë Komitetin Teknik i Eksperteve, ka analizuar situaten dhe risqet, kemi vleresuar situaten në rajon dhe Europë, masat e ndërmarra nga këto vende, zbatimin e masave në vendin tonë, ecurinë e epidemisë në vend dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, pra mësim vetëm ne distancë, pa prezenceë fizike të paktën për muajin e parë të hapjes, duke vlerësuar situatën ne dinamikë. Aulat dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë”, u shpreh Rakacolli gjatë një deklarate për shtyp.

LEXO EDHE:  16 të rrezikshmit e Beratit/ Policia publikon emrat dhe fotot

LEXO EDHE:  Aulon Kalaja flet për Citynews/ Lirohet një prej aktivistëve, tjetri në spital me dorë të thyer

Ndërkohë, kujtojmë se gjatë ditëve të fundit është vënë re një rritje e shifrave të të infektuarve me koronavirus, duke shtuar edhe shqetësimin e qytetarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Katër milion dollarë për vaksinat anti-covid”/ Manastirliu: Fillimisht do të vaksinohet 20% e popullatës

Publikuar

-

Nga

Manastirliu në Kuvend/ Katër milion dollarë për vaksinat anti-covid, fillimisht do të vaksinohet 20% e popullatës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës saj në Kuvend tha se qeveria shqiptare përmes marrëveshjes që do të ratifikohet në Kuvend me Aleancën Gavi, do të financojë 3 milion e 900 mijë dollarë për të siguruar vaksinën anti-covid, sapo ajo të jetë e disponueshme.

“Ne me aktin që miratojmë sot, i cili do të bëhet një ligj, japim mundësi që në momentin që vaksina të jetë efektive dhe e sigurt të fillojmë të vaksinojmë grupet e riskuara, 20 % të popullatës. Do të jenë 1 milion e 140 mijë doza vaksine, të cilat do të prokurohen nëpërmjet kësaj marrëveshje”, tha Manastirliu gjatë fjalës për ratifikimin e marrëveshjes me Aleancën Gavi, ku Shqipëria është përfshirë në instrumentin Covax, për sigurimin e vaksinës së sigurtë.

Gjatë fjalës saj Manastirliu tha se kërkohet që të gjithë të rezistojmë, që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të gjithë së bashku t’i rikthehemi normalitetit.
“Kemi nevojë që të jemi sërish të gjithë së bashku, të rezistojmë në këtë luftë të përditshme dhe të mundësojmë që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, ta bëjmë këtë për vete, për familjet tona, ta bëjmë këtë për mjekët dhe infermierët në të gjithë sistemin shëndetësor që janë duke sakrifikuar veten e tyre për t’i shërbyer qytetarëve dhe të mundësojmë që të ringrihemi së bashku”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se na presin 4 muaj të vështirë dhe apeloi për respektimin e masave të vendosura.

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostantinos Kacifas nga RENEA/ Ambasadorja greke thirret në Ministrinë e Jashtme

LEXO EDHE:  Vrasja e Kostantinos Kacifas nga RENEA/ Ambasadorja greke thirret në Ministrinë e Jashtme

“Do të jenë 4 muaj të vështirë, do duhet të përgatitemi, të jetojmë në këtë normalitet të ri, të mundemi të vetëdijësohemi aq shumë për situatën sa të kemi mundësi të heqim dorë edhe nga ato takimet e shumta familjare që mund të bëjmë, sepse është një mundësi më shumë për të shtuar kontaktet, një mundësi më shumë për të përhapur virusin”, apeloi Manastirliu.

LEXO TE PLOTE