LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paloka akuza Ramës/ “Gënjeshtar i pafytyrë që fsheh kokën si struci sa herë kapet në flagrancë”

8 Shtator 2020, 13:38, Aktualitet CNA
Paloka akuza Ramës/ “Gënjeshtar i pafytyrë që fsheh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e detit dhe është shprehur se Rama dje në parlament përdridhej e përpiqej të fshihej për çështjen e detit me Greqinë.

Sipas tij, Rama është një gënjeshtar i pafytyrë që përdridhet e përpiqet të fsheh kokën si struci sa herë kapet në flagrance me matrapazlliqet e tij.

?Doli fillimisht e deklaroi se ?është e drejtë e Greqisë te zgjerohet me 12 milje?, ndërsa dje e pamë se si perdridhej me ato batutat e tij të lodhura”, deklaroi ish-deputeti.

Sipas Palokës shqiptarët tashmë ?ja kane marre doren? matrapazlliqeve e përdredhjeve të Rames, madje që në fillimet e tij politike.

?A nuk bëri të njëjtën gjë me Kosoven? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lanë të gënjente gjatë. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton; Jo vetëm që ndarja e Kosoves ishte shtruar për diskutim po dhe ?meriten? e propozimit, Vucic ja la Edvin Ramës. Por kjo nuk e pengoi që me pafytyrësine tipike të tij, dje në sallen e Parlamentit, të arrinte deri aty sa marrëveshjen e nënshkruar në Washington ta konsideronte si marreveshjen për të cilen paskësh qenë dakort që në fillim ky e Vucic, kurse ata që i dogjën ne dorë ndarjen e Kosovës, thjesht e paskan vonuar marreveshjen?Krejt i pafytyre, po i dale boje nderkohë?, tha ish-deputeti në deklaratën e tij.

 

Lajmet e fundit nga