Connect with Us

“Opozita i ka gati skemat”/ Ndoka: Listat e hapura shkatërrojnë PS dhe PD, nuk do ketë cilësi

Politikë

“Opozita i ka gati skemat”/ Ndoka: Listat e hapura shkatërrojnë PS dhe PD, nuk do ketë cilësi

Publikuar

-

“Opozita i ka gati skemat”/ Ndoka: Listat e hapura shkatërrojnë PS dhe PD, nuk do ketë cilësi

Kryetari i demokristianëve, Nard Ndoka, ka folur ditën e sotme për listat e hapura.

Ndoka pretendon se listat e hapura do të sjellin shkatërrimin e dy partive më të mëdha në vend, siç janë PD dhe PS.

Sipas tij, produkti i listave të hapura nuk do të ketë cilësi, pasi deklaron se grupet kriminale do fusin përfaqësuesit e tyre duke ushtruar trysni.

“Listat e hapura janë shumë të rëndësishme për partitë e treta politike si partitë tona, i shkatërrojnë Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Çdo parti politike së pari duhet të ruajë lidershipin e vet, duhet të ruajë ato personazhe që nuk mund të testohen te qytetarët, se ne do t’i shohim dhe produktin e listave të hapura, nuk do të ketë cilësi, do të ketë përfaqësues të grupeve kriminale, të oligarkëve, të fortët e lagjeve që do të ushtrojnë trysni në këto lista”, u shpreh ai në një prononcim për Report Tv.

LEXO EDHE:  Tomor Alizoti dhe gjiri i Lulit

Aleati i Lulzim Bashës, tha se opozita i ka gati të gjitha skemat për të shkuar në zgjedhje si me koalicione, qoftë edhe pa koalicione parazgjedhore.

“Opozita e bashkuar i ka të gjitha skemat e duhura. Jemi për koalicionin klasik, por për çdo marrie që mund të kemi përballë, jemi të përgatitur së pari për ta ndaluar këtë aventurë e së dyti edhe për ta rrëzuar fare Ramën”, theksoi ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar

-

Nga

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë në katër qarqe, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Berat.

Në qarkun e Lezhës, Lëvizja për Ndryshim do të kandidojë Matilda Gjinin, një eknonomiste në profesion, e cila ka studiuar në Universitetin e Bocconi-t dhe ka dalë studentja më e mirë.

Ajo ka një eksperiencë mbi katër vite pune në sektorin e financës në Europë dhe Azi.

Ja kush është kandidatja e qarkut të Lezhës:

Matilda Gjini

Ka mbaruar studimet ne Bocconi.

Eshte kandidate e Levizjes per Ndryshim ne Qarkun e Lezhes.

LEXO EDHE:  Faktet/Meta-Basha, negociata në sfond, Rama në alarm

LEXO EDHE:  Tomor Alizoti dhe gjiri i Lulit

Per shkak te situates nuk ishte sot prezente.

Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School.

Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Haëskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Publikuar

-

Nga

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD në 2013/Topalli: I treguam Bashës rrezikun që po kanosej

LEXO EDHE:  Debatet në mbledhjen e grupit parlamentar të PD në 2013/Topalli: I treguam Bashës rrezikun që po kanosej

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE