LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Opozita e dashuruar me pushtetin”/ Nano: Një mandat i tretë me Ramën do ishte i neveritshëm

8 Shtator 2020, 21:35, Politikë CNA
“Opozita e dashuruar me pushtetin”/ Nano: Një mandat i

Analisti Mustafa Nano ka kritikuar mbrëmjen e sotme ashtu si qeverinë edhe opozitën.

Nano tha se opozita nuk e pëlqen, pasi pretendon se opozitarët janë shumë të dashuruar me pushtetin, jo me ide të caktuara.

Analisti vijoi më tej me mazhorancën, për të cilën deklaron se nuk ka çfarë të japë. Përsa i përket kryeministrit Edi Rama, ai theksoi se një mandat i tretë do ta bënte edhe më të neveritshëm, por jo të rrezikshëm.

?Për mirë nuk besoj se kanë 8 vjet dhe e dimë se çfarë kanë bërë dhe çfarë do bëjnë. Dhe unë do të doja që të ngrinim zërin kundër një estabilishmenti që nuk ofron asgjë. Unë e dua kryetarin e opozitës me ide.

Rama ka një avantazh që është më i ditur dhe ka këtë përvojë 8 vjeçare. Edi Rama nuk është diktator është një politikan i keq. Edi Rama me një mandat të tretë do bëhet i neveritshëm por nuk është i rrezikshëm?, theksoi Nano./ CNA.al

Lajmet e fundit nga