Connect with Us

“Nuk dua të shtrohem”/ Mjekja e familjes tregon telefonatën me pacientin që u hodh tek Shefqet Ndroqi

Sociale

“Nuk dua të shtrohem”/ Mjekja e familjes tregon telefonatën me pacientin që u hodh tek Shefqet Ndroqi

Publikuar

-

Mjekja e qendrës shëndetësore në Klos Valbona Kola, ka treguar telefonatën e fundit me Hasan Miran, I cili u hodh nga dritarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Valbona Kola e cila ishte njëkohësisht mjekja e familjes së 65-vjeçarit tha se Mira ka pasur gjithonë fobi vizitën dhe paraqitjen ne spital.

“Gjendja e tij ishte padiskutim e rëndë, përderisa unë e nisa për në Burrel dhe ato në Tiranë, me temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje, djersë, lodhje. Nga ana psikologjike, nuk ishte keq. Ai gjithmonë e ka pasur fobi vizitën e paraqitjen në spital”, thotë mjekja Kola.

LEXO EDHE:  “Vini re me vëmendje!”/ Paralajmëron Manjani: Mund të ndërpritet rrugëtimi i Shqipërisë në Europë

“Unë s’dua të shtrohem”, i kishte thënë i ndjeri doktoreshës kur gjendja ishte përkeqësuar e ajo i rekomandoi spitalin e Tiranës.

“Por që ishim të detyruar ta përcillnim nga gjendja e rënduar, po ai s’donte në fakt”, tha mjekja për “Shqipëria Live”.
Mjekja zbuloi se Hasan Mira nuk kishte pasur kurrë probleme psikologjike.

Ky i fundit i dha fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, në Tiranë, dy ditë pasi ishte shtruar pasi gjendja ishte përkeqësuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Sinoptikanët kanë një lajm të mirë për ju

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, sociale

Dita ka nisur me reshje dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të teritorit duke bërë që kryesisht zonat qëndrore dhe ato jugore të kenë rreshje shiu. Ndërkohë, në zonat juglindore ka pasur reshje të pakta dëbore.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, pritet përmirësimi i kushteve të motit duke filluar që sot pasidite. Kemi një zhvendosje të sistemit të rreshjeve duke na rikther intervalet e kthjellimeve duke bërë që fundjava të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët do të jetë prezent sidomos në në ultësirën perëndimore, duke lënë me  kthjellime dhe vranësira  zonat malore. Nuk parashikohet që të ketë reshje.

LEXO EDHE:  Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, një tjetër në kërkim

LEXO EDHE:  Rrëfehet Bebe Rexha/ Gjatë karantinës kam bërë shumë s*ks me të dashurin



Për sa i përket vlerave termike sot ka pasur një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimalja të jetë 0 ose -1 gradë Celsius në zonat e thella malore, ndërkohë që maksimalja do të ketë një rritje 1-2 Gradë, ku priten vlera 18 apo 19 gradë. Fundjava do të sjellë rritje duke kulumar ditën e dielë ku termometri do të ngjitet në 22 apo 23 Gradë Celsius.

Era do të jetë problematike duke qënë se do të ketë drejtim kryesisht verilindor dhe era e ftohtë do të bëjë që i ftohti të ndihet veçanërisht në orët e para të mëngjesit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe bore/ Temperatura nga 0 gradë deri në 19 gradë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore.

Por gjatë orëve të pasdites moti përmirësohet gradualisht, duke sjelle dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranesirat mbeten në Juglindje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C.

LEXO EDHE:  Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, një tjetër në kërkim

LEXO EDHE:  Basha fton për darkë Berishën/ Zbulohet çfarë diskutuan, kush janë dy personat që i shoqëronin

Era do të fryejë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Korça zgjohet në bardhësi/ Nisin reshjet e para të borës

Publikuar

-

Nga

Qarku i Korçës është zgjuar mëngjesin e sotëm, i veshur me vellon e bardhë të borës.

Temperaturat në Juglindje kanë rënë në nivelet 3°C.

Reshje bore, raportohet se  ka pasur edhe  në Malin e Gramozit në Kolonjë, në Mokër të Pogradecit, në fshatin Panarit dhe Shtyllë, Dardhë e Voskopojë.



Nuk raportohen probleme me qarkullimin, pasi reshjet e borës kanë qenë të lehta.

LEXO EDHE:  E vërteta e shëmtuar mbi të “ndershmin” Joe Biden

LEXO EDHE:  Transportonin 12 emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Gjirokastër, një tjetër në kërkim

Por, drejtuesit e automjeteve paralajmërohen që të mos lëvizin pa zinxhirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE