Connect with Us

“Një këngëtar tallavaje e kërkoi në videoklip”/ Klodiana Lala tregon detaje nga jeta e Eglantina Bucit

Kronika

“Një këngëtar tallavaje e kërkoi në videoklip”/ Klodiana Lala tregon detaje nga jeta e Eglantina Bucit

Publikuar

-

“Një këngëtar tallavaje e kërkoi në videoklip”/ Klodiana Lala tregon detaje nga jeta e Eglantina Bucit

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglantina Bucin.

Sipas Lalës, 23-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia për t’u martuar me një djalë me emrin Lorenc.

Më tej gazetarja tregon se i ati e përndiqte të bijën gjithë kohës, madje sipas saj, ishte zënë me një këngëtar tallavaje, që i kishte kërkuar vajzës të ishte pjesë e videoklipit të tij.

“Ata donin që ta martonin me një djalë nga Fushë Kruja me një djalë me emrin Lorenc. Jeton sot në Itali, ka një familje dhe bën jetë të mirë. Vajza kishte tentuar që të shkonte të ishte pjesë e një klipi tek një këngëtar tallavaje. Janë rrahur me të dhe përfunduar në komisariat. Ishte bërë obsesiv, nuk linte njëri që t’i afrohej,”-u shpreh Lala./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Publikuar

-

Nga

Motorçikleta përplas këmbësoren në Tiranë/ 75-vjeçarja përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Mësohtet se një motor ka përplasur një 75-vjeçare në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motori me drejtues shtetasin me inicialet K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen me inicialet V.Z., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Video-Vrasja në Vlorë/ Si u arrestua autori pas një orë ndjekjeje

LEXO EDHE:  Priten stuhi dhe shtrëngata/ Si parashikohen tempeaturat për ditën e nesërme

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

11 të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detajet, për çfarë akuzohen

Publikuar

-

Nga

11 të arrestuar në Tiranë/ Policia jep detajet, për çfarë akuzohen

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Bien në prangat e Policisë 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit E. L., 20 vjeç, A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç, pasi në një rrugë dytësore, pranë tyre u gjetën dy paketime me 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi E. L., 20 vjeç, i cili ka pranuar se lëndën narkotike e posedonte ai, ndërsa shtetasit A. H., 21 vjeç, E. Z., 32 vjeç dhe F. K., 31 vjeç u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për lëndën narkotike dhe nuk kanë kallëzuar.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. M., 26 vjeç, pasi Prokuroria e Elbasanit ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Futja apo mbajtja e sendeve të palejuara në I.E.V.P”.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit personal iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartëmonedhë me prerje 50 euro, e dyshuar si e falsifikuar.

LEXO EDHE:  Karolina, nëntë të vrarë në Kishë, policia:Krim urrejtjeje

LEXO EDHE:  Plumbat trondisin Shkodrën/ Vritet me armë zjarri një person

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases E. B., 20 vjeçe, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur disa veshje në një qendër tregtare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-B. H., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kavajë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçilistin L. Gj;
-I. M., 49 vjeç dhe I. Gj., pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
-L. M., 20 vjeç, pasi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dekonspiroi operacionin e policisë/ Prokuroria merr të pandehur efektivin në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Prokuroria ka marrë nën hetim një efektiv policie në Elbasan i cili dyshohet se ka dekonspiruar një operacion të policisë ndaj një grupi kriminal.

Në 1 korrik 2019, policia kreu një operacion në fshatin Papër të Elbasanit duke kapur sasi të madhe armësh, një pjesë e tyre mjaft e avancuar. Sipas Abc News, pas operacionit, policia konstatoi se ishin dekonspiruar duke filluar hetimin e brendshëm.

Nga të dhënat rezultoi se operacioni ishte dekonspiruar nga Eduart Hasani duke bërë që të pezullohej nga pune. Me një vendim të Apelit, Hasani u rikthye në punë, por tani duhet që të japë llogari para prokurorisë për ngjarjen në fjalë./CNA.al

LEXO TE PLOTE