Connect with Us

Neritan Ceka infektohet me koronavirus/ Refuzon trajtimin spitalor

Sociale

Neritan Ceka infektohet me koronavirus/ Refuzon trajtimin spitalor

Publikuar

-

“Ceka dorëzoi çelësat”/ Ish ministri i Brendshëm i përgjigjet Nanos: Ja arsyeja pse e lash detyrën

Arkeologu Neritan Ceka është infektuar me Covid-19.

Burime për TvT bënë të ditur se Ceka nuk ka pranuar të marrë mjekim në spital, por gjendja e tij po ndiqet në kushtet e shtëpisë. Krahas trajtimit me medikamentet antiCovid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes.

Ndërkohë nuk bëhen të ditura detaje të tjera për gjendjen e tij shëndetësore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Situata nga Covid/ Tomini zbulon kur do të hapet spitali i Fierit

Publikuar

-

Nga

Zëvëndës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tominika folur për situatën nga Covid në vendin tonë. Sipas saj, ka rënie të shifrave të infektimeve dhe shtrimeve në spital ditët e fundit kanë ndikuar një sërë faktorësh. E ftuar në  emisionin ‘Pushteti’, në ‘FaxNews’, Tomini u shpreh se tashmë është vaksinuar një pjesë e mirë e popullsisë të cilët kanë qënë në hallkat kryesore të kontakteve me njerëz.

Plani për vaksinim përshkallëzohet me kohën. Punonjësit e fasonerisë janë kategoria e radhës që do të vaksinohen. Janë disa faktorë që kanë ndikuar në uljen e shifrave të Covid në Shqipëri. Karantina e 50 ditëve të para në nivel kombëtar dhe më pas masat e moderuara, pra nuk ka pasur masa rrënjësore që i shohim në vendet fqinje, por duhet të theksojmë se masat e moderuara deri tani kanë dhënë këtë efekt. Në përgjithësi masat e marra janë respektuar. Ndërkohë është evidentuar në minibashkitë e vogla është vënë re një rritje e shifrave.

Duhet të theksohet se pavarësisht thirrjeve, asnjëri nuk është vënë në zbatim. Parashikohet të kemi një trend në rritje pas javës së parë të muajit Maj. Deri tani kemi 700 mijë doza të ardhura deri tani. Ardhja e vaksinave që u lajmërua sot nga BE nuk është pjesë e COVAX dhe ky është një lajm tepër pozitiv dhe mbështetës”, tha Tomini.

LEXO EDHE:  Kompanitë shqiptare po zbatojnë “punën e zgjuar”

LEXO EDHE:  “Mund të shmangim një tragjedi”/ Agron Shehaj thirrje shtetit: Mbani vëmendjen!

Përsa i përket rikthimin në shkolla të nxënësve, zëvëndës ministjra tha se megjithëse mësuesit janë vaksinuar, problem mbetet fakti se nxënësit mund të bëhen transmetues të Covidit te të afërmit e tyre të moshuar, ndaj dhe mësimi online është duke vazhduar.

Tomini foli gjithashtu dhe për hapjen e spitalit të Fierit, për të cilin tha se inaugurimi i tij pritet të bëhet 48 orët e ardhshme, ndërsa shtoi se do të jetë një mbështetje për jugun e vendit.

Besoj që në 48 orët e ardhshme do të hapet spitali rajonal i Fierit dhe e them me bindje që jugu i Shqipërisë do të ketë një pikë mbështetëse mjekësore njësoj si qendra spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Prania e një vaksinimi masiv dhe përfshirjes së shumë kategorive do të sjellë një frymëmarrje të lehtësuar me ardhjen e verës”, u shpreh Tomini./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditët e fundit një mot i paqëndrueshëm pranveror ka përfshirë vendin.

Po kështu edhe ditën e mërkurë parashikohet të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Këto vranësira në mesditë do të pasohen nga reshje të dobëta e të përkohshme shiu, kryesisht në lindje.

LEXO EDHE:  E rëndë/ 45-vjeçari shkel në mina, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

LEXO EDHE:  Gënjeshtrat e mohuesve/ Ja sa është numri real i asimptomatikëve me Covid-19

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 1°C deri në 13°C

zonat e ulëta 3°C deri në 18°C

zonat bregdetare 5°C deri në 18°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj sqaron qytetarët/ Nuk do të ndalohet lëvizja në nivel kontinental e atyre që s’kanë pasaportën e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

“Gjithë fushatës do luhet me shëndetin e njerëzve”/ Brataj: Politikanët të bëjnë politikë nëpër studio, publiku vlerëson

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë me dije se nuk do të ndalohet lëvizja në nivel kontinental e atyre personave që nuk kanë bërë vaksinën anti-Covid.

Brataj thekson se “për ata persona që nuk kanë bërë vaksinën ose nuk janë infektuar nga virusi, lëvizja e

tyre nuk do të ndalohet, madje edhe në një nivel kontinental.
Mes të tjerash, ai shkruan se të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj”.

PASHAPORTA E VAKSINIMIT TË BE-së!
Covid-19, a do të lëvizim gjatë kësaj vere?
Në një artikull Doctor 33 tregon ecurinë dhe domosdoshmërinë e pashaportës së vaksinës kundër Covid-19, ose mënyrat e tjera për lëvizjen në Bashkimin Evropian.

Certifikata dixhitale e udhëtimit ose “certifikata e gjelbër dixhitale”: është emri “politikisht i saktë” i pashaportës së vaksinimit që Bashkimi Evropian do të donte të niste në qershor. Qytetarët europian që udhëtojnë për punë ose turizëm duhet të provojnë se nuk janë bartës të koronavirusit. Për këtë arsye do të jetë e nevojshme të vërtetohet një nga tre kushtet e mëposhtme: Të keni bërë vaksinën kundër Covid-19.
Të jeni shëruar në gjashtë muajt e mëparshëm nga Covid-19 dhe të keni vërtetim për këtë.
Të keni bërë tampon që vërteton se nuk jeni të infektuar nga virusi.
Janë tre variante të ndryshme që disi e komplikojnë procesin e miratimit të propozimit të paraqitur në mars nga Komisioni i BE-së, Parlamentit Evropian. Në fakt, do të kërkohej një minimum uniformiteti në modularët e vendeve anëtare të BE-së dhe në të njëjtën mënyrë do të kërkohej kompjuterizimi i sistemeve të lëshimit të këtyre informacioneve nga spitalet, ose institucionet përgjegjëse.

Komisioneri i BE për tregun e brendshëm, Thierry Breton në TV Francez, theksoi se hyrja në fuqi e certifikatës(pasaportës) mund të kalojë në pjesën e dytë të Qershorit, por një gjë është e sigurt: çertifikata(pashaporta) do të duhet të pranohet në të njëjtën kohë në vendet e Bashkimit Evropian. Së pari, një periudhë prove e kalimit në vendet anëtare nuk përjashtohet.

Çertifikata evropiane “jeshile” do të përmbajë emrin, mbiemrin, datën e lëshimit me metodat (për shembull, informacion mbi çdo vaksinimin, tamponin ose mbi shërimin nga Covid-19.
Ajo do të jetë falas, në gjuhën kombëtare dhe në anglisht, i disponueshëm në smartphone, do të ketë një kod QR të fotografueshëm, do të përmbajë një nënshkrim dixhital anti-falsifikim të autoritetit lëshues dhe do të jetë i vlefshëm në të gjitha 27 vendet e Bashkimit Evropian. Kriteri i dhënies së pashaportës është ende i pa përcaktuar. Sipas Brukselit, autoritetet lokale shëndetësore mund ta caktojë atë, për shembull përmes qendrës shëndetësore ku qytetari ka bërë vaksinimin.

Mundësisht do të merret më vonë, në format dixhitale të shkarkueshëm në telefonin tuaj celular, ose direkt në letër. Sidoqoftë, për ata persona që nuk kanë bërë vaksinën ose nuk kanë janë infektuar nga virusi, lëvizja e tyre nuk do të ndalohet, madje edhe në një nivel kontinental. Ëebfaqja e Bashkimit Evropian nënvizon se çertifikata nuk do të përbëjë një parakusht për lëvizjen e lirë, e cila është një e drejtë themelore në BE. Një deklaratë e rëndësishme, duke konsideruar se nuk është e mundur që të gjithë qytetarët të vaksinohen (janë të sëmurë të shëruar prej pak kohësh) deri në fillim të verës, dhe se çdo diskriminim në udhëtime mund të jetë në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe antikushtetuese.

Me fjalë të tjera, qytetarët që nuk kanë bërë vaksinën ose tampon do të qarkullojnë në Evropë, por në këtë rast ata do të duhet të përshtaten me çdo kusht të vendosur nga shteti anëtar i BE-së.
Shqipëria e ka dixhitalizuar pashaportën e vaksinës, gjë që na jep një avantazh për lëvizjen e lirë. Në artikullin e mësipërm siç duket, nuk kërkohet lloji i vaksinës, shqetësim për qytetarët që kërkojnë informacion nëse varet nga lloji i vaksinës, lëvizja. Po ashtu nuk mund të përjashtohen qytetarët në moshën nën 18 vjeç të cilët nuk do të vaksinohen.

Qytetarët që nuk u ka ardhur radha të vaksinohen mund të bëjnë tamponin para se të lëvizin.
Qytetarët që nuk duan ta bëjnë vaksinën(nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme), nuk mund të ndalohen nga levizja e lirë. Pra janë shkelje të të drejtave të njeriut.
Kuptohet që çdo gjë varet nga vetë shtetet se çfarë politikash do të ndjekin gjatë kësaj vere.

Këshilla është që të gjitha llojet e vaksinave në Republikën e Shqipërisë sjellin benefite për shëndetin tuaj.
Ulin transmetimin e infeksionit.
Ulin në mënyrë të theksuar format e rënda të sëmundjes.
Ulin shtrimet në spitale.
Ulin humbjet e jetës.
Procesi i vaksinimit ka mbërritur në 345.934(12.2%) dhe ka indikuar në uljen e këtyre indikatorëve.
Këshilla, Rekomandimi është:
VAKSINOHUNI, RUANI JETEN!”, shkruan Brataj.

LEXO TE PLOTE