LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova merr frymë nga covid-19/ Asnjë i vdekur në 24 orë

8 Shtator 2020, 13:16, Aktualitet CNA
Kosova merr frymë nga covid-19/ Asnjë i vdekur në 24 orë

Brenda 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë nga COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku gjithashtu ka njoftuar se janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive.

Gjithsej numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

Lajmet e fundit nga