LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shoqëroi policia se mbështetën kombëtaren, reagon TKZ: Të kishin vepruar kështu edhe te dasma e Roshit

8 Shtator 2020, 07:03, Sport CNA
I shoqëroi policia se mbështetën kombëtaren, reagon TKZ:

Sikur të mos mjaftonte humbja ndaj Lituanisë, i cila nuk është pritur mirë nga të gjithë, disa tifozë duhet rë përballen edhevme probleme të tjera.

Pas ndeshjes, policia ka arrestuar disa tifozë, siç bëhet e ditur nga grupimi ?TKZ?. Këta të fundit kishin shkuar pranë ?Air Albania? për të mbështetur Kombëtaren, duke respektuar masat, por nuk janë lejuar nga policia, majde ka pasur edhe arrestime.

Pikërisht nëpërmjet një postimi në ?Facebook?, Tifozët Kuq e Zi,  kërkojnë lirimin e personave të arrestuar. Nëse policia do të ishte kaq e rreptë me distancimin social, atëherë të veprontë njëjtë rdhe me dasmën e Odise Roshit, shkruajnë ?TKZ?.

Pas ndeshjes disa prej anëtarëve tanë u arrestuan në afërsi të stadiumit ?Air Albania?. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemëve, të cilët u arrestuan për shkak se vajtën tek stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbje katastrofale.

Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim.

Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s?do ish nevoja të shkonim aty fare

Lajmet e fundit nga