Connect with Us

“I ati kishte një pushtet absolut ndaj fëmijëve”/ Lala: Faik Buci nuk e lejoi ish- bashkëshorten në funeralin e djalit

Kronika

“I ati kishte një pushtet absolut ndaj fëmijëve”/ Lala: Faik Buci nuk e lejoi ish- bashkëshorten në funeralin e djalit

Publikuar

-

“I ati kishte një pushtet absolut ndaj fëmijëve”/ Lala: Faik Buci nuk e lejoi ish- bashkëshorten në funeralin e djalit

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të tjera nga dosja e Eglantina Bucit. Ajo ka pohuar se në momentin e largimit nga shtëpia në fund të vitit 2008, Eglantina Buci i kishte marr familjes edhe 12 milionë lekë të vjetra.

Ndër të tjera, Lala ka thënë se Faik Buci ishte i obsesionuar pas të bijës, dhe ka treguar se pas divorcit të prindërve, nëna e Eglantina Bucit nuk e ka takuar kurrë të bijën dhe as tre fëmijët e tjerë. Madje, nëna e 4 fëmijëve nuk është lejuar të shkojë as në funeralin e djalit që vdiq në vitin 2014 pas një sëmundjeje.

“Nëna nuk është lejuar të shkojë në varrimin e të birit dhe e ka mësuar shumë vonë varrin e tij nga një grua e zonës”, tha gazetarja.

Duke u shprehur se i ati kishte një pushtet absolut ndaj fëmijëve, Lala tha:

“Madje vajza kishte tentuar të ishte pjesë e një videoklipi të një këngëtari tallava dhe babai ishte përballur dhe konfliktuar me këngëtarin duke mos e lejuar. Babai ishte obsesiv ndaj vajzës. I vetmi njeri me të cilin mbante kontakte vajza ishte xhaxhai”.

Më tej gazetarja ka treguar se si Shkëlzen Buci ka infiltruar shokun e tij (tashmë dëshmitar i penduar) për të hyrë në kontakte me të motrën, e cila prej 4 vitesh kishte shkëputur çdo komunikim me familjen.

“Shkëlzen Buci duke mos patur ansjë mundësi për t’u lidhur me të, përdor mikun e tij më të ngushtë. I është dhënë numri mikut të ngushtë të Shkëlzenit dhe ai tenton të krijojë lidhje me Eglantinën. Shkëlzen Buci i jep edhe një unazë dhe ai shkon i propozon për martesë, edhe pse vetë kishte një familje. Dëshmitari ka thënë se nuk kishte menduar se ata kishin qëllim ta vrisnin, por mendonte se ata do të bashkoheshin si familje. Kur Eglantina filloi të bëhej e bezdisur për familjen e dëshmitarit, ai vendosi t’i thoshte të vërtetën. Pihet një kafe mes vajzës, Faikut, Shkëlzenit, xhaxhit të vajzës dhe personit të penduar. U duk sikur u vu paqja mes tyre”, ka thënë gazetarja Lala, duke cituar dëshmitarin, i cili duke qenë se i kishte dhënë një makinë Shkëlzenit, shkon ta takojë, duke treguar momentin e krimit: “Unë shkova për të marr makinën dhe Shkëlzeni më tha të ngjitem në makinë. Nuk e kam kuptuar çfarë po ndodhte.

LEXO EDHE:  Atentati në Vasil Shanto/ I plagosur ka mbetur edhe një i mitur

Ajo e pyeti ku po shkon, ai i tha: Jemi pajtuar, pimë një kafe. Kur nisëm të shkonim drejt Malit me gropa, vajza filloi të dridhej. Në momentin që e nxori me forcë nga makina ajo ka kërkuar ndihmë”.
Dëshmitari i penduar ka treguar se pas krimit, Shkëlzenin e ka telefonuar i ati, i cili pasi ka kuptuar që dëshmitar në krim ka qenë edhe një person tjetër i ka kërkuar të birit ta vrasë dhe atë. Por Shkëlzen Buci është përgjigjur që nuk mundej se tashmë kishin hyrë në një zonë të banuar.

Duke iu referuar krimit, gazetarja Klodiana Lala, u shpreh: “Pas dëshmisë, problemi është që policia kishte të qartë mekanizimin, por nuk kishte trupin. Sepse në dyja rastet policia iu drejtua për ndihmë Gjermanisë dhe nuk arritën të kishin një identifikim ADN-je. I vetmi fakt që kishte policia ishte një ekspertizë, që thoshte se kjo mbetje kockore ishte qëlluar me armë zjarri në nofullën e poshtme. Në Kosovë më pas është bërë i mundur përftimi i një kampioni ADN-je nga një pjesë e eshtrave të vajzës. Është bërë ADN ja e nënës që ishte e vetmja e interesuar dhe ka dalë e përputhshme./Opinion

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe …

Publikuar

-

Nga

Kandidatët e PD-së/ Komisioni heq edhe Flamur Nokën dhe ...

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra në kryesi.

CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra.

Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji, Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani.

Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka.

Emrat i ka hequr komisioni por Basha,ka kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë./CNA.al

Ekskluzive – Kandidatet/ Komisioni Ruli bën boom, heq Salianjin dhe ….

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjobat për mos vendosjen e maskës/ Policia bën “kërdinë”

Publikuar

-

Nga

Gjobat për mos vendosjen e maskës/ Policia bën “kërdinë”

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka vënë 810 gjoba për qytetarët që janë konstatuar pa maska mbrojtëse, kundër përhapjes së Covid-19.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

“Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 645 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 11 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 165 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

Publikuar

-

Nga

Kazani zien në mbrojtje të krimit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e mbetur në tentativë ndaj biznesmenit Andon Dhima, mbrëmjen e 15 tetorit në Tiranë.

Sipas Abc News katër të arrestuarit për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Andon Dhima nuk e kanë pranuar përfshirjen në ngjarje edhe pse prokuroria e ka të dokumentuar me prova filmike.

Nga ana tjetër, sipas burimeve nga grupi hetimor janë me dhjetra orë pamje të kamerva të sigurisë që janë sekuestruar dhe nga kqyrja e të cilave do të përcaktohet edhe roli që ka pasur secili nga të arrestuarit.


Po ashtu kujtojmë këtu se disa ditë më parë, gazetari Artan Hoxha nga studio e Abcneës, u shpreh se biznesmeni Dhima, në deklaratën e tij ka theksuar se I vetmi person me të cilin ka pasur konflikt është Ben Blushi.

Kujtojmë këtu se biznesmeni A.DH. prej disa muaj është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

LEXO EDHE:  Detaje nga vrasja në Rrëshen/ Ekzekutohet pronari i televizionit

LEXO EDHE:  ILD kërkoi shkarkimin e gjyqtarit Kuqo/ Rama: Më në fund një hap i vonuar për të paudhin

Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit./CNA.al

Kallëzimi nga biznesmeni Andon Dhima/ Prokuroria nis hetimet për Ben Blushin

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas “bombën” për Ben Blushin

LEXO TE PLOTE