Connect with Us

Ekspertët: Gazi lotsjellës më i rrezikshëm nga sa mendohej, të mos përdoret më nga policia gjatë protestave

Blog

Ekspertët: Gazi lotsjellës më i rrezikshëm nga sa mendohej, të mos përdoret më nga policia gjatë protestave

Publikuar

-

Ligjet që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë gjatë protestave, janë plotësisht të palogjikshme, argumentojnë mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Të njëjtët “agjentë të kontrollit të trazirave” të përdorur kohët e fundit kundër qytetarëve në Hong Kong, Shtetet e Bashkuara, Kili, Turqi, Nepal, Greqi, Francë, Indi, Liban dhe Afrikën e Jugut (për të mos përmendur shumë më tepër), janë të ndaluar të përdoren prej dekadash në luftërat ndërkombëtare nga Konventa e Armëve Kimike.

Një raport i ri nga studiuesit në Universitetin e Torontos, argumenton se ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat – veçanërisht pasi përdorimi i gazit lotsjellës mund të kontribuojë në përhapjen e Covid-19.

Këto gazra të rrezikshëm dhe që prekin të gjithë, janë përdorur në mënyrë abuzive prej shumë kohësh, argumentojnë studiuesit, dhe mënyra e vetme për t’u siguruar qytetarëve lirinë e tyre të fjalës dhe tubimit, është ndalimi i plotë i përdorimit të tyre.

“Ndërsa ekzistojnë udhëzimet ndërkombëtare që rregullojnë përdorimin e gazit lotsjellës, ato kanë treguar se janë kryesisht joefektive në kufizimin e keqpërdorimit të gazit lotsjellës, apo në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut”- thotë Maja Fiorante, studiuese ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, çdo përdorim i forcës nga autoritetet e zbatimit, të ligjit duhet të respektojë parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, por gazi lotsjellës vështirë se përdoret ndonjëherë në përputhje me këto parime”- shton ajo.

Shitja gazit lotsjellës në mbarë botën është kryesisht e parregulluar me ligj, dhe për pasojë shpesh nuk është e qartë se cilat kimikate ekzistojnë në secilën nga kutitë, sa toksike janë ato, apo edhe nëse janë testuar më parë për nivelin e sigurisë, shpjegojnë studiuesit.

Një nga irrituesit kimikë më të njohur është gazi CS (2-klorobenziliden malononitrile ), që shkaktuar një ndjesi djegieje në sy, fyt dhe hundë, kollitje të forta, lotim dhe frymëmarrje të rënduar. Mjerisht, ne kemi ende shumë pak kërkime epidemiologjike mbi rreziqet afatgjata të këtyre lloj gazrave.

Duke pasur parasysh mungesën e të dhënave, ekspertët e shëndetit kanë bërë thirrje që nga fundi i shekullit të shkuar, për një moratorium mbi përdorimin e këtyre ”shkopinjve kimikë”. Por nga viti në vit, prodhimi dhe shitja e gazit CS në të gjithë botën ka vazhduar të rritet, duke u bërë një industri miliarda dollarëshe.

Gjithsesi, vitet e fundit janë publikuar disa rezultate shqetësuese. Një studim i vitit 2014 nga ushtria amerikane, zbuloi se ekspozimi ndaj ndaj gazit lotsjellës CS qoftë edhe vetëm një herë rrit shumë shanset për zhvillimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, si gripi ose bronkiti.

Këto janë infeksione virale që ndikojnë në mushkëritë e njeriut, ashtu si Covid-19, vërejnë studiuesit, gjë që do të thotë se përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve është veçanërisht shqetësues sidomos tani. Gazi lotsjellës bën që njerëzit të kolliten me forcë, gjë që mund të përhapë më tej koronavirusin e ri.

LEXO EDHE:  Protesta/ Zv.kryeministrja: Nëse rrisim buxhetin për arsimin do ngrihen taksat

“Gazi lotsjellës nuk është një metodë relativisht e mirë e kontrollit të turmës, përdorimi i tij mohon të drejtën për lirinë e protestës dhe tubimit”- thotë  avokati i të drejtave të njeriut Vincent Uong. Edhe ekspertët e shëndetit nga shumë fusha të ndryshme pajtohen me të.

Gjatë muajve të fundit, ndërsa protestat për vrasjen e Xhorxh Floidit nga policia amerikane kanë vazhduar, kjo e fundit ka përdorur zakonisht gazin lotsjellës për të kontrolluar turmat.

Në kundërpërgjigje, 1.288 profesionistë të shëndetit publik në SHBA nënshkruan një letër të hapur në qershor, duke kërkuar që policia të ndalte përdorimin e gazit lotsjellës, tymit dhe irrituesve të tjerë të frymëmarrjes, pasi ato mund të rrisin rrezikun e transmetimit të Covid -19, duke i bërë mushkëritë e protestuesve më të prekshme nga infeksioni.

Por shqetësimet në lidhje me gazin lotsjellës, shtrihen përtej pandemisë aktuale. Akademia Amerikane e Oftalmologjisë, e dënon përdorimin e gazit lotsjellës dhe plumbave të gomës, pasi kur qëllohet në distanca të afërta ato mund t’i verbojnë njerëzit.

Disa protestues në SHBA, tashmë janë verbuar ose kanë marrë plagë të rënda në sy nga këto armë. Ndikimi i drejtpërdrejtë, është vetëm një pjesë e dëmit. Një raporti i ri, thekson se edhe kur sasi minimale të gazit lotsjellës përdoren në ambiente të jashtme, ku kimikatet mund të shpërndahen më lehtë, kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme.

Duke pasur parasysh se sa larg dhe gjerë mund të depërtojnë këto gazra lotsjellës, studiuesit e Universitetit të Torontos thonë  se përdorimi i këtyre kimikateve pranë spitaleve dhe shkollave është veçanërisht brutal.

Në Hong Kong, shkollat ​​dhe spitalet duhej të pastroheshin dhe sistemet e tyre të ventilimit u zëvendësuan, pasi gazi lotsjellës depërtoi brenda. Mes shqetësimeve në rritje nga publiku amerikan, shoqata e Prindërimit të Planifikuar, ka treguar përmes një studimi se si ekspozimi ndaj këtyre kimikateve mund të ndikojë në shtatzëni.

Nëse një dozë gazi lotsjellës është shumë toksike, ajo mund të çojë në bllokim të plotë të frymëmarrjes dhe vdekje, dhe ky rrezik rritet kur irrituesit kimikë përdoren në ambiente të mbyllura. Pavarësisht kësaj të dhëne, gazi lotsjellës po përdoret gjithnjë e më shumë në burgjet në të gjithë botën, si një formë e kontrollit të trazirave./ sciencealert.comPërshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike 

Publikuar

-

Nga

Keqkuptimi i madh midis shekullarizmit francez dhe botës islamike

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Në një përpjekje për t’u përballur me Islamin radikal, qeveria franceze po përballet me një problem që shkon përtej kufijve kombëtarë:vështirësinë për ta bërë botën myslimane të kuptojë strategjinë e saj, objektivat e saj dhe kontekstin e veçantë francez.

Simbol i kësaj vështirësie janë kritikat që vijnë nga Universiteti i Al Azharit, institucioni antik islamik me qendër në Kajro të Egjiptit, që zakonisht konsiderohet si autoriteti më i lartë suni, me kushtin që koncepti të ketë kuptim.

Rektori i Al Azhar, Sheiku Ahmed Al Tajeb, reagoi shumë i zemëruar ndaj fjalimit të fundit të mbajtur nga presidenti francez Emanuel Makron mbi “separatizmin islamik”, duke e quajtur atë si ”racist”.

Ndërkohë Universiteti i Al Azhar, bëri publike një deklaratë të gjatë pas aktit makabër të prerjes së kokës së Samuel Pati, profesorit francez të historisë, vrarë më 16 tetor në Paris nga një çeçen i ri.

Deklarata dënon gjestin, por nga ana tjetër bën një kërkesë shumë specifike:miratimin e një ligji botëror kundër “shpifjes ndaj feve dhe simboleve të tyre të shenjta”. Me fjalë të tjera, vrasja e Pati nuk është e pranueshme, por as karikaturat mbi Profetin Muhamed.

Pranimi i laicitetit

Al Azhar, nuk është siç argumentojnë disa, ekuivalenti i Vatikanit për myslimanët. Nuk ka një Vatikan mysliman, dhe mbase kjo është pjesë e problemit. Në çdo rast, ky institucion mijëravjeçar mbetet një pikë referimi, edhe pa një rregullore imponuese.

Pikërisht me kreun e këtij universiteti, Papa Françesku rifilloi dialogun midis katolikëve dhe myslimanëve në vitin 2016, që ishte ndërprerë që në kohën e Papës Benedikti XVI. Dhe po me sheikun Al Tajeb, Papa nënshkroi një “dokument mbi vëllazërinë njerëzore” vitin e kaluar.

LEXO EDHE:  Dita e gjashtë e protestës/ Bojkot seancës plenare

LEXO EDHE:  Protesta për shkollën/ Prindër e nxënës konfrontohen me policinë 

Në fillimin e vitit 2019, rektori i Al Azhar bisedoi gjatë me Emanuel Makron, gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez në kryeqytetin egjiptian Kajro. Por kjo nuk e pengoi atë të lëshonte deklaratën e fundit tepër kritike për shefin e Elizesë.

Problemi qëndron tek pamundësia e një pjese të botës myslimane, tradicionaliste, edhe pse jo domosdoshmërisht islamike, për ta pranuar shekullarizmin francez, një koncept që mbetet shumë kombëtar dhe pak i eksportuar, edhe pse i vetmi vend që e ka kopjuar atë, Turqia, është aktualisht gjithçka përveçse jo laike.

Jehona e shtrembëruar e debateve dhe vendimeve të fundit të autoriteteve franceze, e ushqen këtë keqkuptim. Në Azi dhe Afrikë, kam takuar myslimanë që më pyetën se përse Franca po lufton Islamin. Për mua nuk ishte e lehtë t’u shpjegoja se pyetja nuk duhet të shtrohet në këto terma.

Emanuel Makron foli kohët e fundit për separatizmin, dhe do ta bëjë këtë gjë sërish gjatë homazheve ndaj profesorit të ndjerë Samuel Pati. Ndoshta presidenti francez duhet të shqetësohet edhe për adresimin ndaj pjesës tjetër të botës, duke trajtuar me kujdes një çështje që është bërë thelbësore jo vetëm për mandatin e tij, por edhe për imazhin ndërkombëtar të Francës.

Ai nuk ka pse ta justifikojë veten – tek e fundit ai jep llogari vetëm para francezëve – por duhet të përpiqet t`a bëjë veten të kuptueshëm, për të shmangur një përçarje të zgjatur në kohë. Nuk do të ishte e drejtë, që ai të lejojë qarkullimin e tezës se Franca është armiqësore, jo vetëm ndaj Islamit radikal, por ndaj Islamit në tërësi në botë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Sa shqetësohen investitorët e huaj për qeveritë autoritare në vendet ku ata investojnë?

Publikuar

-

Nga

Sa shqetësohen investitorët e huaj për qeveritë autoritare në vendet ku ata investojnë?

Nga Giulia Guerrini “Emerging Europe”

* Një nga keqkuptimet më të zakonshme në lidhje me regjimet autoritare, është besimi i përhapur se ato kundërshtohen nga biznesi. Koncepti se udhëheqësit autoritarë janë populistë anti-biznes, kundër liberalizimit ekonomik dhe globalizimit, është në fakt shumë larg realitetit.

Përkundrazi, një analizë e plotë e politikave autoritare, zbulon se korporatat transnacionale dhe udhëheqësit e biznesit, bëhen nganjëherë bastione të bazës elektorale që mbështesin udhëheqës të tillë. Në veçanti, ajo që mund të bëjnë regjimet autoritare, është të garantojnë një qasje të vendosur ndaj politikë-bërjes dhe stabilitetit që e dëshiron biznesi.

Stabiliteti mund të rrisë të ardhurat, duke siguruar një besim të shtuar në drejtim të strategjive afatgjata të kompanisë. Masa të tilla, si futja e taksës së sheshtë dhe shkurtimet në shpenzimet e mirëqenies sociale, mund të rrisin akumulimin e kapitalit për kapitalistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Presidenti i Venezueles, Nicolás Maduro

Këto politika mund të kenë efekte të zgjatura, nëse zbatohen në një regjim ku kundërshtarët e kanë të kufizuar hapësirën për të konkurruar me elitën në pushtet, duke tërhequr kështu kapitalin e huaj, dhe duke e fokusuar pasurinë në duart e bizneseve vendase.

Gabor Sheiring, profesor në Universitetin Boçoni në Milano dhe ekspert në ekonominë politike hungareze, shpjegon se ky mekanizëm është shfrytëzuar me sukses të veçantë nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Që prej rënies së komunizmit në vitin 1989, Hungaria ka tërhequr gjithnjë e më shumë investime të huaja në vend.

Niveli i investimeve është përshpejtuar që kur Orban u ngjit në pushtet një dekadë më parë.

“Shumica e analistëve e përshkruajnë Orbanomics si një politikë anti-liberale, anti-biznes në shërbim të interesave të elitës politike dhe oligarkëve besnikë. Por, ky është një keqkuptim”- thotë profesor Shiering.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban

Ai shpjegon se pas zgjedhjeve parlamentare në Hungari në vitin 2010, politikat qeveritare në Hungari, janë të orientuara gjithnjë e më shumë drejt një grupi masash më miqësore ndaj biznesit. “Qeveria jep subvencione të drejtpërdrejta financiare si për bizneset kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Këto subvencione e tejkalojnë shumë nivelin e para vitit 2010, dhe janë më të fokusuara ndaj bizneseve kombëtare sesa më parë.

Qeveria i hapi dyert për biznesin vendas, duke ftuar figurat kryesorë të tij, dhe që ishin më pak të politizuar në të zënin poste në qeveri. Edhe politika monetare ekspansioniste e prezantuar nga Giorgy Matolzi si Guvernatori i ri i Bankës Qendrore Hungareze, shihet në mënyrë të favorshme nga bizneset”- thotë ai.

Rasti i Hungarisë, tregon qartë se format e qeverisë që devijojnë nga rruga e demokracisë së pastër liberale, nuk janë domosdoshmërisht një pengesë për bizneset. Edrju Hander, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Ukrainë, thekson se lloji i regjimit në vetvete nuk është kriteri kryesor që merret në konsideratë nga biznesi:faktorë të tjerë mund të luajnë një rol më të rëndësishëm.

“Së pari, bizneset kërkojnë pajtueshmëri dhe parashikueshmëri mbi atë që do të ndodhë.

LEXO EDHE:  Basha thirrje të rinjëve/ “Derdhuni në sheshe, koronavirusi nuk është asgjë…”

LEXO EDHE:  Basha thirrje të rinjëve/ “Derdhuni në sheshe, koronavirusi nuk është asgjë...”

Ne duhet të shohim tablonë kryesore:se si politikat nga ana e tyre ndikojnë në sektorët socialë, mjedisorë etj. Ajo që është më e rëndësishme nuk është lloji specifik i qeverisjes, por nëse kjo qeverisje është transparente në një farë mase, dhe nëse bizneset mendojnë se mënyra e qeverisjes është e qëndrueshme”- shpjegon Hander.

Sidoqoftë, është thelbësore të kihet parasysh, se duket që ekziston një pikë ku mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave qeveritarë, e ul ndjeshëm joshjen për investitorët e huaj. Siç thotë Hander: “Në fund, gjithçka kthehet tek shteti i së drejtës. A mund ta siguroj këtu biznesin tim, pasuritë e mia? Apo shteti do të trokasë në derë në një moment, duke mi rrezikuar të gjitha?”- thekson ai.

“Për shembull në Ukrainë, ne po ushtrojmë presion për më shumë transparencë në sistemin gjyqësor. Fakti që 80 për qind e bizneseve nuk i besojnë gjyqësorit, është shumë i rëndësishëm për investimet e huaja direkte në vend”- shton Hander.

Pra ekziston një prag para të cilit avantazhet thjesht ekonomike, e tejkalojnë mungesën e transparencës qeveritare, e cila e mban në ekuilibër sistemin politik dhe ekonomik. Ky prag varet gjithashtu nga nuancat politike për sa i përket përkufizimeve teknike, thotë profesori i Universitetit të Bernmauthit, Kristofer Hartuell.

“Tani, kjo varet nga ajo që ju kuptoni me termin “autoritar”. PiS në Poloni dhe Fidesz në Hungari i kanë manipuluar institucionet, por ato ende po i fitojnë zgjedhjet me ndershmëri, dhe po u drejtohen investitorëve të huaj. Por për sa kohë që PiS nuk është një katastrofë e plotë në qeverisje, kompanitë janë të gatshme të anashkalojnë një ligj këtu apo atje, pasi Polonia është një treg i madh në BE.

Nga ana tjetër, paratë po ikin nga Rusia, pasi tregu është i dominuar nga persona të brendshëm politikë, dhe ndaj autoritarizmi i madh atje nuk josh investitorët”- thotë Hartuell.

Kjo gjë nuk është e vërtetë në Bjellorusi, ku biznesi – veçanërisht sektori në rritje i IT – ishte ndër sektorët e parë që dha alarmin për efektet shkatërruese ekonomike të represionit shtetëror, që pasoi zgjedhjet e manipuluara presidenciale të 9 gushtit.

Shumë kompani, kanë filluar të dërgojnë jashtë vendit punonjësit e tyre më të talentuar, në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin, të tjerët janë zhvendosur në bllok jashtë vendit. Dilema e vërtetë për biznesin është përllogaritja nëse politikat nga të cilat ai mund të përfitojë, do të zgjasin apo jo në një periudhë afatgjatë.

Nëse një regjim autoritar mund të sigurojë të paktën në një farë mase garanci, që ata të kenë një klimë të qëndrueshme dhe të begatë investimesh, drejtuesit e biznesit do të vazhdojnë të bëjnë një sy qorr ndaj aspekteve më pak të këndshme të sundimit të tyre./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Pse shtrigat fluturojnë mbi fshesat magjike?/ Ja si ka lindur kjo legjendë

Publikuar

-

Nga

Shtriga e keqe me lëkurë të gjelbër që fluturon mbi fshesën e saj magjike, mund të jetë një imazh ikonik i Festës së Hallouinit. Por historia e vërtetë se pse shtrigat lidheshin me një objekt kaq të zakonshëm në shtëpitë tona, është gjithçka përveçse jo magjepsëse.

Nuk është e tamam e qartë, kur u shpik vetë fshesa për herë të parë. Por akti i fshirjes daton që nga kohërat antike, kur njerëzit me gjasë përdorën tufa bimësh të lidhura pas një shkopi, kallamishteje dhe fibrave të tjera natyrore për të hequr pluhurin apo hirin nga një zjarr ose vatër.

Siç shkruan Xh.Brajan Lauder, kjo punë shtëpiake shfaqet madje edhe në Dhjatën e Re, e cila daton në shekujt I dhe II Pas Krishtit. Vetë fjala fshesë, broom në anglisht vjen një bimë me të njëjtin emër, ose kaçube, që është përdorur për të prodhuar shumë pajisje të hershme të pastrimit.

Që nga fillimi, fshesat lidheshin kryesisht me gratë. Por pavarësisht kësaj, shtriga e parë që u tha se hipte dhe fluturonte mbi një fshesë magjike ishte një burrë:Gijon Edelin. Ky ishte një prift nga Shën Zhermen-en-Laje, afër Parisit. Ai u arrestua në vitin 1453 dhe u gjykua për magji, pasi kritikoi publikisht gjuetinë e Kishës kundër shtrigave.

Rrëfimi i tij u bën nën tortura. Në fund ai u pendua, por u burgos për jetë. Në kohën e “rrëfimit” të Edelinit, ishte bërë shumë popullor ideja e shtrigave që hipnin mbi fshesat magjike dhe fluturonin në qiell. Imazhi më i hershëm i njohur i shtrigave mbi fshesa, daton në vitin 1451, kur dy ilustrime u shfaqën në dorëshkrimin e poetit francez Martin Le Shampion dë Dames (Mbrojtësi i Zonjave) .

Në të dyja vizatimet, një grua fluturon në ajër mbi një fshesë; ndërsa tjetra mbi shkop të bardhë.  Që të dyja gratë mbajnë shalle në kokë, që i identifikojnë ato si Valdensiane, anëtarë të një sekti të krishterë të themeluar në shekullin XII-të, të cilësuar si heretiks nga Kisha Katolike, pjesërisht pasi i lejonte edhe gratë të bëheshin priftëresha.

Antropologia Robin Skelton, sugjeron që lidhja midis shtrigave dhe fshesave, mund ta ketë origjinën në një ritual pagan të pjellorisë, në të cilin fermerët kërcenin mbi fshesa nën dritën e Hënës së plotë për të inkurajuar shtimin e të korrave të tyre. Kjo “vallëzim i fshesave”, shkruan ajo, u përzje me tregimet e zakonshme të shtrigave që fluturonin natën rrugës për në aktivitete okulte dhe të paligjshme.

Në vitin 1324, kur vejusha e pasur irlandeze Elis Kajteller u gjykua për magji dhe herezi, hetuesit raportuan se gjatë kontrollit të shtëpisë së saj, ata gjetën “një shkop të vajisur, mbi të cilën besohej se ajo fluturonte”.

Farmakologu Dejvid Kroll shkruan në “Forbes” se shtrigat e dyshuara në Mesjetë, mendohej se i sajonin porcionet e tyre magjike nga bimë të tilla si Atropa belladonna, Hyoscyamus niger, Mandragora officinarum dhe Datura stramonium, ku që të gjitha përmbajnë kimikate halucinogjene, të njohura si alkaloide tropane.

LEXO EDHE:  Kina dhe Rusia kanë në plan të mposhtin Amerikën, dhe e majta amerikane po i ndihmon

LEXO EDHE:  “Kam gati trupat që do ndërhyjnë në Bjellorusi”/ Merkel paralajmëron Putin

Sipas disa rrëfimeve historike, në vend se t’i gëlltisnin këto substanca që ndryshojnë mendjen duke i ngrënë apo pirë, gjë që do t’u shkaktonte shqetësime në zorrë, shtrigat zgjodhën t’i thithnin ato përmes lëkurës, shpesh në zonat më intime të trupit të tyre.

Në librin e tij “Vrasja, magjia dhe mjekësia”, Xhon Man citon një tekst të shekullit XV-të të teologut Xhordan de Bergamo, i cili shkroi se “vulgarët besojnë edhe shtrigat rrëfehen, se në disa ditë ose net të caktuara, ato vajosin një shkop, dhe hipin mbi të në vendin e caktuar”’.

Është e pamundur të dihet nëse histori të tilla, të raportuara në kulmin e ankthit dhe frikës mbi magjinë në Evropë në kohën e Mesjetës, pasqyrojnë apo jo realitetin. Shumica e asaj që dimë mbi magjinë e Mesjetës, na vjen sot nga regjistrat e inkuizitorëve fetarë, gjyqtarët, dhe dëshmitë e vetë shtrigave të akuzuara, zakonisht gjatë torturave.

Duke filluar nga shekulli XVII-të, dëshmitë mbi shtrigat që përdorin fshesat për të fluturuar nga oxhaqet e shtëpive u bënë më të zakonshme, edhe pse gratë u lidhën më ngushtë me familjen dhe punët e shtëpisë se kurrë më parë.

Sipas një zakoni, gratë mbështesnin një fshesë jashtë derës, ose e vendosnin atë në një oxhak, për t’u lënë të tjerëve të kuptonin se ndodheshin larg shtëpisë. Ndoshta për shkak të kësaj, legjenda popullore përqafoi idenë se shtrigat largoheshin nga shtëpitë e tyre përmes oxhaqeve të tyre, edhe pse shumë pak shtriga të akuzuara, kanë rrëfyer ndonjëherë se e kanë bërë këtë gjë.

Ankthi popullor mbi magjinë, u reduktua ndjeshëm duke nisur nga shekulli XVIII-të. Megjithëse sot në SHBA ka ende shumë “shtriga” të vetë-identifikuara si të tilla, falë rritjes së traditave fetare neo-pagane si “Wicca”, pak prej tyre pretendojnë se fluturojnë në qiell. Por imazhi i shtrigave që fluturojnë mbi fshesat e tyre qëndron ende, sidomos gjatë festës së Halluinit./ History.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE