Connect with Us

“E kisha nevojë shpirtërore”/ Aurela Gaçe: Kam qarë boll nëpër këngë, doja të qeshja

Showbizz

“E kisha nevojë shpirtërore”/ Aurela Gaçe: Kam qarë boll nëpër këngë, doja të qeshja

Publikuar

-

“E kisha nevojë shpirtërore”/ Aurela Gaçe: Kam qarë boll nëpër këngë, doja të qeshja

Aurela njihet për projektet e saj të suksesshme muzikore, të cilat menjëherë pas publikimit kthehen në hite. “Lento Lento” ka qenë kënga e saj e fundit e publikuar gjatë verës, ku si asnjëherë me parë e pamë të shfaqej me një pamje shumë ndryshe.

Aurela u shfaq me kaçurrela dhe plot ngjyra në videoklipin e ri, me një këngë që u kthye padyshim në hitin e kësaj vere. Ajo u shpreh se ishte një nevojë shpirtërore që të vinte me gëzim dhe me ngjyra.

“ Unë e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme. Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat me oh.. them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë. Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë”, tha Aurela në studion e Rudinës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Vit i trishtë për Travoltën/ Pas bashkëshortes, humb një tjetër person të shtrenjtë

Publikuar

-

Nga

Vit i trishtë për Travoltën/ Pas bashkëshortes, humb një tjetër person të shtrenjtë

Aktori i famshëm John Travolta ka humbur një tjetër persona të shtrenjtë të familjes. Pas humbjes së bashkëshortes, bëhet e ditur se nipi i tij , Sam Travolta është ndarë nga jeta.

Sam Travolta, i cili ishte djali i vëllait të madh të John, ishte skenarist, ndërsa arsyeja e vdekjes së tij mbetet ende e panjohur.

Kanë kaluar vetëm tre muaj që kur bashkëshortja e tij humbi betejën me kancerin dhe u nda nga jeta, tashmë Travolta po përjeton një tjetër humbje të madhe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTO-Arbana Osmani shfaqet për herë të parë pas lindjes/ Ja si e pritën Diellin në shtëpi

Publikuar

-

Nga

FOTO-Arbana Osmani shfaqet për herë të parë pas lindjes/ Ja si e pritën Diellin në shtëpi

Moderatorja Arbana Osmani dy ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të dytë. Arbana dhe Eduarti u bënë prindër të një djali të cilin e quajtën Diell.

Ditën e sotme moderatorja Xhemi Shehu ka publikuar një foto ku shfaqet krah mikeshës së saj me dy arushë të mëdhenj në duar duke treguar edhe pak nga zbukurimi i ambinetit për pritjen e Diellit në shtëpi.

Nëpërmjet fotos së publikuar nga Xhemi shihet një ambient tejet i bukur, i rrethuar me tullumbace ngjyrë gold dhe Arbana duket se shkëlqen nga lumturia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta/ Rita Ora kujton gjyshin e saj të ndjerë

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme për këngëtaren Rita Ora. Në të njëjtën ditë ajo ka festuar ditëlindjen e të motrës dhe përvjetorin e ndarjes nga jeta të gjyshit të saj.

Rita postoi një foto të gjyshit të saj dhe shkroi se i mungon shumë. “Gjyshi të dua shumë”, shtoi këngëtarja në shqip.

Ndërsa në postimet e tjera, Rita u kujdes t’ja zbukuronte ditën motrës së saj duke publikuar momentet e tyre më të bukura.

Ajo ka ndarë edhe një video ku tregon një moment epik me motrën, e cila i rikujton se në fakt Rita është më e vogël se ajo, ndaj ka “të drejtën” t’i acarojë nervat./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE