Connect with Us

E infektuar me Covid-19/ Zamira Kita flet për herë të parë dhe jep mesazhin: Mos neglizhoni shenjat

Sociale

E infektuar me Covid-19/ Zamira Kita flet për herë të parë dhe jep mesazhin: Mos neglizhoni shenjat

Publikuar

-

E infektuar me Covid-19/ Zamira Kita flet për herë të parë dhe jep mesazhin: Mos neglizhoni shenjat

Aktorja e njohur korçare, Zamira Kita ka treguar më shumë detaje rreth simptomave që ka përjetuar pasi është infektuar me Covid-19. Në një lidhje direkte me Skype, për Neës 24 ajo ka treguar se tashmë kanë kaluar 12 ditë nga dita që është infektuar së bashku me bashkëshortin.

Ajo ka rrëfyer se kishte patur shenja të lehta ndryshe nga bashkëshorti i saj, i cili kishte patur temperaturë deri në 40 gradë  dhe  kishte patur më shumë vështirësi pasi ishte dhe diabetik.

“Sot e kam ditën e 12. Kam ndjerë temperaturë të lehtë të shtunën e kaluar, kam qenë në plazh. Fillova të pi azotromicinë që aty. Edhe bashkëshorti ishte për disa ditë me kollë por nuk ia kisha vënë veshin, se kuptuam. Ndaj dua të them që nuk duhen neglizhuar të gjitha shenjat. U kthyem nga plazhi, bëra tampon, rezultova pozitive ndërsa bashkëshorti rezultoi negativ por i kishte zbritur poshtë në mushkëri dhe ia tregoi skaneri që ishte me covid. Ndërsa unë mushkërinë e kisha të pastër. Bashkëshorti kishte më shumë vështirësi se unë, i shkoi deri në 40 gradë temperatura, duke qenë se është edhe diabetik e dërguam drejt spitalit në Tiranë”, është shprehur aktorja Zamira Kita./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Publikuar

-

Nga

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço është përfshirë në një debat, mbrëmjen e sotmë në “Open” me ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti sa i përket vendimit për mbylljen e shkollave.

 “Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Pra ka një rritje të infeksioneve respiratore të fëmijët, por jo Sars Cov-2”, tha Fico.

Kjo u kundërshtua fuqishëm nga eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti. Ai tha se është e paarsyeshme që brenda 24 orëve të ndryshojë vendimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Publikuar

-

Nga

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Duke nisur nga sot dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite, do të mbyllen pika kufitare e Hanit të Hotit.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi në orët e vona të darkës deri në mëngjes.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Paralajmëron ish-aleati i Bashës/PD nuk fiton kurrë, nëse …! (Video)

LEXO EDHE:  Deputeti i PS fiton betejen me Covid-19/ Mirënjohje për heronjtë e Spitalit Infektiv

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si parashikohen temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1°C deri në 10°C, zonat e ulëta 4°C deri në
19°C dhe zonat bregdetare 7C deri në 19°C./CNA.al

LEXO TE PLOTE