Connect with Us

Dhurata të veçanta nga BE-ja: vaksina anti COVID-19

Shëndeti

Dhurata të veçanta nga BE-ja: vaksina anti COVID-19

Publikuar

-

/
Dhurata të veçanta nga BE-ja: vaksina anti COVID-19

Kur të hidhet në treg vaksina anti COVID-19, BE-ja do t’i dhurojë të tilla edhe Shqipërisë. Po deri atëhere vazhdoni të ruheni dhe mos kini asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar, theksojnë BE-ja dhe OBSH-ja.

Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë të parë me kompaninë bio-farmaceutike britaniko – suedeze “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjtha vendet anëtare të BE-së-

Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet po ashtu se BE-ja do t’u dhurojë vaksina anti COVID -19 nga AstraZeneca vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e vaksinave anti-COVID-19 dhuratë nga BE-ja të vaksinës është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bën pjesë në vendet me të ardhura të mesme.

Asnjë iluzion se pandemia ka mbaruar

LEXO EDHE:  Studimi/ Aty ku ajri është më i ndotur, ka më shumë vdekje nga Covid-19

Shqipëria ka vendosur të fillojë vitin e ri shkollor 2020-2021 më 14 shtator dhe të zbatojë një strategji me masa strikte për të shmangur infektimin me COVID-19: protokolle higjeno-sanitare dhe distancim fizik.

Hapja e shkollave dhe mungesa e kufizimeve strikte po krijon në Shqipëri një mjedis iluzor, se rreziku i infekstimit vdekjeprurës ka kaluar dhe jeta normale po rikthehet.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”

Ai solli në vëmendje të gjithë qytetarëve të botës dhe autoriteteve shëndetësore ato masa që janë thelbësore për të vënë nën kontroll Covid-19: “parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin e tyre”./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Biontech dhe Pfizer prodhojnë vaksinë të përshtatshme për Omikronin

Publikuar

-

Nga

Biontechu prodhon një vaksinë të përshtatshme për Omikronin. Këtë e bëri të ditur drejtori i Biontech, Ugur Sahin, gjatë një konference për shëndetësinë. Një studim klinik për vaksinën do të fillojë në fund të janarit, shtoi ai. Sipas Biontech-ut, vaksina e modifikuar mund të livrohet që në mars, po të merren autorizimet administrative.

Agjencia Evropiane e Medikamenteve nuk ka deklaruar ende nëse e konsideron të nevojshme një vaksinë të përshtatshme për Omikron me një përbërje të ndryshme.

BioNTech: sistem paralajmërimi të hershëm për variantet me rrezik të lartë

BioNTech ka zhvilluar gjithashtu me kompaninë britanike InstaDeep një sistem paralajmërimi të hershëm për zbulimin e varianteve me rrezik të lartë të koronavirusit.

BioNTech e ka zhvilluar metodën e re llogaritëse me kompaninë britanike InstaDeep, për të parashikuar variantet me rrezik të lartë të SARS-CoV-2. Është një lloj sistemi i paralajmërimit të hershëm i bazuar në të dhënat e llogaritura nga inteligjenca artificiale (AI). Varianti i Omikronit shumë ngjitës u klasifikua nga sistemi si një variant me rrezik të lartë në ditën e parë që ishte e disponueshme sekuenca e tij.

Metoda e re kombinon strukturën e proteinës Spike me algoritmet e AI për të identifikuar variantet potencialisht të rrezikshme të virusit korona në më pak se një ditë, shpjegoi BioNTech. Për ta bërë këtë, sistemi përdor informacion nga bazat e të dhënave të sekuencës Covid, si p.sh. përshtatshmërinë virale të virusit dhe karakteristikat e tij pushtuese imune.

LEXO EDHE:  Rekord i zi në shtetin fqinj/ Mbi 1200 të infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari publikon foto me Piperon/ Jep lajmin e mirë



Variant i ri i padëmshëm francez

Gjatë periudhës së provës, sistemi zbuloi më shumë se 90 për qind të varianteve virale të identifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dy muaj përpara. Variantet Alpha, Beta, Gamma, Theta, Eta dhe Omikron të identifikuara nga OBSH u zbuluan në të njëjtën javë që sekuenca e tyre u ngarkua për herë të parë.

Varianti i vërejtur së fundmi në Francë u vlerësua gjithashtu nga sistemi i ri. Rezultatet tregojnë se aftësia e tij për të anashkaluar sistemin imunitar është e ngjashme me atë të variantit Omikron, por ai shfaq dukshëm më pak zhdërvjelltësi. Sipas BioNTech, kjo e bën atë më pak shqetësues duke pasur parasysh të dhënat aktuale.

“Zbulimi i hershëm i varianteve potenciale me rrezik të lartë mund të jetë një mjet efektiv për të dhënë paralajmërim në kohë për studiuesit, zhvilluesit e vaksinave, autoritetet shëndetësore dhe politikëbërësit, gjë që do t’u jepte atyre më shumë kohë për të ndërmarrë veprimet e duhura kundër tyre,”tha Ugur Sahin, president i BioNTechut.

Në fund të vitit 2020, BioNTech kishte hyrë në një partneritet afatgjatë me InstaDeep, një specialist i inteligjencës artificiale, për ta ndihmuar atë të zhvillonte imunoterapi të reja./DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH: Omikron me përhapje të stuhishme në Europë

Publikuar

-

Nga

Omikron është si një stuhi, që po kalon nga Perëndimi në Lindje përmes rajonit europian dhe po i shtohet shifrave të rritura të variantit Delta, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Hans Kluge. Varianti Omikron i koronavirusit po shndërrohet shpejt në variantin dominant në Europën Perëndimore dhe po përhapet tani edhe në Ballkan.

Në sfondin e ritmit aktual të përhapjes Institutit Studimor, IHME bazuar në kalkulimin e modeleve të mundshme parashikon,që mbi 50 përqind e popullsisë në rajonin europian mund të infektohen me Omikron në gjashtë deri në tetë muajt e ardhshëm. Në një raport të institutit më 8 janar thuhet shprehimisht; „Modelet tona për rajonin europian parashikojnë, që në mes të janarit me mbi 12 milionë infeksione në ditë të arrihet niveli më i lartë – por kuotat më të larta në nivel kombëtar mund të variojnë dukshëm nga njera-tjetra.”

“Të shfrytëzohet hapësira e mbetur kohore

Vetëm në javët e parat të 2022 në rajonin europian janë regjistruar  më shumë se shtatë milionë raste me koronavirus, që do të thotë se ka një dyfishim brenda një harku kohor dyjavor, tha drejtori rajonal i OBSH-së, Kluge. Omikron ndërkohë është raportuar në 50 nga 53 vendet në Europë dhe në Azinë Qendrore.

Kluge u bëri thirrje vendeve pa rritje të shifrave me variantin Omikron, që ta shfrytëzojnë hapësirën kohore për të marrë masat – omikron përhapet më shpejt se të gjitha variantet e mëparshme të virusit Sars-CoV-2. Kluge megjithatë bën thirrje që shkollat të qendrojnë të hapura. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për fëmijët, ndaj shkollat duhet të jenë vendet e fundit që duhet të mbyllen në rast nevoje dhe të parat që duhen hapur sërish me zbutjen e situatës.

LEXO EDHE:  Rekord i zi në shtetin fqinj/ Mbi 1200 të infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  Shifrat në SHBA/ Mbi 735 mijë të prekur nga COVID-19



A do ta mbingarkojë Omikron sistemin gjerman të shëndetësisë?

Edhe në Gjermani Instituti Robert Koch (RKI) ndërkohë ka regjistruar një rritje të dukshme të variantit Omikron. Gjatë javëve të fundit të vitit të kaluar janë regjistruar 31.000 raste me imikron, në javët e parat ë 2022 shifra ka arritur në gati 53.000. Se çfarë pasojash mund të ketë një rritje e fuqishme ende nuk është e qartë.

Në raportin javor të RKI-së të 6 janarit thuhet, se studimet lenë të kuptohet, që numri i njerëzve që duhet të shtrohen në spital prej variantit Omikron do të jetë më i ulët.

Deri tani janë të pamjaftueshme të dhënat për të vlerësuar saktësisht, se sa e rëndë mund të jetë sëmundja nga varianti Omikron. E qartë është, që numri i të infektuarve në Gjermani gjatë ditëve të fundit është rritur. Incidenca shtatë ditore (numri i personave të infektuar ndër 100.000 banorë në shtatë ditë) është rritur. Aktualisht në nivel federate kjo kuotë është gati 388./DW

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ndërhyrjet në shërbimin e Pediatrisë/ Manastirliu jep lajmin e mirë për pacientët e vegjël

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë pacientët e vegjël të Pediatrisë.

Me Prof.Dritan Alushanin në krye dhe sallat e reja të paisura me teknologji të lartë, ekpi i Pediatrisë do ta çojnë në një nivel të ri shërbimin e kirurgjisë infantile shkruan  ajo.

“Prof. Dritan Alushani shërben me shumë dashuri dhe profesionalizëm për fëmijët që kanë nevojë për ndërhyrje delikate në repartin e kirurgjisë infantile në QSUT.



LEXO EDHE:  ‘Sputnik V’ do të prodhohet në Itali, deri në fund të vitit synohen 10 milionë doza

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari publikon foto me Piperon/ Jep lajmin e mirë

Me sallat e reja të operacionit të teknologjisë së lartë në Pediatrinë e re, prof. Alushani dhe ekipi i tij do ta çojnë në një nivel të ri shërbimin e kirurgjisë infantile, duke na nderuar me rezultatet e punës edhe jashtë vendit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE