Connect with Us

Denoncimi i “Stop”/ 200 mijë Lekë nën dorë për të marrë shtesat e pensionit

Lajme

Denoncimi i “Stop”/ 200 mijë Lekë nën dorë për të marrë shtesat e pensionit

Publikuar

-

Gazetarët e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë udhëtuar drejt fshatit Hamallaj në Durrës për shqetësimin e qytetarit Ermal Koka, i cili ka një problem me shtesat e pensionit të babait të tij, që ka fituar statusin e minatorit.

Prej një viti ka bërë kërkesën në Agjencinë e Sigurimeve në Sukth, por punonjësi nuk ia kalon shtesat në vlerën 530 mijë Lekë të vjetra, nëse nuk i jep atij 200 mijë Lekë të vjetra.
Një gjë e tillë faktohet edhe në regjistrimin e bisedës mes të dyve. Në fund Ermali detyrohet të paguajë, për të marrë atë që i takon.

Denoncuesi: Sa i takon me tërheq të gjitha unë?

LEXO EDHE:  Skandali/ 72-vjeçarja vjen në Tiranë me hematomë në kokë, e nxjerrin me COVID-19

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: I bie pak a shumë 12 muaj, diku te 530 mijë lekshi.

Denoncuesi: Atëhere, sa të detyrohem unë? Mund t’i tërheq unë?

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: 544, 200 mua.

Pas bisedës me punonjësin e Agjencisë së Sigurimeve, Ermali vendos të paguajë.

Denoncuesi: A jemi në rregull?

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: Në rregull! Shumë është kjo, a del sot…a një ditë tjetër…

Denoncuesi: S’ka problem!

Punonjësi i Agjencisë së Sigurimeve, Sukth: Më shumë se kaq nuk kam, çfarë të bëj!

Denoncuesi: Në rregull! Faleminderit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

I shpërtheu makina në flakë/ Flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët

Publikuar

-

Nga

I shpërtheu makina në flakë/ Flet vëllai i Bujar Nishanit: Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët

Pak minuta më parë ka shpërthyer në flakë teksa ka qenë në ecje makina e Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nga inforacionet paraprake, raportohet se shkak ka qenë një defekt në impiantine  gazit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët.

Vëllai i ish-presidentit nuk ka pasur lëndime, ndërsa në një prononcim për News 24 pohoi se makina duhet të ketë pasur një problem me impiantin.

LEXO EDHE:  25 kate dhe 85 metra e lartë/ Zbulohet kulla tjetër e Veliajt në mes të Tiranës

LEXO EDHE:  Ngordhin peshqit në lumin Drin/ Nisin hetimet për ndotjen e rrezikshme toksike

Dëgjova një zhurmë dhe pashë flakët mbrapa. Mendoj se është problem me impiantin e makinës. Mendoj se është shkëndijë elektrike asgjë tjetër”, theksoi Ilir Nishani.

Ndërkohë, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit./ CNA.al

Shpërthen në flakë makina e vëllait të Bujar Nishanit/ Dyshimet e para

LEXO TE PLOTE

Lajme

Plas dhuna në Top Channel/ Konkurentët e emisionit përleshen fizikisht

Publikuar

-

Nga

Plas dhuna në Top Channel/ Konkurentët e emisionit përleshen fizikisht

Një ngjarje e paprecedentë është raportuar mbrëmjen e sotme në Top Channel.

Konkurentët e emisionit “Hell’s Kitchen” kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë përgatitjes së ushqimit, por kjo përplasje degjeneroi në dhunë.

Konkurentët ishin vënë në sfidë përballë njëri-tjetrit dhe kjo ka krijuar grindje dhe ngacmime.

Në një moment ata filluan të shajnë dhe gjuajnë njëri-tjetrin me produkte kuzhine, ndërsa për është dashur ndërhyrja e shef Renato Mekollit për të ndaluiar këtë situatë.

LEXO EDHE:  Ngordhin peshqit në lumin Drin/ Nisin hetimet për ndotjen e rrezikshme toksike

LEXO EDHE:  Denoncimi - Sponsorizoi fushatën e PS/ Ja posti i rëndësishëm që mori

Pas kësaj ngjarje aspak të hijshme, Renato vendosi të largojë njërin nga konkurentët, Indritin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Riatdhesimi i shqiptarëve nga kampi Al-Hol/ Gurra: S’duhet të përsëritet historia

Publikuar

-

Nga

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria/ Gurra: S’duhet të përsëritet historia

Pesë shqiptarët e riatdhesuar nga kampi Al Hol provuan njëherë e përgjithmonë mashtrimet që i janë bërë besimtarëve myslimanë për të shkuar në Siri se atje ekziston një luftë për hir të Zotit. Në këtë përfundim ka arritur ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gurra shprehet se u deshën gati një dekadë që një pjesë e besimtarëve shqiptarë të bindeshin për një luftë të pa qenë dhe një besimi që nuk ekziston.

“Për fatin e keq ata që u gjendjen në Siri, u desh afro një dekadë për të mësuar një të vërtetë, pra për një luftë të paqenë dhe një luftë të padrejtë, por më shumë se kaq, të një nëpërkëmbje të shqiptarëve në emër të një besimi që nuk ishte”, tha ai.

Për Gurrën  një pjesë e fatkeqve dhe të indoktrinuarve që prej vitesh janë bllokuar në kampin e ferrit dolën nga disa xhami jashtë juridiksionit të komunitetit mysliman dhe sipas tij duhet një reagim i menjëhershëm nga ky institucion që mos të përsëritet një fenomen i tillë.

“Nuk mund të mendohet sot 2020 në këtë shekull, një vend europian të ketë xhami, të ketë imamllarë, të cilët prodhojnë mbështetje mbi radikalizmin dhe ekstremizmin, dhe indoktrinojnë nga të dyja gjinitë për t’i çuar njerëzit në Siri apo diku gjetkë, por duhet të kthehemi me këmbë në tokë dhe të përçojmë paqen tek individët”, tha ai.

Vetëm pak ditë më parë nga kampi Al-Hol i Sirisë u evakuuan 5 shqiptarë mes tyre 4 fëmijë të mitur ndërkohë që dhjetëra të tjerë pritet të riatdhesohen përmes një operacioni tjetër që do ndërmerret në javët e ardhshme.

LEXO TE PLOTE