LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe “shpërblen” kunatin/ E emëron drejtor të Ndihmës Juridike Falas

8 Shtator 2020, 14:33, Politikë CNA
Braçe “shpërblen” kunatin/ E emëron drejtor të

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim kryetarët e Bashkive dhe dha urdhër që emërimet e drejtorëve do të miratohen nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Mësohet se Braçe ka vënë menjëherë në zbatim urdhrin e Ramës dhe ka bërë emërimin e parë.

Braçe ka emëruar Ergys Qiricin si drejtor të Ndihmës Juridike Falas, një institucion i ri që do të jetë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Mirëpo raportohet se Qirici është kunati i zv.kryeministrit Braçe dhe duket se ky i fundit i ka dhënë një post drejtori si shpërblim.

Ndërkohë, kujtojmë se Zyra e Ndihmës Juridike Parësore është ngritur me fonde nga Buxheti i Shtetit dhe i vjen në ndihmë qytetarëve të cilët do të përfitojnë nga shërbimet ligjore falas.

Qytetarët që përfitojnë janë ata në pamundësi financiare për të marrë një avokat, qoftë për t?u këshilluar, për t?u përfaqësuar në gjykatë apo për të përgatitur dokumentat për përfaqësim në gjykatë, apo për të ditur kujt t?i drejtohen./ CNA.al

Lajmet e fundit nga