Connect with Us

Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët përgatiten për debatin e parë

Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët përgatiten për debatin e parë

Publikuar

-

Kalendari politik në fushatën zgjedhore presidenciale në Shtetet e Bashkuara është i ngarkuar me aktivitete, por më i prituri është debati i parë mes dy kandidatëve që do të zhvillohet më 29 shtator. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Redisch shpjegon se çfarë peshe kanë debatet për të bindur votuesit e pavendosur, një segment me rëndësi kyçe për fitoren në zgjedhje.

Pas fjalimeve gjatë kuvendeve, dy kandidatët kanë pasur rastin t’i mëshojnë përsëri mesazhit të tyre para votuesve. Presidenti Trump dhe zoti Biden janë në veçanti të përqëndruar tek votuesit në shtetet e lëkundura, ndërkohë që përgatiten për debatin e 29 shtatorit:

“Mendoj se do të shohim një debat të ndezur – dy kandidatët duke i prerë fjalën njeri-tjetrit,” thotë Jennifer Mercieca, nga Universiteti “Texas A&M”.

Jennifer Mercieca është pedagoge e komunikimit në Universitetin “Texas A&M”. Ajo thotë se të dy kandidatët dinë si të sulmojnë kundërshtarin:

“Presidenti nuk rezervohet kur hedh thumba apo kur tallet me rivalët në debate, siç e pamë në 2016-tën. Joe Biden, me sa kam parë, ka një eksperiencë më të gjatë në politikë. E ka treguar veten se nuk lëviz lehtë nga qëndrimet e tij. Në 2012, gjatë debatit nënpresidencial, u pa qartë kur pak a shumë në stilin e zotit Trump, filloi të vinte në lojë opozitën,” thotë zona Merceica.

Prej dekadash, formati nuk ka ndryshuar: kandidatët u përgjigjen pyetjeve nga gazetari që drejton debatin:

“Mendoj se është me vlerë kur shohim kandidatët përballë njeri-tjetrit. Dëgjojmë si flasin, tonin që përdorin, por edhe qëndrimet politike. Ata kanë rastin të akuzojnë kundërshtarin për veprime apo politika të caktuara, ose t’u përgjigjen akuzave të kundërshtarit,” thotë zonja Merceica.

LEXO EDHE:  SHBA/ 4 korriku dhe kuptimi i festave kombëtare amerikane

John Koch është drejtor i studimeve për debatin në Universitetin Vanderbilt. Ai thotë se është e nevojshme të gjendet një format i ri, i ndryshëm nga praktika që i përngjan një konference për shtyp:

“Debati fillon me prezantimin e një teme apo skenari, kandidatët kanë 30 minuta të diskutojnë me konsulentët dhe ndihmësit dhe të kthehen me një zgjidhje që t’ia paraqesin shikuesve. Pastaj të fillojë debati se si kandidati arriti në atë zgjidhje dhe të ofrojë një analizë,” thotë zoti Koch.

Ka gjasa që ky debat të tërheqë më shumë shikues se debati i parë në 2016, i ndjekur nga 84 milionë amerikanë, por nuk mund të përllogaritet lehtë se sa votues të pavendosur do të zgjedhin një kandidat atë natë:

“Analizat mbi debatet presidenciale tregojnë se njerëzit shohin se me cilin kandidat kanë më shumë të përbashkëta në qëndrime. Por nuk ka shumë prova se debatet arrijnë t’u ndryshojnë mendjen në masë votuesve,” thotë zoti Koch.

“Mendoj se për të arritur një ndikim të dukshëm nga debatet duhet që vetë shikuesit të ndjekin diskutimet me mendje të hapur,” thotë zonja Mercieca.

Sipas një ankete të firmës kërkimore Pew, 10% e votuesve në 2016-ën thanë se vendosën për kë do të votojnë gjatë ose menjëherë pas debatit./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Talebanët: Nuk ka al-Kaida apo Shtet Islamik në Afganistan

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Grupi taleban ka hedhur poshtë si “propagandë të pabazë” shqetësimet amerikane se al-Kaida, apo militantët e lidhur me grupin terrorist të Shtetit Islamik me bazë në Lindjen e Mesme, kanë një prani në Afganistan.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid i bëri pohimet në një konferencë shtypi në Kabul vetëm disa ditë pasi dega rajonale e Shtetit Islamik, ISIS-K, mori përgjegjësinë për një sërë sulmesh vdekjeprurëse me bombë gjatë fundjavës që kishin në shënjestër luftëtarët talebanë në provincën lindore të Nangarharit.

Zëvendësdrejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Zbulimit David Cohen tha javën e kaluar se SHBA-ja “ka nisur tashmë të shohë disa nga shenjat e një lëvizjeje të mundshme të al-Kaidës në Afganistan”.

“Por janë ditët e para”, tha zoti Cohen në një panel diskutimi gjatë një samiti mbi çështje të zbulimit pranë Uashingtonit. Ai tha se Al-Kaida mund të ringrihej brenda një viti. “Ne padyshim do ta vëzhgojmë nga afërt këtë çështje”, shtoi ai.

Por zoti Muxhahidi i hodhi poshtë këto qëndrime.

Një kabinet qeveritar vetëm me burra



Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid foli gjatë konferencës për shtyp të së martës kryesisht për të njoftuar një zgjerim të qeverisë së përkohshme dy javore talebane, por ai nuk përmendi asnjë grua në kabinetin prej rreth 60 anëtarësh.

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi kujton ngjarjen e 2 Prillit/ Thirrja e fortë për të rinjtë

LEXO EDHE:  Pse braktisa demokratët për të mbështetur presidentin Donald Trump

Zabihullah Mujahid këmbënguli se qeveria talebane përfaqësonte të gjitha etnitë afgane, duke thënë se gratë do të shtohen në kabinet në një fazë të mëvonshme, por pa thënë se kur. Ai i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, SHBA-së, Bashkimit Evropian si dhe fqinjëve të Afganistanit, që të njohin qeverinë e Kabulit.

Ndërkohë disa prej anëtarëve kryesorë të kabinetit taleban janë në listën e zezë të SHBA-së dhe OKB-së.

Uashingtoni dhe vendet e tjera pohojnë se do t’i gjykojnë talebanët bazuar në veprimet e tyre dhe se njohja e një qeverie të udhëhequr nga talebanët, do të lidhet me trajtimin e grave dhe pakicave, mes problematikash të tjera.

Kjo qasje rrjedh nga frika se talebanët mund të përpiqen të rivendosin sundimin e tyre të ashpër islamik, sikurse në vitet 1996 – 2001.

Sundimi taleban i asaj periudhe u shënua nga një sistem brutal i drejtësisë, ndalimi i grave të shkojnë në punë apo të jenë pjesë e jetës publike, si dhe ndalimi i shkollimit të vajzave./ VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Portugalia vaksinon plotësisht 80% të popullsisë

Publikuar

-

Nga

Portugalia ka vaksinuar 80% të popullsisë me dy dozat e vaksinës anti-COVID, sipas të dhënave zyrtare, duke u bërë kështu një nga kombet me shkallën më të lartë të vaksinimit.

Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë të njëjtën normë të vaksinimeve të plota, shkruan Reuters.



Kombi i Evropës Jugore ka vaksinuar rreth 8.2 milion njerëz nga popullsia e cila në total është pak më shumë se 10 milion.

Pothuajse të gjithë të rriturit mbi 65 vjeç dhe gjysma e të rinjve të moshës 12-17 vjeç tani janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që të gjithë ata mbi moshën 12 vjeç kanë të drejtë të marrin vaksinën në Portugali./euronews

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bie numri i të infektuarve me Covid në Kosovë/ Ja sa viktima janë regjistruar sot

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Shtatë viktima nga koronavirusi u konfirmuan të martën në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në raportin e saj ditor bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 raste të të infektuarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 5,095 mostrave.

Bazuar në testet e kryera i bie që pozitiviteti i rasteve të jetë 3.39 për qind.

LEXO EDHE:  SHBA/ 4 korriku dhe kuptimi i festave kombëtare amerikane

LEXO EDHE:  “25 Prillin e kthejmë referendum kundër Metës”/ Gjiknuri “copëton” Presidentin



Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1,434 pacientë nga koronavirusi.

Aktualisht, raste aktive janë 7,635.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 1.1 milion vaksina, ndërsa mbi 453,000 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./rel

LEXO TE PLOTE