Connect with Us

Tensionet me Turqinë/ Greqia plane për të blerë armë

Bota

Tensionet me Turqinë/ Greqia plane për të blerë armë

Publikuar

-

Tensionet me Turqinë/ Greqia plane për të blerë armë

Greqia ka në plan të blejë armë, të forcojë shtabin e saj të ushtrisë dhe të reformojë industrinë e saj të mbrojtjes, tha zëdhënësi i qeverisë të hënën, ndërsa po rriten tensionet me vendin aleat në NATO, Turqinë, mbi burimet e energjisë në Mesdheun lindor.

Greqia, e cila kaloi fazën e tretë të shpëtimit financiar ndërkombëtar të vitit 2018 dhe po përjeton pasojat ekonomike të koronavirusit të ri, dëshiron të shpenzojë një pjesë të rezervave të saj prej miliarda eurosh për sektorin e mbrojtjes.

“Jemi në bisedime me aleatët për të rritur forcat tona të armatosura”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, duke shtuar se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të përshkruajë planet e tij gjatë një fjalimi vjetor të politikës ekonomike të shtunën.

Një zyrtar i qeverisë greke i tha agjensisë së lajmeve Reuters javën e kaluar se Greqia është në bisedime me Francën dhe vendet e tjera mbi blerjen e avionëve luftarakë. Greqia gjithashtu është përpjekur për më shumë se një dekadë për të konsoliduar dhe privatizuar humbjet e saj nga kompanitë e mbrojtjes.

LEXO EDHE:  “Do ta tregoj unë ty, të mora nga hiçi”/ Berisha për përlasjen Rama-Leli: Duheni varur

Zoti Mitsotakis do të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron në Korsikë të enjten, përpara një samiti të udhëheqësve të Evropës Jugore (MED 7) dhe do të diskutojë këtë çështje, tha zoti Petsas. Presidenca franceze nuk e ka konfirmuar takimin.

Turqia dhe Greqia, vend anëtar i BE-së, kanë mosmarrëveshje të fortë në lidhje me shtrirjen e shelfit të tyre kontinental.

Tensionet u rritën muajin e kaluar pasi Ankaraja dërgoi një anije eksplorimi në ujërat e diskutueshme në rajon, e shoqëruar nga anije luftarake, disa ditë pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje detare me Egjiptin që zemëroi Turqinë.

Ankaraja që nga ajo kohë ka zgjeruar punën e anijes në rajonin më të gjerë, duke lëshuar udhëzime të cilat Athina i quan të paligjshme.

Udhëheqësi konservator grek i diskutoi komplikacionet më të fundit me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, i cili kryeson samitet e liderëve të BE-së. Zoti Mishel do të vizitojë Athinën në 15 shtator./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Moska: 27 diplomatë të tjerë rusë do të largohen nga SHBA në janar

Publikuar

-

Nga

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diplomatë të tjerë rusë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe do të largohen më 30 janar.

Diplomatët tanë po dëbohen. Ne po përballemi me një mungesë serioze të stafit“, tha të shtunën në mbrëmje ambasadori Anatoly Antonov në një intervistë për Soloviev, një kanal në Youtube.

Rusia ka thënë më parë se mbi 100 diplomatë të saj dhe anëtarë të familjeve të tyre ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016, kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.

LEXO EDHE:  Sherr me armë në derë të një lokali nate

LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ te rruga Elbasanit



Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë rusë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë stafin e misionit rus në Kombet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Joe Biden tha muajin e kaluar se stafi i misionit të SHBA në Rusi ishte reduktuar në 120 persona, nga 1200 në fillim të vitit 2017, pas një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.

Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jodiplomatike këtë vit dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza në vende të treta./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Gjashtë raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të reja të prekur nga Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të koronavirusit.

28 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.514 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.



LEXO EDHE:  Aksident në Tiranë/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ te rruga Elbasanit

LEXO EDHE:  Përplasja mbi sundimin e ligjit, po shndërrohet në një luftë kulturore brenda BE-së

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.763.

Në total numri i rasteve aktive është 335.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja e 3-fishtë/ 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione për autorin

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ofron 20 mijë euro shpërblim për këdo që ofron informacion që mund të çojnë në zbulimin e autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan, mbrëmjen e së premtes.

Në një njoftim për mediat të zyrës së kryeministrisë thuhet se Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur autorin/it e kësaj vepre kriminale.

Lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan, Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante është angazhuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të këtij rasti.

Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale.



Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejtë ​të kryerësit/ësve të këtij akti kriminal, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Si Kryeministër, bashkë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës apelojmë te qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojnë policinë me informacione për gjetjen e autorit/ve të këtij akti dhe për këtë ofrojmë një shpërblim prej 20.000 euro (njëzet mijë euro), për cilindo qytetar i cili mund të jep informacione të cilat shpiejnë në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar: Tel:-080019999 ose -192, dhe e-mail: [email protected]

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruajë strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, pra vullnetarisht, deklarohen ndryshe.”-thuhet ne njoftim. /CNA.al

LEXO TE PLOTE