LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë temperaturat

7 Shtator 2020, 06:22, Sociale CNA
Surprizat e motit/ Ja sa do të arrijnë temperaturat

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të qëndrueshme Mesdhetare të cilat po influencojnë mot të stabilizuar në territorin e Shqipërisë.

Ditën e sotme,  moti do të vijojë me diell dhe prani vranësirash në Juglindje dhe Verilindje.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  14/31°C

Zonat e ulëta  16/35°C

Zonat bregdetare 20/33°C

Lajmet e fundit nga