Connect with Us

Si përfundoi Rudina Hajdari, tek partia e hajdutëve të Ilir Metës

Politikë

Si përfundoi Rudina Hajdari, tek partia e hajdutëve të Ilir Metës

Publikuar

-

Ka disa ditë që deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të bashkohet, me lëvizjen “Nisma Thurrje”.

Besian Pesha, Erion Veliaj, MJAFT

Një lëvizje që fillimisht u quajt një Organizatë e Aktivistëve Civilë, por që në fakt pas saj fshihet Besian Pesha.

Besian Pesha është dënuar si hajdut në bazë të vendimit nr. 0009, data 25. 2. 1999 të Gjykatës së rrethit të Gjirokastrës, është deklaruar fajtor për krimin e vjedhjes dhe në bazë të nenit 134 KPP, është dënuar me katër muaji e gjysmë burgim.

Një njeri, që fillimisht ishte me Erion Veliajn tek Mjaft, dhe më pas shkoi të LSI.

Më pas ai pasohet nga një ish-drejtor të cilin e ka pasur aty ku ka shkuar, tek AKBN, institucioni i skandaleve të Besian Peshës, ku një raport i KLSH-së, tregon bëmat dhe gjëmat e tij.

Nisma “Thurje” duket se do të jetë partia e hajdutit Besian Pesha, ku do të futet edhe Rudina Hajdari.

Besiani i Ilir Metës, kjo ishte arsyeja se pse Rudina Hajdari u thirr në Presidencë. Atje duhej të shkonin të gjitha partitë

                        Besian Pesha, LSI

parlamentare, Balli Kombëtar, Balli Kombëtar Demokrat, Legaliteti, e të tjerë faktorë që kanë hyrë si plotësues nga listat shumëemërore, pas djegies së mandateve të deputetëve nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

LEXO EDHE:  Përse aleatët nuk mund ta shantazhojnë Bashën, për LSI-në?

Në fakt, asnjë nuk u thirr në Presidencë nga Ilir Meta, por vetëm Rudina Hajdari, e cila nuk ka parti.

Por, tani mesa duket partia e saj do të jetë Nisma Thurje, e hajdutit Besian Pesha. Një brand ku mesa duket do të shkojnë edhe disa nga ata të mërziturit që nuk shkojnë me Monën.

Më poshtë po sjellim edhe disa foto të Besian Peshës me Mjaft, apo kur ishte zyrtar në Ministrinë e Kulturës me Ferdinand Xhaferrajn.

Më pas drejtori i AKBN. Njeriu i cili shkoi nga Mjaft tek LSI-ja, për t’u kthyer më pas në gjoja aktivist të Shoqërisë Civile, dhe tani fshihet pas një partie, ku janë mbledhur përtej disa intelektualëve me vlera, ka edhe një tufë me hajdutë që nxjerrë përpara disa imazhe positive për të rrëmbyer votat e shqiptarëve dhe për t’u bërë vasal i Ilir Metës, apo për të përfunduar tek Erion Veliaj, aty ku dhe e kanë filluar./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Publikuar

-

Nga

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.

Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.

Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.

“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh. Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras. Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje. Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës. Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.
Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin. Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe Metën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në intervistën e saj për “Opinion” ku ka cekur cështje të rëndësishme si ajo e Reformës në Drejtësi, SPAK, zgjedhet e 25 prillit apo edhe inceneratorët, ka dhënë dhe disa këshilla për krerët e politikës në vend.

Për kryeministrin Rama, Yuri Kim, la të nënkuptohet se duhet të ketë në konsideratë rekomandimet e ODIHR për zgjedhet.

“Nuk jam eksperte e zgjedhjeve, por ODIHR është ekspert dhe ata kanë paraqitur disa rekomandime shumë të qarta se çfarë duhet bërë për zgjedhjet në Shqipëri. Po e lë me kaq.”

Për kreun e Opozitës Lulzim Basha, Kim u shpreh: “Nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve.”

Për kreun e shtetit, Ilir Meta, Yuri Kim u shpreh: “Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Valbona te Shkodra dhe Gjirokastra/ Yuri Kim: Ja vendet që kam vizituar dhe më pëlqejnë më shumë

Publikuar

-

Nga

Nga Valbona te Shkodra dhe Gjirokastra/ Yuri Kim: Ja vendet që kam vizituar dhe më pëlqejnë më shumë

Ambasadorja E SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka treguar vendet që ka vizituar në Shqipëri gjatë kohës që ka qëndruar në vendin tonë.

Kim tha se i pëlqen shumë Shqipëria dhe ka vizituar disa qytete. Ajo rrëfue në emisionin “opinion” se i pëlqen shumë Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe plazhet e Himarës.

Ambasadorja e SHBA foli edhe për ecjen në Valbonë dhe Theth, ndërsa theksoi se pamja të merr frymën nga bukuria.

“Çdo qytet që kam vizituar është unik. Kjo e bën Shqipërinë kaq mahnitëse. Më kujtohet arkitektura e bukur e Beratit. Plazhet e Himarës… Çatitë e gurta të Gjirokastrës dhe eleganca e heshtur e vendit. Shkodrën e dua.

E dua Shkodrën. E dini pse? Sepse njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet, e dinë kush janë.

LEXO EDHE:  Tenderat e Veliajt “punëtor” fitohen me vlera maksimale

LEXO EDHE:  Debatet për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Nuk mund të dal nga ajo tavolinë pa marrë asgjë

Kam qenë edhe për ecje, nga Valbona në Theth për shembull. Mendoj se është ecje e vështirë. Ajo një orë e gjysmë e fillimit ngjitje për në Valbonë është pak e vështirë, tamam. Por me këto gjëra puna është të hedhësh një hap pas një tjetri, të kesh dikë të të jep dorën dhe të ndihmon për në fazën tjetër. Jam shumë e kënaqur që pata mundësi të takoja disa njerëz në atë ecje. Mendoj njerëzit ishin të habitur por pamja të merr frymën nga bukuria”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE