Connect with Us

Shpërthim në apartamentin e një pallati/ Banorët në panik

Kronika

Shpërthim në apartamentin e një pallati/ Banorët në panik

Publikuar

-

Shpërthim në apartamentin e një pallati/ Banorët në panik

Në një apartament në katin e pestë të një pallati është regjistruar një shpërthim.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Liri të Fierit.

Fatmirësisht raportohet se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por ka dëme materiale.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

LEXO EDHE:  Sherr në mes të lokalit/ Plagosen 2 persona në Tiranë

Policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve, ndërsa në zonë është përhapur panik nga shpërthimi dhe për shkak të flakëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Grabitja e biznesmenit nga “policët”/ Albert Dërvishi: Ne nuk hyjmë si hajdutë në banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dërvishi i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News 24’ u ndal gjerësisht te ngjarja e rëndë në Nikël të Krujës, ku një biznesmen u dhunua dhe u grabit nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij.

Në punë tonë të përditshme disa zona policore i kemi në fokus të veçantë, siç është Nikla. për këtë masë janë marrë masa nga policia e Shtetit dhe janë zhvilluar operacione, një pjesë e të cilave janë bërë të ditura ose një pjesë është në zhvillim. Këtë vit kemi caktuar një grup të posaçëm për komisariatin në Krujë, sidomos në këtë zonë. Ka disa mënyra që autorët përdorin për të realizuar një aktivitet kriminal

Një prej tyre është se prezantohen si punonjës policie. Po kjo nuk do të thotë që të hidhen hije dyshimi mbi punonjës policie. Për këtë rast po punohet intensivisht. Të shpresojmë që lajmin ta marrim sa më shpejt të jetë e mundur. Uniforma, ose copa me të cilën policia prodhon kostumet e stërvitjes ka edhe në pazar. Nuk është e vështirë që një rrobaqepës t’i përshtat. Apo dhe kapele të tilla ka dhe në Pazar. Ngjarje të tilla, me pasojë ose pa pasoja, si qartëson njerëzit e dëmtuar që të vërejnë me imtësi që uniforma është ajo apo e imituar. Po të dëgjoni dëshminë e të dëmtuarit, ai ka pasur dyshime se ata nuk ishin policë. Policia nuk hyn si hajdutë në banesa”, ka thënë ai.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Brendshëm bën deklaratën e fortë/ Një pjesë e policisë përdoruese e drogës

LEXO EDHE:  I drejtohet policisë pas humbjes së vëllait/ Gjendet i sëmuri mendor



Ai është ndalur më tej te vrasja e biznesmenit në Fier, Demir Backa, Dervishi tha se për këtë ngjarje po punohet me intensitet, shkruan BË.

Edhe për këtë ngjarje po punohet me intensitet. Deri tani janë grumbulluar disa fakte, informacione interesante që me siguri do të hedhin dritë në drejtim të zbardhjes së kësaj ngjarje. Ajo që dua të shtoj është se ngjarje të tilla nuk është se ndodhin për herë të parë, jo për të justifikuar në opinionin publik. Pasi ne kemi përgjegjësinë në rastin më të mirë të parandalimit, dhe të zbulimit dhe vënies para drejtësisë të autorëve. Këto ngjarje të tilla nuk e kanë cënuar situatën e kriminalitetit dhe të kenë vënë në dyshim efektivitetin e strukturave policore. Edhe në lëvizjet e fundit që ka bërë drejtori i ri i Policisë së Shtetit, kanë marrë impuls të ri pune për të vijuar punën. Ne nuk flemë mbi dafina. Dy janë figurat e krimit që kemi evidentuar në këtë 9 mujor, dhuna në familje dhe krimi kibernetik”, theksoi ai.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Biznesmeni u ekzekutua në sy të djalit/ Detaje të rëndë nga atentati në Fier

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Djali i biznesmenit Demir Backa , ka qenë i pranishëm në kohën që është ekzekutuar babai i tij.

Ai ka mundur të shohë autorët nga afër dhe në bazë të dëshmisë së tij pritet të zbardhet edhe ngjarja.

Demir Backa u qëllua në mjetin e tij në parkingun e një qendre tregtare, në orën 20:40 min.

Sipas MCN, në çastet e para, para ekzekutimit, njëri prej autorëve, i pamaskuar, mësohet të ketë komunikuar me djalin e viktimës.



Autorët e vrasjes kanë ndaluar fare pranë viktimës duke qëlluar me breshëri automatiku nga të dy krahët, për të qenë të sigurt se objektivi ishte eliminuar.

LEXO EDHE:  Iu gjet vaj hashashi/ Policia arreston 3 persona

LEXO EDHE:  Aksident i trefishtë në Fier/ Zbulohen detajet

Djali i viktimës, dëshmitar okular në vendngjarje, ka kërkuar nga autorët që ta vrisnin dhe atë, por njëri prej tyre i është përgjigjur se ishin aty vetëm për Demir Backën.

Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia tha se personat e dyshuar për këtë eliminim fizik të një prej biznesmenëve më të njohur të Fierit, ishin vravës me pagesë.

Autorët janë disa dhe për njërin prej tyre po punohet me identikitin, falë dhe dëshmisë së djalit të viktimës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Fhehu mbi 44 mijë euro në gomën e makinës/ Nuk i shpëton policisë në kufi

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në të detajuar në vijën e dytë, automjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin A. N., 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në  gomën rezervë, 44. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  I drejtohet policisë pas humbjes së vëllait/ Gjendet i sëmuri mendor

LEXO EDHE:  Arrestohen 7 persona në Tiranë/ Policia jep detaje, për çfarë akuzohen



Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./CNA.al

LEXO TE PLOTE