LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sesioni i ri parlamentar/ Murrizi: Të vazhdojë Reforma në Drejtësi dhe të përmbyllet Kodi Zgjedhor!

7 Shtator 2020, 16:21, Politikë CNA
Sesioni i ri parlamentar/ Murrizi: Të vazhdojë Reforma në

Deputeti Myslim Murrizi apeloi për çuarjen para të reformës në drejtësi dhe përmbylljen e kodit zgjedhor në këtë sesion të parafundit parlamentar.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Rama u shpreh se pret nga mazhoranca që të bëhet hapja e listave me 100% dhe kjo të miratohet në kodin zgjedhor.

Gjithashtu Murrizi theksoi se 25 prilli nuk është pushtet me rrotë por me votë, duke thënë se shqiptarët nuk duhet të jenë të detyruar të kenë 8 vjet hájdutëët në pushtet dhe pas 8 vjetësh të zgjedhin disa hájdutë të tjerë.

?Unë së bashku me deputetët e mazhorancës do të hyj në votime me lista të hapura. Këtë e pres edhe nga mazhoranca. 100% e listave të hapura ta miratojmë në Kod Zgjedhor. Të jemi të barabartë në kutitë e votimit. Kështu që pa dallavere apo pa tenderat e makinës së akulloreve. Të bëjmë administratë zgjedhore dhe të fuqizojmë kodin penal.
Shqiptarët duhet të dijnë që 25 prilli nuk është pushtet me rrotë, por me votë. Pse janë të detyruar të kenë 8 vjet hájdutë dhe për 8 vjet të marrin hájdutët e tjerë? Të paktën një herë të vetme të jemi si e gjithë bota.
Dy fjalë për qeverinë, megjithëse është seanca e para. Edhe pse mori pushimet në kohë pandemie, shumë qytetarë shkruajtën se ministri Majko të interesohet pranë ambasadës greke se ka bllokuar dhënien e vizave. Me pagat e luftës, ju lutem mos bëni propagandë me fukarenjtë. Uroj dhe shpresoj që së bashku të japin shtysë të mëtejshme edhe reformës në Drejtësi. Të shtyjmë sa të shtyjmë, disa thonë ndiq të gjesh hájdutin, të tjerët thonë ndiq hájdutin të kapësh opingat?.-tha Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga