LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Sekuestrohen 60 mijë euro dhe bizhuteri floriri/ Në pranga 48-vjeçari

7 Shtator 2020, 11:16, Kronika CNA
Video-Sekuestrohen 60 mijë euro dhe bizhuteri floriri/ Në pranga

Policia Kufitare në Durrës, ka bërë të mundur parandalimin e një rasti të tentativës së kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Uniformat blu bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e  shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Lajmet e fundit nga