Connect with Us

Pse Kina është rreziku kryesor për Amerikën dhe botën 

Blog

Pse Kina është rreziku kryesor për Amerikën dhe botën 

Publikuar

-

Nga Curtis Ellis “American Greatness”

* Një raporti i ri i Pentagonit, paraqet një panoramë tronditës të sfidës që paraqet për SHBA-në dhe botën Partia Komuniste Kineze. Raporti vjetor drejtuar Kongresit “Zhvillimet ushtarake dhe ato të sigurisë në lidhje me Republikën Popullore të Kinës”, përshkruan në detaje përpjekjet gjithëpërfshirëse të kinezëve për të arritur epërsinë globale ushtarake dhe ekonomike.

Raporti prej 200 faqesh na tregon se PKK kërkon “ripërtëritjen e madhe të kombit kinez”, dhe kjo do të thotë rishikim i rendit aktual ndërkombëtar dhe “shndërrimin” e Kinës në një superfuqi kryesore botërore.

Në aspektin ushtarak, Kina i ka tejkaluar tashmë Shtetet e Bashkuara në ndërtimin e anijeve, duke pasur zyrtarisht marinën më të madhe në botë, më shumë raketa konvencionale, dhe dalje në det me bazat tokësore dhe sisteme të integruara të mbrojtjes ajrore.Ballkani po bëhet “autostrada” e Kinës në Evropë

“Kina është vendi kryesor i prodhimit të anijeve në botë sipas tonazhit, dhe po e rrit kapacitetin e saj të ndërtimit të anijeve dhe aftësinë për të gjitha kategoritë detare”-na informon raporti. Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga ndërtimi i anijeve dhe industria tregtare detare dekada më parë.

Udhëheqja e Kinës, kupton diçka që liderët e Amerikës e kanë harruar:fuqia ushtarake rrjedh nga fuqia ekonomike. Ndërsa Uashingtoni inkurajoi largimin e industrive amerikane jashtë vendit, Pekini e di se ushtria e tij varet nga një bazë në rritje industriale dhe teknologjike.

Integrimi i industrive civile me objektivat ushtarakë është gjithëpërfshirës. Politika njihet si shkrirja ushtarako-civile (MCF): MCF përfshin gjashtë përpjekje të ndërlidhura mes tyre: shkrirja mes tyre e bazës industriale të mbrojtjes, me teknologjinë kineze civile dhe bazën industriale; integrimi dhe përdorimi i inovacioneve të shkencës dhe teknologjisë në të gjithë sektorët ushtarakë dhe civilë; kultivimi i talenteve, dhe përzierja e ekspertizës dhe njohurive ushtarake dhe civile; nxitja e kërkesës ushtarake në infrastrukturën civile, dhe shfrytëzimi i ndërtimit civil për qëllime ushtarake; shfrytëzimi i aftësive të shërbimit civil dhe logjistikës për qëllime ushtarake; dhe së gjashti zgjerimin e sistemit kombëtar të mobilizimit të mbrojtjes, për të përfshirë të gjitha aspektet përkatëse të shoqërisë dhe ekonomisë së saj, për t’u përdorur në konkurrencë dhe luftë.

Ndërsa MCF ka qëllime më të gjera sesa vetëm përvetësimi i teknologjisë së huaj, në praktikë, MCF nënkupton se nuk ka një vijë të qartë ndarëse midis ekonomisë civile dhe saj ushtarake të Republikës Popullore të Kinës, që janë rritur falë kompanive amerikane dhe globale, që nuk dëshirojnë të kontribuojnë në modernizimin ushtarak të Kinës.

Argumenti i fundit është thelbësor: Çdo dollar që investohet në Kinë, është në ndihmë të qëllimeve të saj ushtarake dhe tekno-totalitare. Tani për tani, ndihmësit kryesor janë kompani të rëndësishme në Uoll Strit si MSCI dhe FTSE Russell, fondet e pensioneve, dhe investitorë të tjerë të mëdhenj institucionalë, që po derdhin miliarda nga investitorët amerikanë në Kompaninë e Ndërtimit të Komunikimeve të Kinës (ÇÇ), një ndërmarrje shtetërore nën varësinë e Departamentet të Shtetit dhe Tregtisë, dhe që ka pasur një rol në marrjen e territorit në Detin e Kinës Jugore në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë/ Rriten tensionet diplomatike

Ndërkohë, disa nga emrat e tjerë më të mëdhenj në Uoll Strit – Citibank, JP Morgan dhe BlackRock – kanë shpallur planet e tyre për të zgjeruar aktivitetin ekonomik në Kinë. Ne mund të presim efektin “LeBron James”, teksa pasuritë e këtyre kompanive do të varen gjithnjë e më shumë nga sundimtarët e Pekinit.

LEXO EDHE:  SHBA-ja dërgon makineri ushtarake në Poloni

Informacioni, lufta psikologjike dhe operacionet e ndikimit, janë një pjesë kryesore e strategjisë së Pekinit. Forca Mbështetëse Strategjike e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit (SSF) “është përgjegjëse për luftën kibernetike, rikonjicionin teknik, luftën elektronike dhe atë psikologjike. Synimi kryesor i tij aktual janë Shtetet e Bashkuara”, thuhet më tej në raportin e Pentagonit.

Operacionet e ndikimit të kësaj force synojnë “institucionet kulturore, mediat, bizneset, akademikët dhe komunitetet e politikë-bërësve në Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera dhe institucionet ndërkombëtare”.

Pekini i përdor këto mjete për t’u bërë presion vendeve të pranojmë narrativat e Pekinit. Në një shembull më se të qartë se si funksionon kjo strategji, ambasadori i Kinës i tha së fundmi kreut të senatit të Republikës Çeke se do të “paguante një kosto të madhe” pse vizitoi Tajvanin.

Kryebashkiaku i Pragës i tha diplomatit jo-diplomatik kinez që ta mbyllë gojën. Teknologjia e informacionit, sidomos inteligjenca artificiale, është thelbësore për qëllimin e Kinës për arritjen e epërsinë ushtarake globale. Ushtria Çlirimtare e Popullit “i sheh teknologjitë në zhvillim si një nxitje për një kalim në luftën e “inteligjenizuar” përmes vënies në përdorim të inteligjencës artificiale dhe teknologjive të saj, të tilla si analiza e të dhënave të mëdha, informacioni kuantik, dhe sistemet pa pilot për përdorim ushtarak”.

Përcaktimi nga Pekini i Inteligjencës Artificiale, është arsyeja pse Kina e ndalon eksportimin e algoritmit të aplikacionit të TikTok jashtë vendit, si një lloj kundërpërgjigje ndaj kufizimeve që administrata e Trump ka vendosur për numrit e studentëve kinezë që studiojnë në Shtetet e Bashkuara.

Raporti i jep fund konceptit 40-vjeçar se angazhimi, dialogu dhe investimet do të reformojnë marksistët e Pekinit. Nuk është e nevojshme që të lexohen të 200 faqet e tij, për të kuptuar se tani nuk ka asnjë justifikim për askënd nga Uashingtoni, Vilmingtoni apo Uoll Striti që të dyshojë nëse Partia Komuniste Kineze përbën një kërcënim serioz për Amerikën dhe vlerat që ne duam. Harrojeni Rusinë. Sa për të perifrazuar Xhejms Kervil:|”Armiku ynë është Kina, budalla!”./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve/ A ka prova se po ndihmojnë në frenimin e Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Gjatë valës së parë të Covid-19, studiuesit në Universitetin e Oksfordit, ndërtuan një model kompjuterik që tregonte se nëse 56 për qind e qytetarëve britanikë do të shkarkonte dhe përdorte një aplikacion për gjurmimin e kontakteve (bashkë me respektimin e masave të tjera të kontrollit), kjo mund t’i jepte fund epidemisë në vend.

Me aplikacionin që ishte i disponueshëm vetëm që nga shtatori, është shumë herët të thuhet se si po funksionon ky sistem gjurmimi. Por edhe bazuar në përvojën e deritanishme të vendeve të tjera, aplikacionet e të cilëve po përdoren prej disa muajsh, ka ende shumë pak prova se ato mund të bëjnë diferencën në luftimin e Covid-19.

Këshilli i Evropës ka ngritur pikëpyetjen, që duke pasur parasysh mungesën e provave, premtimet e bëra në lidhje me këto aplikacione “a ja vlen marrja parasysh e rreziqeve të parashikueshme sociale dhe ligjore”. Pavarësisht parashikimeve se midis 67.5-85.5 për qind e përdoruesve të mundshëm do t’i shkarkonin këto aplikacione, nivelet e shkarkimeve në mbarë botën të aplikacioneve për gjurmimin e kontakteve, deri më tani kanë qenë të ulëta, duke arritur afërsisht vetëm në nivelin 20 për qind.

Në Gjermani norma ka qenë rreth 21 për qind, në Itali 14 për qind, në Francë vetëm 3 për qind. Islanda dhe Singapori, që ishin ndër të parët që nisën të përdorin një aplikacion të tillë, kanë normat më të larta të shkarkimit deri më tani me 40 për qind.

Në terma më të gjerë, nëse vetëm 20 për qind e popullsisë është përdoruese aktive e aplikacioneve të tilla, atëherë ka vetëm një mundësi prej 4 për qind që ai të hyjë në kontakt me një përdorues tjetër aplikacionesh. Nëse norma e shkarkimit arrin në 40 për qind, shanset që të takoni një tjetër përdorues aktiv të aplikacionit janë 16 për qind.

Kjo gjithashtu funksionon me supozimin se përdoruesit kanë të njëjtin aplikacion ose të ndryshëm, por që mund të funksionojnë bashkë. Por aplikacionet mund të mos kenë nevojë për nivele të larta shkarkimi për të pasur njëfarë ndikimin në frenimin e përhapjes së pandemisë.

LEXO EDHE:  “Përgatituni që tani për dimrin”

LEXO EDHE:  Puçi i Birrarisë së Mynihut, kur Hitleri dështoi të ngjitej në pushtet me dhunë

Një raport i dytë nga studiuesit e Oksfordit, sugjeroi se një sistem i gjurmimit të kontakteve që përfshinte njoftimet digjitale por edhe manuale, mund të zvogëlojë infeksionet me 4-12 për qind, dhe vdekjet me 2 -15 për qind, dhe kjo vetëm nëse aplikacioni përdoret nga 15 për qind e popullsisë.

Ministria e Shëndetësisë e Singaporit, pohon se atje ku më parë ekipeve të gjurmimit të kontakteve, u duheshin 4 ditë për të identifikuar dhe karantinuar një kontakt të ngushtë të një të sëmuri me Covid, aplikacioni u jep mundësi ta bëjnë atë brenda 2 ditësh.

Por në botën reale, shkarkimi i aplikacionit nuk është i njëjtë me përdorimin e tij, ose më e rëndësishmja:reagimi ndaj paralajmërimeve për t’u vetë-izoluar, ndodh nëse aplikacioni ju tregon se keni qenë në kontakt me një person të infektuar.

Një studim i porositur nga qeveria britanike me më shumë se 30.000 njerëz ,tregoi se vetëm 18 për qind e njerëzve ranë dakord të vetë-izoloheshin, kur dikush që punonte për sistemin manual të gjurmimit të kontaktit, i telefononte dhe u shpjegonte arsyen.

Dhe shifrat e reagimit ndaj një mesazh të automatizuar në telefonat e njerëzve, ka të ngjarë të jenë edhe më të ulëta. Po pse aplikacionet nuk patën një sukses më të dukshëm? Së pari, duket se ka një mungesë të besimit të publikut tek teknologjia, dhe mbi përdorimin që ajo i bën të dhënave personale.

Një problem tjetër është që vetëm zotëruesit e smartfonëve mund të përdorin aplikacionet. Duke pasur parasysh që në Britani, 61 për qind e të moshuarve mbi 65 vjeç nuk kanë qasje në një pajisje të lëvizshme të internetit, kjo do të thotë se grupi më i madh i rrezikuar nga koronavirusi, ka shumë më pak të ngjarë të jetë në gjendje të përfitojë nga aplikacionet për gjurmimin e kontakteve.

Një zgjidhje për këtë problem, mund të jetë përdorimi i teknologjisë alternative për të regjistruar kontaktet e njerëzve. Singapori ka prezantuar një pajisje që mund të mbahet në xhep ose çantë, dhe që përmban një teknologji që kryen të njëjtin funksion si një aplikacion gjurmimi. / The Conversation – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

Publikuar

-

Nga

Biznesi i familjes Bajden, dhe lidhjet e saj me Kinën

“The Wall Street Journal”

* Shumica e mediave po e injorojnë përmbajtjen e elektronike të gjetur në laptopin e Hanter Bajden, por kjo nuk do të thotë që ato nuk përbëjnë lajm. Xho Bajden ka detyrimin t’i përgjigjet pyetjeve rreth ndikimit të djalit të tij dhe bizneseve të tij, sidomos në lidhje me Kinën.

“The New York Post” botoi javën e kaluar përmbajtjen e materialeve në një laptop që supozohet se i përkiste Hanterit. Gazeta ka qenë transparente, duke thënë se e ka marrë kopjen e hard drive-it nga avokati i Donald Trump, Rudi Xhuliani, që nga ana e tij thotë se e ka marrë atë nga pronari i një dyqani për riparimin e kompjuterave në Delauer, ku kompjuteri u braktis në vitin 2019.

Xho Bajden e përqesh këtë çështje si një “fushatë shpifjesh”, ndërsa Kryetari demokrat i Komitetit të Inteligjencës në Kongres Adam Shif, nuk e quan atë si një provë, por një “dezinformim rus”. Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Xhon Retklif, thotë se qeveria nuk ka të dhëna që e mbështesin pretendimin për një dezinformim.

Një laptop ndodhej në një servis kompjuterësh që nga prilli 2019. Ai përmban emrin e Hanter, dhe atë që duket të jetë firmat i tij. Pronari i servisit tha se kompjuteri dhe hard disku u sekuestruan nga FBI në dhjetorin e vitit të shkuar. Ndërsa shtabi i fushatës së Bajden, nuk ka thënë që posta elektronike është e rreme.

Email-et në lidhje me biznesin e Hanterit në Ukrainë janë raportuar gjerësisht në media. Por më intriguese është një e-mail i majit 2017, që përfshin një diskutim rreth “paketave të shpërblimit” për 6 persona, si pjesë e një marrëveshje biznesi me kompaninë e madhe energjetike kineze sot të shpërbërë, CEFC China Energy.

Kompania kineze, bëri bujë në mediat ndërkombëtare disa vjet më parë, kur qeveria amerikane akuzoi një organizatë të financuar nga CEFC për pastrim parash, dhe kur drejtori i saj ekzekutiv u ndalua nga autoritetet kineze. CNN raportoi në vitin 2018 se “në kulmin e saj”, CEFC ishte “e vështirë të dallohej” nga qeveria kineze.

Sipas postës elektronike, Xho dhe Hanter Bajden ishin në të njëjtën linjë në 2017, për të përfituar nga një marrëveshje me CEFC. Një e-mail duket se identifikon Hanter Bajdenin si “kryetar/zëvendëskryetar, në varësi të marrëveshjes me CEFC”.

Ai gjithashtu i referohet pagesave financiare në termat e “20” për “H”, dhe “10 të mbajtura nga “H” për djalin e madh?”. Fox News thotë se ka konfirmuar vërtetësinë e postës elektronike, me një nga marrësit e saj, dhe burimet thonë se “djali i madh” në këtë mesele është Xho Bajden.

LEXO EDHE:  Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

LEXO EDHE:  Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

Një e-mail i gushtit të vitit 2017 nga “Robert Biden” (emri zyrtar i Hanter), thotë se marrëveshja fillestare ishte për 10 milion dollarë në vit, por që atëherë ishte bërë “shumë më interesante për mua dhe familjen time”, pasi përfshinte një pjesë të “kapitalit dhe fitimeve”. Stafi i Xho Bajden, thotë se kthimet e taksave, nuk tregojnë ndonjë përfshirje të familjes në investimet kineze.

Refreni i mediave të majta, është se edhe nëse këto komunikime elektronike janë të vërteta – në fakt familja Bajden nuk e mohon vërtetësinë e tyre – ato nuk arrijnë të provojnë se Xho Bajden ka shkelur ndonjë ligj. Por krimet nuk janë standardi minimal për sjelljen politike të një politikani.

Bajden ishte në vitin 2017 një qytetar i thjeshtë, por po konsideronte mundësinë e garimit për president. Një transaksion që do ta bënte atë – ose djalin e tij – partner me një kompani të lidhur me qeverinë kineze, ngre shumë pikëpyetje rreth gjykimit dhe mënyrës se si ai do ta sillej me Kinën si president i SHBA-së.

Xho Bajden duhet të qartësojë të gjitha dyshime mbi lidhjet e tij ekonomike me Kinën. Kjo është në interesin e tij politik. A është ai “djali i madh” në e-maile? Çfarë ndodhi me marrëveshjen? Kina do të jetë një nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme të Bajdenit, dhe dokumentet e pashpjegueshme nuk do të zhduken edhe nëse ai zgjidhet president.

Nëse republikanët mbajnë Senatin, është e sigurt që do të ketë më shumë investigim mbi këtë çështje. Ndoshta Xho Bajden mund të mos ketë qenë i përfshirë, dhe Hanter e ka përdorur emrin e babait të tij për të bizneset e veta.

Por është gjithashtu e mundur që Xho Bajden të ketë qenë në dijeni të biznesit të CEFC, dhe të ketë hezituar t’i thoshte të birit se nuk mund të përdorte emrin dhe pozicionin e babait të tij për punët private. Cilado qoftë e vërteta, publiku meriton të dijë të vërtetën./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Publikuar

-

Nga

Presidencialet e SHBA/ Pse sondazhet mund të kenë gabuar sërish

Nga G.Murphy Donovan “American Thinker”

* Sondazhet dhe ekspertët e tyre, dolën bllof gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Në fakt, në zgjedhjet e fundit grupimi anti-Trump ishte aq universal, me anketuesit dhe gazetarët kryesore, sa që është e vështirë të besosh se nuk kishte një komplot për të dekurajuar votuesit e Trump.

Me zgjedhjet e radhës në prag, sondazhet duket se po rikthejnë në skenë një lloj dezha vy-je. Donald Trump po sulmohet nga të gjitha anët si “kalorësi i errët”. Por këtë vit ka disa prova të qarta, se përse sondazhet dhe media mund të jenë sërish në rrugë të gabuar, ose po i paraqesin keq shifrat.

Anketuesit bien dakord për një gjë:votuesit në zonat rurale janë mjaft të vështirë për t’u arritur për të kryer sondazhe me ta. Dhe shpjegimi është i vetëkuptueshme. Punonjësit amerikanë “jakë blu”, ose të “mjerët” siç etiketohen nga demokratët janë ende në punë.

Amerikanët e zonave urbane, punonjësit e qeverisë dhe shkollave ​​publike janë me leje me pagesë për shkak të epidemisë së Covid. Një në katër amerikanë, punon për qeverinë ose shkollat e të gjitha niveleve. Ata mund të mbi-përfaqësohen në sondazhe.

Votuesit e Bajdenit, kryesisht në zonat urbane, janë sërish në shtëpi; duke iu përgjigjur telefonit, dhe duke qenë të gatshëm të shtrembërojnë kurbën e sondazhit. Nëse karantinat në zonat urbane janë një komplot për të dëmtuar Trumpin, kjo mund të ketë një efekt të kundërt në kampuset universitare.

Të rinjtë e kësaj moshe, janë zakonisht me prirje liberale, por apatikë në raport me proceset zgjedhore. Me shkollën që ka një ndërprerje për një kohë pacaktuar, kampuset nuk do të kenë këtë vit shumë votues që mund t`a hedhin votën në favor të dyshes Bajden/Herris.

Ndërkohë që nga mesi i shekullit XX, afro-amerikanët kanë qenë të prirur të votonin për demokratët; si për ironi partia e skllavërisë. Diçka ka ndryshuar këtë vit. Zezakët po vetë-deklarohen si të pavarur në një numër të konsiderueshëm, një lajm ky jo i mirë për liberalët dhe demokratët.

Këtu nuk ndihmoi as qëndrimi mbrojtës i Bajdenit ndaj zezakëve. Ndërkohë, as shenjat e tjera nuk janë të mira. 27 republikanë zezakë po garojnë këtë vit për në Kongres. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm amerikanësh të zakonshëm, sidomos ata që jetojnë afër qyteteve, nuk do të denjonin të tregonin hapur mbështetjen për Trump. Ata nuk mbajnë asnjë poster në oborrin e shtëpisë së tyre apo në parakolpin e makinës, pasi kjo do t’i vinte në shënjestër të banditëve liberalë, lëvizjes “Black Lives Matters” dhe aktivistëve të ANTIFA- që tashmë janë derdhur rrugëve të SHBA-së.

LEXO EDHE:  Si ka ekzistuar dikur jeta në Tokë, përpara se të kishte oksigjen?

LEXO EDHE:  “Peshku i madh”, Adriatik Llalla mund të arrestohet?

Votuesit e ndrojtur të Trumpit, po ruajnë një profil të ulët, ndërsa “kultura e anulimit” po vijon të lulëzojë, pasi demokratët e dinë se trazirat në shtetet e tyre nuk do të shuhen shumë shpejt. Nuk ka ndonjë metrikë përveç votës, për të numëruar mbështetësit e heshtur të Trump.

Hakmarrja më e mirë është një fitore. Sondazhet politike amerikane, janë më të pandershmet në botë. Asnjëherë nuk na është thënë se sa telefonata duhet të bëhen për të marrë një përgjigje, dhe nuk ka as ndonjë mënyrë për të vlerësuar ndershmërinë e të anketuarve, demokratëve, republikanëve apo të pavarurve.

Kur nuk dimë numrin e atyre që refuzojnë të përgjigjen, dimë edhe më pak për apatinë apo armiqësinë e plotë ndaj vetë sondazheve. Faktet e harruara konsiderohen shumë rrallë. Censorët e mediave urbane, nga të cilat industria e sondazheve është një nëngrup, tani përfshijnë Komisionin e Debatit Presidencial dhe perandoritë dot.com.

“Big Brother” është qartësisht një demokrat urban. Është një bast shumë i sigurt, që të njëjtët njerëz që do të guxojnë të votojnë atë ditë Trumpin, mund të mos jenë të gatshëm të flasin, ose të jenë të sinqertë me një anketues urban. Në fakt, sondazhet popullore në mbarë vendin janë të kota, pasi një president zgjidhet shtet më shtet përmes Kolegjit Zgjedhor.

Demokracia e vërtetë funksionon sipas rregullave. Shumica e sondazheve kryesore, lidhen me një ose më shumë media. Mediat partiake po shesin profeci dhe jo ​​parashikime. Ndër shumë gjëra të tjera, në fillim të muajit tjetër është mençuria e turmave./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE