Connect with Us

“O Shqipe që fluturon lart me zarzavate”/ Rama përplaset me Gjuzin për çështjen e detit

Politikë

“O Shqipe që fluturon lart me zarzavate”/ Rama përplaset me Gjuzin për çështjen e detit

Publikuar

-

“O Shqipe që fluturon lart me zarzavate”/ Rama përplaset me Gjuzin për çështjen e detit

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama është përplasur me deputetin Kujtim Gjuzi teksa po fliste për marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e detit.

Rama i quajti “trupeshq” ata që besojnë se qeveria e tij po negocion që Greqia të zgjerohet me 12 milje në det.

Rama: Lartmadhni, unë nuk fus njeri në burg, qevria në demokraci nuk fut njeri në burg. Të fusësh njerëz në burg duke qenë kryeministër, duhet të jesh mbret në potencë ose në një sistem parti-shtet. Ti je mbret në potencë dhe i tillë do mbetesh. Ju kapni ça të kapni për sa kohë keni trupeshq që e hanë karremin tuaj, karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës.

LEXO EDHE:  “Europa skeptike për negociatat”/ Lubonja akuza Ramës

Gjuzi: Karremin e ha ti.Futi në burg ata që firmosën!

Rama: Detin dilni mbrojeni aty ku ka peshq që notojnë. Detin imagjinar, sa për detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit të Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje nuk ka lidhje me Shqipërinë. Që ta dini ju, nuk ka mundësi fizike, hapësirë fizike, për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve. O shqipe që fluturoni lart me perime dhe zarzavate, nuk ka negociata, o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharak!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Foltorja e Elbasanit”/ Berisha: Tribunë e vërtetë lirie

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ka publikuar disa foto nga “Foltorja” e zjarrtë me demokratët dhe qytetarët në qytetin e Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Foltorja e Elbasanit ishte një tribunë e vërtetë lirie.

“Album tjeter nga Foltorja e Elbasanit si tribune e vertet lirie! Rrofte Liria!”, ka shkruar Berisha.

LEXO EDHE:  Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Po vriten njerëzit çdo ditë

LEXO EDHE:  Edi Rama paralajmëron spastrimin e kryebashkiakëve me probleme penale



Kujtojmë se ish-lideri historik i PD, ka zhvilluar deri më tani takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan.

Ndërsa gjatë javës në vijim pritet që “Foltorja” e Berishës të mbahet në Kukës dhe në Korçë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria e madhe”/ Deklaratat e Ramës ‘zemërojnë’ ministrin serb

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vulin ka thënë se vetëm “bota serbe”  do ta ndalonte “Shqipërinë  e madhe”.



 “Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se detyra e karrierës së tij politike është ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën’, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën hesht dhe BE -ja nuk nxjerr deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

Kur unë, që nuk jam kryeministër i Serbisë, thërras në emrin tim për unitetin politik të të gjithë serbëve dhe them se detyra e brezit tim është të krijojë një “botë serbe”, atëherë i gjithë rajoni reagon dhe BE ka diçka për të thënë. Të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”. Pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e Madhe’ është krijimi i një ‘bote serbe’”, deklaroi Vulin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Për “krimin” që mund të kryente aktivisti Lapaj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Adriatik Lapaj është një aktivist simpatik i asaj që ka mbetur nga shoqëria jonë civile. Me sa e kam ndjekur, ai i bashkohet kauzave të drejta, por mbi të gjitha bën përpjekje serioze për të ndjekur logjikën dhe argumentet, një dukuri kjo jo fort e shpeshtë në debatin tonë publik.

Sot pashë një reagim të tij, ku i shpjegonte disa të tjerëve, se, ndryshe nga sa thuhej, nuk ishte e vërtetë që ai po përgatitej të krijonte një parti politike.

Të shqetësuarit nga Adriatiku, me sa kuptova, i referoheshin kryesisht një emisioni, ku ai kishte qenë i ftuar së bashku me kryeministrin Rama, të cilin unë nuk e kam parë.

Por më bëri përshtypje përgjigja e aktivistit, i cili bënte shumë kujdes t’i qetësonte ata të tjerët, se ai nuk do ta kryente kurrë atë për të cilën ata po e “akuzonin”. A thua se bëhej fjalë për ndonjë turp shumë të madh, për të mos thënë një krim.

Kjo përgjigje e pafajshme deri në naivitet, në fakt, është treguesi i një mendësie mbytëse se politika në këtë vend është monopol i dy partive, pavarësisht se sa keq i qeverisin apo i përfaqësojnë ato shqiptarët. Se njerëzit as që duhet ta mendojnë, e jo më të zgjedhin dikë tjetër përveç Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, edhe sikur të hanë realisht bar, e jo nga ai i metaforës së zonjës Kim. Maksimumi që mund të lejohet, nëse je i djathtë, është që të bëhesh ushtar apo fan i Lulit ose i Berishës, por edhe kjo deri kur të vijnë zgjedhjet politike. Por deri këtu, sepse për të tjerë nuk ka vend.

LEXO EDHE:  “Europa skeptike për negociatat”/ Lubonja akuza Ramës

LEXO EDHE:  “Europa skeptike për negociatat”/ Lubonja akuza Ramës



Është pikërisht kjo arsyeja që e ka detyruar aktivistin Lapaj të reagojë si ta kishte pickuar gjarpri, nga “meraku” i gojëve të liga se ai mund të guxonte të mos e pranonte monopolin e “tokës së xanun” në politikë.

Natyrisht, që ai dhe kushdo tjetër personazh publik i marrin vetë vendimet e tyre se çfarë do të bëjnë me të sotmen dhe me të ardhmen e tyre.

Por, sipas meje, në rast se një ditë do t’u shkojë mendja të merren me politikë, për t’i shërbyer vendit, duhet ta bëjnë këtë pikërisht nën siglën e një force tjetër politike dhe jo brenda kënetës së qelbur të 3 bandave të Fatos Lubonjës.

Sepse po u shfaqën në njërën prej frëngjive të kryetarokratëve të famshëm, nuk kanë nevojë fare të shpjegohen, sepse e kuptojnë të gjithë se edhe ata kanë pranuar t’i shërbejnë si gjithë mercenarët e tjerë këtij sistemi të kapur dhe të kalbur politik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE