Connect with Us

“Kosova shkoi e poshtëruar në SHBA”/ Spahiu: Edhe Serbia është e përdorur

Politikë

“Kosova shkoi e poshtëruar në SHBA”/ Spahiu: Edhe Serbia është e përdorur

Publikuar

-

“PD po fundoset si Titaniku”/ Paralajmëron Kreshnik Spahiu: Mijëra demokrat do largohen

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, pretendon se Kosova shkoi e poshtëruar dhe inferior në Uashington për takimi me presidentin Donald Trump.

Sipas Spahiut, Kosova shkoi inferiore pasi në 12 muaj pati gjithë elitën politike të sulmuar nga BE dhe SHBA.

Ai tha në emisionin “Open” se më shumë se me Serbinë, Kosova në Shtëpinë e Bardhë bëri marrëveshje me Izraelin.

“Kosova shkoi shumë e poshtëruar dhe inferiore, por jo për fajin e saj. Të gjithë ata që komentojnë se Trump po përdor Hotin janë shumë komik. Nëse Trump ka mbetur të fitojë zgjedhjet me Avdullahun, i ka punët shumë keq. Kosova shkonte inferiore sepse në 12 muaj pati gjithë elitën politike të sulmuar nga BE dhe SHBA.

LEXO EDHE:  SHBA përgatitet për “valën e dytë” të COVID-19/ Blen të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir

BE ishte i interesuar për ta penguar marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe atë që do ndodhte në Shtëpinë e Bardhë. Kemi edhe rrëzimin e Albin Kurtit nga SHBA pasi e quajti Shtëpinë e Bardhë me termin Shtëpinë e Gjelbërt. Kosova më shumë se me Serbinë bëri marrëveshje me Izraelin.

Të gjithë u morën me deklaratën e Trump dhe asnjë me Netanyahun. Netanyahu na konsideroi një shtet mysliman, na krahasoi me një komb arab. Serbinë e konsideroi shtet-komb, ndërsa Kosovës e konsideroi “state”, që mund të jetë edhe pjesë e Serbisë. Edhe Serbia është e përdorur, pasi fituan vetëm njohjen e Izraelit”, deklaroi Spahiu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zërat kundër Bashës në PD/ Elezi: Kush ka folur është përjashtuar

Publikuar

-

Nga

“Basha ka bërë PD-në të pabesueshme”/ Ibsen Elezi: Ja kush është problem unë, më i madh se Rama

Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit ka komentuar mbi zërat kundër krydemokratit Lulzim Basha në Partinë Demokratike. Ai tha se shumë anëtarë nuk reagojnë kundër tij, pasi të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar.

Ai shprehet se është njerëzore të gabosh, por sipas tij , të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gabimet që bëjnë.

“Të gjithë zërat që kanë tentuar të flasin kanë pasur të njëjtin fund, janë përjashtuar ose janë larguar. Kjo është arsyeja. Ky mekanizëm i ndërtuar me kujdes apo rastësisht kanë çuar në vrasjen e kurajos.

LEXO EDHE:  “Masat agresive po ngadalësojnë virusin”/ Trump: Shohim “dritë në fund të tunelit”

LEXO EDHE:  “Beteja” mes Trump e Biden fokusohet në 5 shtete përcaktuese/ Garë e fortë për Nevadën

Në momentin që vret kurajën është e vështirë që njerëzit të besojnë që do ketë sukses nëse del kundër rrymës. Dikush më shumë, dikush më pak, përgjegjës jemi të gjithë. Nuk është turp të korrigjosh diçka, është njerëzore të gabosh. Duke e ditur që demokracia është opinion edhe në rrjetet sociale po deformohet demokracia. Në PD është vrarë konkurrenca, konkurrenca është ajo që prodhon ide”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Elezi: Të bëhet garë e barabartë

Publikuar

-

Nga

“Ka një dakordësi në heshtje”/ Elezi zbulon çfarë fshihet pas sulmeve të Republikasve ndaj Topallit

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi është shprehur se një nga gabimet më të mëdha që Partia Demokratike ka bërë në zgjedhjet parlamentare është që nuk kërkoi votat e emigrantëve. Elezi shton se nëse do të kishin votuar edhe emigrantët opozita do ti kishte fituar zgjedhjet.

Ai në një intervistë për McnTv, thekson se  zgjedhjet brenda PD për të vendosur lidershipin e ri duhet  të jenë të barabarta dhe sipas tij, nëse fiton Basha do ta pranojë këtë gjë.

“E djathta kërkon sisteme që kanë të bëjnë me konkurrencën ndërsa e majta del me teori dhe fshehin listat. Ajo që duhet të kërkonte me këmbëngulje opozita ishte vota e emigrantëve. Si nuk e kërkon votën e tyre dhe del e ankohesh?  Po të kishte qenë vota e emigrantëve që opozita sado e pafuqishme është do kishte fituar mbi qeverinë. Kjo është një qeveri skandalesh. Nuk i numëron dot skandalet e Ramës. Kemi kërkuar që Basha të largohet dhe të bëhet garë e barabartë. Nëse si fiton unë do ta pranoja këtë gjë”, u shpreh Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish kryetari i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar mbi dështimet e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Elezi shton se ai dhe kreu i PD Lulzim Basha do të jenë në garë për të qenë në krye të kësaj partie jo vetëm për idetë por edhe për personalitetin.

Ai në një intervistë për McnTv thekson se Basha nuk mund të fitojë pasi sipas tij, ai ka humbur besueshmërinë e anëtarëve dhe elektoratit. Ish-kryetari është shprehur se krydemokrati i hartoi i vetëm listën e kandidatëve për deputet.

“Si mund të fitojë Lulizm Basha. Nëse konkurrojmë të dy bashkë do konkurrojmë për idetë dhe personalitetin. Do të jemi në garë. Unë në momentin që ti je një njeri që ke një pabesueshme të madhe dhe nëse ke përballe një njeri që ka minimumin e besueshmërisë nuk ka mundësi të fitojë.

Ai u çua dhe tha kam ndërtuar një listë të vetme me 140 kandidatë dhe kërkoi falje. Bëri ca xhinglime por prapë dështoi. Njerëzit nuk besojnë tek fjala por tek veprimi. Lulzim Basha ka treguar mungesën e besueshmërisë tek anëtarësia e PD dhe tek elektorati. Kjo është arsyeja kryesore e dështimit të Bashës”, tha Elezi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE