Connect with Us

Kamera e fshehtë/ Stop “pushton” pa mundim institucionet e rëndësishme 

Denoncim

Kamera e fshehtë/ Stop “pushton” pa mundim institucionet e rëndësishme 

Publikuar

-

Emisioni “Stop” starton sonte me një kamera të fshehtë, që tregon, sesa të pasigurta janë instucionet tona të rëndësisë së vecantë.

Siguria e tyre i është besuar një kompanie shtetërore, por rojet e objekteve punësohen në bazë të shumës së parave nën dorë dhe jo në bazë të aftësisë.

Kësisoj institucionet e rëndësisë së vecantë në vendin tonë mbeten në dorë të rastësisë dhe keqbërësve.

Gazetarët e emisionit “Stop” kanë mundur të “gjejnë punë” në kompaninë shtetërore të sigurisë së institucioneve dhe pas këtij hapi, kanë hyrë në një prej institucioneve të mbrojtura, duke kaluar cdo pengesë e duke u ulur deri në zyrën e drejtorit.

LEXO EDHE:  Denoncoi dhunën, autorët të lirë/ Ja si përgjigjet Shefi i Komisariatit (video)

Për çfarë afere korruptive bëhet fjalë dhe cili është institucioni i pushtuar nga emisioni “Stop”, do të mund ta ndiqni sonte në mbrëmje në orën 20.10 në ekranin e TV Klan. Për të mos u humbur puntata e parë e “Stop” për këtë sezon televiziv!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    7 Shtator, 2020 at 12:51 pm

    Ironia e Saimirit dhe Gentjanit! Keta jane pjese e sistemit dhe jane servile dhe medioker te atij qe i paguan! Zero respekt!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Sandër Lleshaj, “kapteri” me limuzinë

Publikuar

-

Nga

The scandal with the 100 million car/ Sander Lleshaj cannot put in his pocket the luxurious BMW

Erdhi si ministër i Brendshëm me imazhin e gjeneralit, dorëzoi edhe gradat e tij. Por Sandër Lleshaj duket se tashmë është kthyer në “kapterrin” publik me limuzinë. Megjithëse makina e tij është një BMW luksoze, të cilën nuk e ka as kryeministri dhe asnjë ministër tjetër në Shqipëri.

Makina me targa Gjermane, te Policia e Shtetit

Një mjet që i duhej “kapterr Lleshit” për të shitur mend, apo për t’u rehatuar kohët e fundit të pushtetit të tij, si ministër.

Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Njeriu i skandaleve, i një pasurie të dyshimtë dhe të fshehur në Gjirin e Lalzit. Një vilë e padeklaruar, që nuk është në emrin e tij.

Bëhet ministër i Brendshëm dhe mbyt qytetarët me gaz lotsjellës. Më pas disa skandale përfshijnë Ministrinë e Brendshme. Që nga emërimet në Policinë e Shtetit, tenderat e zhvilluara dhe së fundi një mjet me një vlerë 100 milionëshe blihet me një formulë ekstraligjore, sillet në Shqipëri me targa gjermane.

Një mjet i blerë për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin, që tashmë shëtit në Tiranë me targa falso, pa siguracion dhe në të “shtrihet” Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, që udhëheq Policinë e Shtetit dhe strukturat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare.

Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Përgjegjësi për rendin dhe sigurinë duhej të kishte mjetin e tij luksoz për strategjitë politike të institucionit. Dhe tani është fshehur pas “gishtit”.

LEXO EDHE:  “Stop”/ I merr koleges para borxh për dasmën, por i jep dru në vend të borxhit

LEXO EDHE:  Stop – Elbasan/ Vendimi i gjykatës vret për herë të dytë vajzat e aksidentuara

Ai makinën nuk e fut do në xhep, as qeveria nuk mund të fshehë skandalin, tentoi që të shmangë përgjigjet zyrtare, duke fshehur dokumentat.

Policia e Shtetit nuk i përgjigjet të dhënave që kërkohen në lidhje me mjetin. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gënjen publikisht, duke thënë se nuk jep të dhëna private.

Në fakt Sandër Lleshaj, “kapterri” në krye të Ministrisë së Brendshme, nuk mund ta fshehë dot mjetin e tij.

Ne e kemi paralajmëruar disa herë. Ai skandal nuk ka për t’u fshehur dhe nuk ka për t’u ndalur, deri ditën e fundit dhe çdo lloj justifikimi që do të përdorë, thjeshtë dhe vetëm do të thellojë më tej skandalin e “kapterrit” Lleshaj, me limuzinë./ CNA.al

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Makina luksoze/ Qeveria kërkon të fshehë skandalin e Sandër Lleshajt



Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti qarkullon pa siguracion

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze të Sandër Lleshajt/ Makina qarkullon me targa falso

Ministri i Brendshëm përfshihet në skandal/ Fshehu një vilë në Gjirin e Lalzit?

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Foto+Video/ Zbulohet vila e ministrit të Ramës në Gjirin e Lalzit

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali-Arrestohen në flagrancë tatimorët/ Policia fsheh ngjarjen

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit mbrëmjen e djeshme në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 4 punonjës të Tatimeve, por lajmi nuk ëshrë bërë public për mediat.

Sipas denoncuesit, arsyeja pse po fshihet lajmi është se kanë frikë se hetimet do të arrijnë deri lart në krye të drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.



“Pershendetje doktor te uroj shendet.Doja tju tregoja nepermjet jush te gjithe shqipetareve se si po behet cdo gje per te mbyllur nje skandal te madh ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve.Jane arrestuar Dorjan Flamuraj, Klodian Islami, Erion Trungu, Elis Tushe me para ne xhep e flagrance te gjithe banda gjobevenese e Tatimeve me ne krye kapobanden e famshme Romeo Shehun e Dritan Boci po bllokohet dalja e lajmit ne media se kane hall qe hetimet do arrijne deri lart ne krye te drejtorise. Arrestimi eshte bere dje ne darke ne rrugen e Barrikadave te ne nje bar kafe tek Galeria”-thuhet në denoncim.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Video-Skandali në Zyrat Arsimore në Peshkopi/ Mësuesi qëndron në Londër por vijon të paguhet

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkure është ndalur në Peshkopi pas shumë problemesh të raportuara që lidhen me Zyrën Arsimore dhe drejtuesen e këtij institucioni, Brikena Dani.

“Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth.



Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

LEXO EDHE:  Stop – Elbasan/ Vendimi i gjykatës vret për herë të dytë vajzat e aksidentuara

LEXO EDHE:  Denoncoi dhunën, autorët të lirë/ Ja si përgjigjet Shefi i Komisariatit (video)

LEXO TE PLOTE