“Jaka Peter Pan”/ Ky është trendi që do të pushtojë sezonin e vjeshtës

7 Shtator 2020, 14:14, Lifestyle CNA
“Jaka Peter Pan”/ Ky është trendi që do të

Instagram është një nga reklamuesit më të mëdhenj nëse bëhet fjalë për stilin e të veshurit. Së fundi një trend që do të pushtojë sezonin e vjeshtës po qarkullon me shpejtësi.

Bëhet fjalët për jakat ?Peter Pan?, të cilat nuk janë saktësisht të reja, pasi ishin prezent edhe dimrin e kaluar. Mirëpo, fama i është shtuar këtë vjeshtë.

Jakat e ?Peter Pan? po shfaqen në çdo artikull të veshjeve të mundshme këtë sezon, duke përfshirë markat më të njohura.

?La Veste?, marka e bashkëthemeluar nga stilistja spanjolle Blanca Miro, lëshoi ??një këmishë jashtëzakonisht të popullarizuar me jakë ?Peter Pan? me ngjyrat më trendi të këtij viti, e cila sigurisht tërhoqi vëmendje dhe dizajnerja e modës Batsheva Hay përfshiu disa fustane me jakë ?Peter Pan? në koleksionin e saj para vjeshtës.

Më poshtë gjeni disa shembuj se si influencueset po kombinojnë trendin e jakës ?Peter Pan?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga