Connect with Us

Izraeli do të njohë Kosovën?/ Kreu i Vetevendosjes hedh dyshimet: Nuk ka asnjë garanci

Politikë

Izraeli do të njohë Kosovën?/ Kreu i Vetevendosjes hedh dyshimet: Nuk ka asnjë garanci

Publikuar

-

Izraeli do të njohë Kosovën?/ Kreu I Vetevendosjes hedh dyshimet: Nuk ka asnjë garanci

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi është shprehur se nuk ka ende një garanci që Izraeli do ta njohë Kosovën si shtet.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në këtë drejtim, dhe se këta të fundit pretendojnë edhe për pronat e hebrenjve në Kosovë.

Duhet kuptuar se nuk ka ende asnjë garanci që Izraeli do ta njoh pavarësinë e Kosovës:

1. Izraeli nuk ka nënshkruar asgjë në këtë drejtim.

2. Izraeli e ka bërë të qartë se ka disa gjëra paraprake që duhet të ndodhin në lidhje me pronat e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë para se te merret një vendim.

LEXO EDHE:  Ndalet migrimi ilegal nga Kosova, në 48 orë asnjë i larguar

3. Izraeli mund të vendosë hapjen e një zyre ndërlidhëse në Prishtinë “Liason Office”, siç e ka dhe Greqia, pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe këtë Hoti me shokë mund ta quajë edhe si “normalizim marrëdhëniesh diplomatike”. Megjithatë, mbetet për t’u parë.

Ky reagim i Boiken Abazit, vjen pas takimit të premtes në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Publikuar

-

Nga

Forumi Ekonomik Rajonal/ Firmosen tre marrëveshjet e mëdha në Shkup

Në mbledhjen e Forumit Ekonomik Rajonal në Shkup, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë firmosur tri marrëveshjet e mëdha.

Mobilizimi i tre vendeve për katastrofat natyrore, lehtësimi i importit dhe eksportit dhe qarkullimi i lirë në tregun e punës, këto janë tre marrëveshjet që u frimosën në Forumin Ekonomik Rajonal.

Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.

LEXO EDHE:  Zbulohet përmbajtja e dokumentit sekret/ Ja kush do të digjte Kuvendin

LEXO EDHE:  Shkëlzen Berisha ironizon Ramën/ Trafikantët na premtojnë bashkim

3 marrëveshjet e firmosura

1-Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2-Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3-Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ “Do të ketë dorëheqje më të forta në PD”

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi “bombë” i Harxhit/ "Do të ketë dorëheqje më të forta në PD"

Ish-kandidatja për kreun e PD-së, Edith Harxhi ka bërë paralajmërimin e fortë duke u shprehur se do të ketë dorëheqje edhe nga degët e tjera të PD në rrethe dhe nga ato më të rëndësisshme.

E ftuar në emisionin “Breaking” ajo deklaroi se kreu i PD, Lulzim Basha është i vetmi përgjegjës për dorëhqejet masive në Korçë.

Ajo theksoi se kjo është dhe arsyeja pse ai në konferencën për media anashkaloi çështjen duke mos u përgjigjur.

Ai anashkaloi rastin e Korçës, pse ai është përgjegjës në rastin e Korçës dhe për situatën e PD. Do të kemi dorëheqje të tjera edhe nga degët e tjera të PD-së. Të rëndësishme, anëtarësia e PD po vlon, e kjo vjen menjëherë pas Kuvendit”, tha Harxhi.

Ajo akuzoi Bashën se po zbaton prej kohësh marrëveshjen politike të katër vite më parë të 17 majit.

LEXO EDHE:  Peter Beyer: Akuzat e Speciales nuk ia ulin meritat UÇK-së

LEXO EDHE:  Mafio-oligarkia i nënshtroi të gjitha partitë politike

Situata është e rëndë, PD po zhbëhet çdo ditë e më tepër, grupe e njerëz po largohen dhe vetëflijohen, Korça nuk është i vetmi rast, por është rasti më flagrant. Situata në Korçë vlonte për shumë kohë, jo vetëm para e pas fushatës. Kjo tregon se PD po shkon drejt një vetëshkatërrimi, e askush nuk merr masa dhe kjo për mua është shqetësuese”, vijoi më tej Harxhi.

Gjithashtu nënvizioi se do të jetë reagime të tjera pasi sipas saj Basha nuk ka kohezion politik brenda PD./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Publikuar

-

Nga

Batuta e Ramës në Forumin Ekonomik/ “Shpresoj që përkthyesi të mos ma shkatërrojë komplet mesazhin”

Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Forumit Ekonomik Rajonal, që po mabhet në Shkup.

Rama e ka nisur fjalimin e tij më një batutë, duke thënë se do të flasë shqip dhe i drejtohet kryeministrit maqedonas që uron që këtë herë përkthyesi mos t’i shkatërrojë mesazhin si më herët.

“Do t’ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE