LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi nënën një ditë më parë/ Ish-presidenti Bujar Nishani del me mesazhin prekës

7 Shtator 2020, 07:45, Politikë CNA
Humbi nënën një ditë më parë/ Ish-presidenti Bujar

Ish-presidenti Bujar Nishani ka dalë me një mesazh prekës, një ditë pas humbjes së nënës së tij.

Teksa falënderon për të gjithë miqtë që iu gjendën pranë me ngushëllimet e tyre në ketë ditë të trishtë për të, Nishani shkruan se për shkak të situatës së Covid-19 nuk mundet që nënës t?i bëjë përcjelljen siç e kërkon zakoni.

?Të dashur miq e dashamirë !
Ju falenderojmë me mirënjohje për mesazhet tuaja ngushëlluese.
Në rrethanat dhe situatën absurde që po kalojmë, kur doket, zakonet, traditat tona nuk po mundemi ti respektojmë, prania dhe ngushëllimi juaj përmes mesazheve ishte lehtësimi ynë më i madh.
Në pamundësi për t?ju përgjigjur një për një, personalisht seicilit prej jush, siç e meriton nderi dhe vlera juaj për ne, lutemi pranoni mirënjohjen dhe falenderimet tona.
Unë besoj, besoj shumë se Nëna jonë e ndjerë është e qetë dhe e paqtë që ne kemi kaq shumë miq e dashamirë !
Zoti sjelltë veç gëzime në familjet tuaja!?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga