Connect with Us

Festivali i New Yorkut/ “Lugatka” fiton çmimin e filmit më të mirë eksperimental

Kultura

Festivali i New Yorkut/ “Lugatka” fiton çmimin e filmit më të mirë eksperimental

Publikuar

-

Festivali i New Yorkut/ “Lugatka” fiton çmimin e filmit më të mirë eksperimental

“Lugatka” është filmi shqiptar që ka fituar çmimin e filmit më të mirë eksperimental në “New York True Venture Film Festival”, që këtë vit nisi rrugëtimin me edicionin e parë.

Filmi i shkurtër “Lugatka” është nën regji të Altin Sulajt. Mes tre filmave të nominuar për këtë çmim, “Lugatka është vlerësuar si filmi më i mirë eksperimental.

Lugatka është një figurë e njohur e mitologjisë shqiptare që përfaqëson ankthin, të fshehtat e të pathënat e njeriut.

Ky film na sjell sfidat dhe forcën e gruas, të femrës rebele që duhet të ulërasë atëherë kur duhet, të ngrejë kokën dhe të thyejë tabutë.

Ndërkohë, kujtojmë se festivali me bazë në New York është i themeluar skenaristi, regjisori dhe producenti shqiptari Julian Biba. Ky festival i është dedikuar fuqizimit të filmbërësve të pavarur.

LEXO EDHE:  Një film për Angela Merkelin

“New York True Venture Film Festival” ishte menduar që të mbahej në maj të këtij viti, por për shkak të pandemisë, u shty për në muajin shtator dhe u mbajt në versionin online./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Festivali i Librit/ Bukinist 2021, festë për autorin dhe përkthyesin

Publikuar

-

Nga

Festivali i Librit - Bukinist 2021, festë për autorin dhe përkthyesin

Nga Albert Gjoka*

Pas përfundimit të Panairit Online të Librit në muajin nëntor 2020, i realizuar në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, Bukinist lançon një tjetër aktivitet të rëndësishëm për librin, – “Festivali i Librit – Bukinist 2021”, i cili do të zhvillohet përgjatë gjithë muajit prill. Ky muaj përkon me dy data të rëndësishme: Ditën Botërore të Librit për Fëmijë, më 2 prill; dhe Ditën Botërore të Librit, më 23 prill. Këto dy data shënojnë edhe kujtesën për tre autorë të shquar të letërsisë botërore: Hans Kristian Andersen, Uilliam Shekspirin dhe Servantesin.

Për të gjitha këto arsye, platforma Bukinist.al, me mbështetje nga One Telecommunications, ka vendosur që të organizojë një panair online për autorin dhe përkthyesin, të cilët meritojnë më tepër mirënjohje nga të gjithë; që nga lexuesit, librarët, botuesit, bota e biznesit dhe institucionet që bëjnë politika kulturore.

Janë rreth 90 autorë dhe përkthyes të cilët përgjatë një muaji do të vijnë virtualisht para lexuesit, me librat dhe përkthimet e tyre. Ata do të komunikojnë dhe do të ndërveprojnë me lexuesin përmes platformave virtuale dhe do të sjellin veprat e tyre më të fundit. Janë shkrimtarë të njohur shqiptarë që jetojnë këtu, në Kosovë apo diasporë, autorë të rinj, të cilët sapo kanë sjellë veprat e para tek lexuesi dhe që kanë nevojë për mbështetje. Gjatë zhvillimit të bisedave, të cilat do të përcillen edhe në rrjetet sociale të Bukinist në Facebook, Instagram dhe Youtube, janë të mirëpritura ndërhyrjet dhe komentet e ndjekësve tanë apo partnerëve të festivalit. Veprat e autorëve në fokus do të jenë në oferta ditore përgjatë gjithë muajit prill. Prandaj, mos e humbisni rastin të merrni librat e autorëve tuaj të preferuar me ulje çmimi gjatë kësaj periudhe.

Në këtë panair online nuk do të mungojnë as ofertat për lexuesit e grup-moshave të ndryshme për kategoritë në fokus gjatë muajit prill: Librat më të shitur, librat e rinj, përrallat, enciklopeditë dhe ofertat ekskluzive që do të shkojnë nga 20-60% ulje.

E veçanta e këtij festivali do të jenë edhe çmimet për librat më të mirë të botuara gjatë vitit 2020. Tek blogu Leximtari.al ka nisur votimi online që prej 16 shkurtit të këtij viti për librat e përzgjedhur në gjashtë kategori: Libri për fëmijë, poezia shqipe, romani shqip, romani i përkthyer, libri non-fiction dhe libri i motivimit dhe zhvillimit personal. Për secilën prej kategorive janë përzgjedhur nga 7 libra.

Më datën 2 prill, pikërisht në hapje të Festivalit të Librit Bukinist 2021, do të shpallin fituesin për librin më të mirë për fëmijë, botuar gjatë vitit të kaluar. Për pesë kategoritë e tjera, fituesit do të bëhen të ditur më datën 23 prill 2021. Të gjithë lexuesit që marrin pjesë në votim për “Libri më i mirë për fëmijë”, përfitojnë kupona dhe surpriza të tjera.

LEXO EDHE:  Taksat vendore, rrisin me 11 % çmimet e banesave në Tiranë në tremujorin e parë

LEXO EDHE:  Një film për Angela Merkelin

Ky është viti i pestë radhazi që Bukinist dhe Leximtari zhvillojnë votimin online për librin më të mirë të botuar gjatë vitit paraardhës nga shtëpitë botuese shqiptare. Ky konkurs mbetet një formë aktive për të promovuar librin shqip, ku vlerat më të mira dalin nga shijet që kanë lexuesit të cilët marrin pjesë në votimet online tek Leximtari.

Panairi online do të ketë edhe shumë surpriza të tjera: Do të vazhdojë “Bukinist Book Club”, një hapësirë e ndërtuar për lexuesit dhe të pasionuarit pas librit. Tashmë, Bukinist ka komunitetin më të madh dhe më aktiv të lexuesve, prandaj do të vijojmë me mbështetjen e fortë për secilin prej tyre, me konkurset, mini-konkurset e përshtyjpeve dhe lojërat shpërblyese, etj.

One Telecommunications i bashkohet “Festivalit të Librit 2021” me dëshirën për të promovuar leximin dhe librin në Shqipëri. Edukimi vjen përmes leximit. Me këtë qëllim, One ka mbështetur vazhdimisht inisiativa që nxisin rritjen e kapaciteteve dhe kulturën.

“Festivali i Librit – Bukinist.al” e nis këtë rrugëtim me synimin ambicioz për tu bërë një prej festave më të bukura për krijuesit dhe përkthyesit tanë, të cilët e kanë pasuruar librin shqip me punën e tyre, – dhe përmes tij, edhe botën tonë mendore dhe shpirtërore.

*Autori i shkrimit është menaxher i platformës Bukinist.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Infektohet me COVID-19/ Çun Lajçi: Nëse shpëtoj, s’do të jetë nevoja të më blini lule

Publikuar

-

Nga

Infektohet me COVID-19/ Çun Lajçi: Nëse shpëtoj, s’do të jetë nevoja të më blini lule

Infektohet me COVID-19, aktori dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Çun Lajçi. Ka qenë vetë Lajçi, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social ‘Facebook’ lajmin se është prekur nga koronavirusi.

Ai ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij, ku ka dërguar edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

Lajçi theksoi se në rast se bëhet mirë dhe shpëton luftën ndaj koronavirusit, pasi sipas tij të gjithë kanë për të shpëtuar, nuk do të detyrohen t’i blejnë lule dhe t’ia zmadhojnë fotografinë e tij, nëse do të vdes.

“Nëse…!

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. – S’do t’keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n’shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! Po Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!

LEXO EDHE:  Taksat vendore, rrisin me 11 % çmimet e banesave në Tiranë në tremujorin e parë

LEXO EDHE:  Një film për Angela Merkelin

Atje ka zogj e njerëz s’me duhen! Njeni kur m’pa me libra n’rrugë, n’Kumanovë m’duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n’Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n’rrugë kam lindë e n’rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s’ka me iu ra mallkimi që s’keni ba gja për mua, (s’kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m’përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!”, shprehet Lajçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Nga Mitro Çela/ Ëndërr në sirtar, humor me Koço Devolen

Publikuar

-

Nga

Nga Mitro Çela/ Ëndërr në sirtar, humor me Koço Devolen

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës na dërgoi ftesa: Filipit, Koços dhe mua.

“Ju pres ne Gjirokastër. Kemi festival…”

Hipëm në makinë. Filipi përpara. Ne mbrapa. Kur Filipi po dremiste, i them Koços.

-Dua të të tregoj një esse me humor…

-Ti e ke thënë vetë: Veshi i majtë më ka lënë shëndenë. Sipas ligjeve të perëndisë: kush nuk dëgjon: bërtet. Jo për gjë, por do zgjosh Filipin.

-Ok! Dikur, para Ezmerkës, më pëlqente një bionde. E gjatë. Me kaçurele. Me sy blu.

Në atë mot, isha memec . Goja më ka ardhur tani-vonë!

Bëra ca dredha dhe takova çupën:

Unë:- Të kam parë në ënderr!

Ajo:-Ishalla nuk më ke parë lakuriq! E kam për keq!

Unë:-Çneeee! Të kam parë me golf!

…Debil!…

-Biri im! Humori do fakte të vërteta. Kur i sajon, bëhet përrallë!- Tha Koçoja.-

-Pse?

-Ti thua para Ezmerkës. Me llogari ëndrrën me sy hapur, e ke parë para viteve ‘80-të. Në atë mot punoje në “ZP”. E kishe të ndaluar të ëndërroje për seks.

LEXO EDHE:  “Tano Cariddi” pjesë e filmit shqiptar, mbërrin në Tiranë për xhirime

LEXO EDHE:  Taksat vendore, rrisin me 11 % çmimet e banesave në Tiranë në tremujorin e parë

-Ta heq Ezmerkën?

-Nuk e heq dot, sepse është shënjë tradhëtie dhe…vaj të valuar në vesh…

Mbërritëm në Gjirokatër. Festivali fillonte pas tre orëve.

-Kemi kohë, – tha Filipi,- të shohim dyqanet.

Morëm përpjetë sokakëve. U futëm në një dyqan me gjëra artistike. E zonja rreth të 50-tave. Pa pyetur Filipi bëri prezantimin:

-Ky është Koço Devole,- i tha për mua. -Artist në estradë. Ne të dy jemi futbollistë.
-Më vjen keq. Nuk ju njoh. Kam jetuar në Greqi?!

Blemë disa suvenire. Filipi u largua. Mbeta me Koçon.
Më thotë shitësja:

-Zoti Koço! Më fal që nuk ju njoha. Çfarë pune bën në estradë?

-Marangoz!

Ngrita zërin, për të dëgjuar i zoti i emrit!

Dolëm nga dyqani. Më thotë Koço:
-Nuk gjete zanat tjetër për mua?…Mund të thoje: shakaxhi?!…Kjo tregon se të mungon batuta për tu bërë humorist!…Si puna e esse-së nudo, de!

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: