LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Efekti anësor i Covid-19/ Të gjithë jemi bërë anti-socialë

7 Shtator 2020, 07:17, Blog CNA

Ndërsa viti shkollor po fillon në mesin e një pandemie globale, shumë njerëz janë të shqetësuar mbi ndikimin negativ që mund të ketë mësimi virtual ose i distancuar nga shoqëria me bashkëmoshatarët, në zhvillimin e aftësive sociale tek fëmijët. Por çfarë ndodh me të rriturit?

Duket se edhe të rriturit e privuar nga kontakti i qëndrueshëm dhe i larmishëm me kolegët, mund të bëhen po aq të ngathët në ndërveprimet sociale sa edhe fëmijët e papërvojë. Kërkimet mbi të burgosurit, tipat vetmitarë, ushtarët, astronautët, eksploruesit polarë dhe të tjerët, që kanë kaluar periudha të gjata në izolim, tregojnë se aftësitë sociale janë si muskujt që atrofizohen nga mospërdorimi.

Njerëzit e ndarë nga shoqëria – nga rrethanat apo për zgjedhjen e tyre – raportojnë se ndihen më të stresuar nga shoqëria, më impulsivë, më vështirë dhe më jo-tolerantë kur kthehen në jetën normale. Psikologët dhe neuroshkencëtarët, thonë se diçka e ngjashme po ndodh tani me ne të gjithë ne tani, për shkak të pandemisë.

Gradualisht, por në mënyrë të pashmangshme, ne po e humbasim lehtësinë dhe shkathtësinë tonë tipike në situatat e ndryshme në shoqëri, pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm për këtë apo jo. Dhe shenjat janë kudo:njerëzit komunikojnë sot zakonisht përmes platformës ?Zoom?, duke reaguar me tepri apo duke e keqinterpretuar sjelljen e njëri-tjetrit, duke dëshiruar por jo shijuar vërtet shijuar kontaktet me të tjerët.

Është një sëmundje e çuditshme sociale që mund të jetë me ne për një kohë të gjatë, nëse nuk ndërmarrim hapa për të minimizuar efektet e saj. Ndërveprimi i përditshëm me njerëzit, ju jep një ndjenjë të përkatësisë dhe sigurisë, që vjen nga ndjenja se jeni pjesë, apo keni qasje, në një komunitet dhe rrjet më të gjerë.

?Izolimi social e shkatërron këtë rrjet?- thotë Stefan Hofman, profesor i psikologjisë në Universitetin e Bostonit, SHBA. ?Gjëja e parë për ta kuptuar këtë janë arsyet biologjike?- shprehet Stefani Kaçiopo, drejtoreshë e Laboratorit të Dinamikës së Trurit në Universitetin e Çikagos.

?Nuk është një patologji apo çrregullim mendor?- thekson ajo. Edhe tipat më të mbyllur janë të interesuar të kërkojnë shoqërinë e të tjerëve. Kjo është një domosdoshmëri evolucionare. Një njeri i vetëm, e kishte dikur shumë të vështirë të vriste mamuthët, apo të mbrohej nga sulmet e armikut?- shton ajo.

Pra kur jemi larg të tjerëve, truri ynë e interpreton këtë gjë si një kërcënim vdekjeprurës. ?Të ndjerit të vetmuar apo të izoluar, është po aq një sinjal biologjik sa uria ose etja. Dhe ashtu si mosngrënia që rrezikon vdekjen nga uria, edhe dështimi për të bashkëvepruar me të tjerët kur jemi të vetmuar shkakton efekte negative njohëse, emocionale dhe fiziologjike, për të cilat dr.Kaçiopo thotë se ka gjasa që të përjetojnë tani shumë nga ne.

Edhe nëse jeni të shoqëruar me një partner romantik apo anëtarët e familjes, ju prapë mund të ndiheni të vetmuar – shpesh të zhytur në trishtim, nervozizëm, zemërim dhe një lloj letargjie mendore dhe fizike, pasi nuk keni gamën e plotë të ndërveprimeve njerëzore që ju nevojiten.

Kjo është një dukuri që mjekja britanike Bet Hejli e njeh shumë mirë. Ajo qëndroi 1 vit në një bazë të largët në Antarktidë, si pjesë e një ekipi që bën kërkime për Agjencinë Evropiane të Hapësirës. ?Ne e trajnuam shumë para se të niseshin, për faktin se rikthimi në shtëpi mund të ishte i vështirë. Dhe ti zakonisht qesh, duke menduar se nuk do të të ndodhë diçka e tillë?- thotë ajo.

Por kur dr.Hejli u rikthye jetës normale në fillim të vitit 2016, ajo tha se ndihej shumë e stresuar. ?Një nga miqtë e mi të mirë më takoi në Zelandën e Re, dhe unë e pashë veten duke u fshehur pak pas saj kur po bëja check-in në hotel. Normalisht do të kisha qenë e lumtur që dilja një hap përpara, por shpresoja që sportelisti të merrej me të dhe jo me mua?- kujton ajo.

Për muaj me radhë, ajo ishte nervoze kur hipte në autobus, dhe lodhej shpejt kur shkonte të psoniste në supermarket.

Disa nga anëtarët e tjerë të ekuipazhit të saj, e patën po kaq të vështirë për t?u përshtatur mes njerëzve, saqë u regjistruan menjëherë në programin e ardhshëm për t?u kthyer në Antarktidë. E njëjta gjë u ndodh shpesh ushtarëve që kthehen nga misionet e gjata jashtë vendit, por edhe të burgosurve të liruar pas shumë vitesh në izolim.

Edhe nëse rikthehen në shtëpi tek familjet e tyre, brenda disa ditësh ose javësh ata duan të rikthehen në qeli. ?Unë nuk dua të vë shenjën e barazimit midis të burgosurve në izolim, dhe asaj që po kalojmë që të gjithë tani, por ka ngjashmëri të caktuar?-thotë Kreig Hanej, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, që merret me studimin e efekteve të izolimit tek të burgosurit.

?Dukuria e njerëzve që ndihen jo rehat me njerëzit e tjerë, është pjesë e asaj që ndodh kur mohohet kontakti normal shoqëror, nga i cili ne varemi shumë. Ndërveprimi social, është një nga gjërat më të komplikuara që i kërkojmë të bëjë truri ynë?- thotë ai.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që çdo ditë ta zini kohën duke u lidhur me të tjerët, qoftë përmes një bisede përmes distancimit social, telefonatës, apo të paktën përmes një shkëmbimi mesazhesh plot përmbajtje dhe mendim. Dhe ndërsa të gjithë po dalim gradualisht dalim nga izolimi dhe po zgjerojmë rrjetet tona shoqërore, mos prisni që dikush apo çdo gjë të jetë njëlloj si më parë.

Njerëzit në mënyrë të pashmangshme ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe sigurisht pasi diçka domethënëse si një pandemi, e mban pezull jetën e tyre dhe e lëkund besimin e tyre tek ato që ata menduan se dinin. Vlerat ndryshojnë, personalitetet e njerëzve po ashtu. Askush nga ne nuk është i njëjtë. Prandaj jepini vetes dhe të gjithëve një lloj pushimi. Dhe kini durim përballë sjelljes së çuditshme sociale të vetes tuaj por dhe të tjerëve./Gulfnews.com- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga