Connect with Us

CNA.al paralajmëroi ndryshime në qeveri/ Balla: Do vlerësojmë performancën e ministrave

Politikë

CNA.al paralajmëroi ndryshime në qeveri/ Balla: Do vlerësojmë performancën e ministrave

Publikuar

-

Balla publikon foton e vjetër me Nanon dhe i uron ditëlindjen/ Udhëheqësi ynë historik!

Tre ditë më parë, CNA.al paralajmëroi ndryshime në qeveri, duke bërë disa lëvizje brenda kabinetit që ka, duke larguar disa emra, por tek tuk edhe duke shtuar ndonjë emër të ri.

Për këtë ka folur sot edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se për të marrë një vendim të tillë do të kenë një komunikim me qytetarët.

Balla tregoi se PS do të hapë një dritare komunikimi me qytetarët, ku do të marrë mendimet e tyre për performancën e secilit ministër.

“Ndryshimet në qeveri nuk vijnë si pasojë e sesioneve të reja parlamentare, por gjithmonë kanë qenë një shprehje e përmirësimit të punës në një sektor të caktuar dhe në këtë këndvështrim padyshim ju jeni njohur me faktin që PS ka startuar dhe shumë shpejt do kemi një dritare dhe një kanal komunikimi me qytetarët dhe në krahun tjetër të komunikimit virtual me anëtarët e tjerë të PS, për të vlerësuar performancën e deputetëve dhe ministrave, me qëllim që ekipi që do përfaqësojë PS në zgjedhje, jo vetëm të përfaqësojë vlerat më të mira të komuniteteve që ata përfaqësojnë, por të vijnë edhe nga një proces konsultimi me anëtarësinë e partisë.

LEXO EDHE:  "Nuk shpëton nga hetimi"/ Balla mesazh Metës

Në këtë këndvështrim, padyshim që edhe performanca e ministrave do të vlerësohet në këtë proces. Por ajo që dua të them uën është se unë e vlerësoj maksimalisht punën e secilit prej ministrave edhe pse ka gjithmonë ka vend për përmirësime”, u shpreh ai në një lidhje me emisionin “Top Talk”.

Më tej, numri 2 i PS-së theksoi se ndryshimet në qeveri nuk janë ndonjë gjë e çuditshme, pasi pretendon se bëhen për të përmirësuar performancën.

“Kjo nuk është e çuditshme, se dhe në vitin 2017, në mars të vitit 2017, u desh të bënim disa ndryshime në qeveri vetëm për të ndarë në disa sektorë të ndryshëm pozicionin e drejtuesit me atë të ministrit, nisur nga nevojë për tu fokusuar ministri te drejtimi i ministrisë. Nganjëherë dy kunguj në një sqetull nuk mbahen dot”, nënvizoi Balla./ CNA.al

Ndryshimet në qeveri/ Lista me emrat që pritet të lëvizin

Ekskluzive/ Ndryshimet në qeveri, një hap larg

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pasaporta për futbollistin afrikan përplas Ramën me Metën/ Presidenca: Ke urrejtje për Tironën

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Ilir Metën se i ka dhënë shtetësinë shqiptare një lojtari afrikan, pjesë e Tiranës për 8 orë edhe pse ishte nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Sipas Blushit, kryeministri është autor i sulmeve antikombëtare që i bëhen këtij ekipi. Blushi thotë ndër të tjera se ora e përballjes po vjen.

“Nuk kishim asnjë dyshim! Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.
Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë. Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! Ora e përballjes po afron! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli!” shkruan Tedi Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ SPAK-u, si dordolec

Publikuar

-

Nga

Të gjithë i kanë sytë nga SPAK-u, edhe pse ai ngjan të jetë në gjumë, ose në rastin më të mirë, duke u shtirur se është duke fjetur.
Disa duke e shkundur realisht që të zgjohet, ndërsa të tjerët duke i treguar gjahun e gatshëm, që është gjithmonë në radhët e armikut.

Dikush duke bërtitur me zë të lartë se është i pastër, njësoj si ata që këndojnë natën për t’i nxjerrë frikën vetes, ndërsa të tjerët duke folur me zë të ulët apo duke ndërruar temën, nga meraku se mos edhe vetëm përmendja e emrit të tij do t’i turbullojë ujërat.
Dikush duke e sulmuar me tërbim për ta trembur, që mundësisht të mos fillojë kurrë punë, ndërsa të tjerët duke e marrë me të mirë, se mbase kjo do t’i kursejë disa ditë burgu apo ndonjë padi më pak, nga tufa e zullumeve të veta.

Nuk kanë faj, sepse e dinë se çkanë bërë, ndaj edhe janë të trembur. Si kur i drejtojnë gishtin e akuzës, për ta delegjitimuar, ashtu edhe kur e mburrin kot, edhe pse ai nuk po bën ndonjë gjë për të qenë. Të paktën, deri më sot.

LEXO EDHE:  Video/ Justin Bieber shpërthen në lot gjatë performancës në skenë

LEXO EDHE:  Deklarata e Manastirliut/ Paralajmëron Spahia: Mjekët dhe qytetarët nuk janë budallenj

Është njësoj si ai efekti i dordolecit, që i frikëson zogjtë, megjithëse nuk është njeri. Imagjino se çfarë mund të ngjasë atë ditë që vërtetë SPAK-u të zgjohet dhe të funksionojë, duke kryer, qoftë edhe në minimo misionin e vet.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Lefter Koka takon me mall Nanon/ Ndryshimi drastik në pamje i ish-kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto krahë për krahë ish-kryeministrit socialist, Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos Koka shprehet se miqtë e vërtet janë si vera e vjetër, ata nuk të lodhin kurrë.

Në foto bie në sy ndryshimi drastik në pamjen e ish-kryeministrit, i cili shfaqet më i mbushur se zakonisht, si dhe me mjekër e flokë të thinjur.

“Miqtë e vërtetë dhe vera e vjetër janë të vetmet që nuk të lodhin kurrë! Ritakohem çdo herë me të njëjtin mall dhe intensitet me mikun tim sa me vlera po aq dhe të mençur. E majta shqiptare është sot kjo forcë progresiste falë Fatosit, filozofizë së tij politike për një shoqëri të hapur demokratike dhe padiskutim mbështetja e tij do të na ndihmojë për të vazhduar kontributin për Shqipërinë tonë dhe rrugëtimin e pandalshëm euro-atlantik”, shkruan Koka./CNA.al

LEXO TE PLOTE