Connect with Us

Çështja e detit/ Rama: Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH

Politikë

Çështja e detit/ Rama: Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në foltoren e Kuvendit për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë.

Rama thotë se ata që e kanë coptuar detin sot kanë dalë për ta mbrojtur ndërsa theksoi se nuk ka asgjë të vërtetë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk ndahet deti siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në.

“Mos u bëni qesharak dhe të poshtër. Sepse ata që i fryjnë këtij zjarri e dinë mirë se nuk ka asgjë të vërtetë. Në vend që të punojnë për shqiptarët, duan t’i përdorin. Të kapin ndonjë votë. Kap ça të kapesh! Dhe nisen me varka mono për të mbrojtur detin, duke i rënë lopatës majtas djathas. Deti aty është, nuk ka lëvizur. Nuk është dot as deti, as toka. Nuk ndahet, siç ndaheshin tenderat kur LSI drejtonte ARRSH-në, sepse negociatat bëhen me persona të autorizuar, nuk bëhen me muhabet varkash. Dhe nëse një autoritet që është qeveria firmos një marrëveshje, ka një tjetër që e gjykon. Është zoti President. Ai e di shumë mirë që po nuk erdhi deti tek ai, askush nuk ka çfarë do t’i bëjë detit. Ata që e kanë copëtuar detin sot kanë dalë ta mbrojnë. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha bënë marrëveshjen më të gabuar. Monika Kryemadhi nuk ka pasur lopata në atë kohë. Marrëveshjen e bënë me firma dhe me vula, s’ka marrëveshje m,e fjalë. E firmosi me buzëqeshjen më të gjatë që kam parë në fytyrën e Lulzim Bashës. Ishte buzëqeshje me milje, po ta shohësh edhe nga pas, mund ta shohësh edhe me buzën pas. Ka dalë Ilir Meta e ka mbrojtur në atë kohë me gjithë peshën e tij, edhe fizikë. Ishte dyfish atë kohë”, tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PD reagon për raportin e KiE/ Faktoi masakrën elektorale

Publikuar

-

Nga

Vijon procesi i votimit për kreun e Partisë Demokratike. Në listën e votuesve mungojnë emra që janë anëtarë të partisë. Pas denoncimit që bëri Edvin Kulluri, një tjetër emër nuk figuron në listën e kandidatëve. Deputeti në listën e Tiranës Ethem Aga nuk figon në listën e anëtarëve të oartisë, dhe si i tillë nuk ka të drejtë të votojë.

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Në një reagim zyrtar, PD thekson se raporti ka konfirmuar akuzat e tyre, se në zgjedhjet parlamentare ka pasur zyrtarë që kanë abuzuar me pushtetin dhe se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve.

Gjithashtu, PD-ja thotë se në këtë raport evidentohen qartë “elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi”.

Deklarata e plotë:

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi.

Në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, Asambleja Parlamentare konfirmon se:

Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet.

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës. Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.

LEXO EDHE:  Mos u tremb Luli, Rama nuk i hapi listat

LEXO EDHE:  “Pa koment”/ Topalli nxjerr videon e Bashës, ja si gënjeu hapur demokratët

Gjatë fushatës elektorale media publikoi databazën me të dhënat personale e cila përdorej nga PS për të ushtruar presion. Rrjedhja e të dhënave sensitive personale, përfshirë preferencat politike të qytetarëve, janë shqetësim serioz dhe i bëjnë votuesit vulnerabël.

Misioni vëzhgoi momente presioni mbi votuesit. Një person u pa teksa tërhiqte një tjetër drejt Qendrës së Votimit, pasi votuesi kaloi procedurën e verifikimit ai u mor me një anë dhe u instruktua si të votonte. Në të njëjtin Rajon u dëshmua një rast i shpërndarjes së parave pranë qendrave të votimit. Një tjetër ekip i Asamblesë Parlamentare vërejti propagandë elektorale për një parti gjatë votimit brenda një qendre votimi.

Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidmos për ndryshimet në sistem.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli pezullon mbledhjen e Këshillit Bashkiak/ “Nuk mund të zhvillohet, masat janë akoma në fuqi”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Bashkisë së vlorës, Dritan Leli ka reaguar pas përgjigjes së Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Leli sqaron se kreu i bashkisë dhe administrata do të zbatojnë rregullat anticovid të vendosura nga qeveria për të shmangur mbledhjet dhe grumbullimet deri në datën e vendosur, 01.07.2021.

Duke iu uruar një ditë të mbarë pune jam sipas kërkesës për të zhvilluar një mbledhje jashtë radhe për problematikat.

Në 21.006.2020 i ka kthyer këtë përgjigje Migena Ballës, “Administrata dhe Leli vlerëson me përgjegjësi maksimale ushtrimin e funksioneve dhe me po këtë ndjenjë vlerëson rolin e Këshillit Bashkiak, nisur nga ky vlerësim, deklarojmë se është keqkuptuar se administrata e Bashkisë e ka penguar qëllimisht mbajtjen e mbledhjes, sa i përket pretendimit të disa këshilltarëve për tejkalim të kompetencave nga ana e kryetari të Bashkisë, është i pabazuar se administrata nuk ka pasur asnjë pretendim për datën, kjo për faktin se kryetari i Bashkisë dhe administrata ishin të gatshëm në platformën Zoom për mbledhjen, siç është dhe sot.

Për korrektesë nga ana e administratës është vënë një informacion mbi problematikat, në rastin konkret nuk ka qenë qëllimi i Bashkisë që të pengojë këshilltarët të hyjnë në ambientet e Teatrit “Petro Marko”, pasi nuk ka diskutim që këshilltarët janë pjesë e Bashkisë dhe godina është ambient publik. Ka një keqkuptim nga ana juaj ku i referoheni nenit 9 të ligjit të 2015 për vetëqeverisjen vendore, pasi nuk ka të bëjë me tjetërsim për pronën.

Mbledhja jashtë radhe në sallën “Petro Marko”, nuk mund të zhvillohet se masat janë akoma në fuqi. Zhvillimi i mbledhjeve në ambiente të mbyllura do të ndryshojë pas datës 01.07.2021. Administrata e Bashkisë do të jetë në dispozicion. Do kërkojë mirëkuptimin që t’i kursenin një shfaqje e panevojshme qytetarëve në mesin e zhvillimit të sezonit turistik,, iu kam shpjeguar se zhvillimi i mbledhjes është i pamundur pasi janë në fuqi masat anti-COVID”, shprehet Leli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analiza/ Pse Basha vendosi objektivin 707 mijë vota

Publikuar

-

Nga

Analiza/ Pse Basha vendosi objektivin 707 mijë vota

Dy ditë më parë, CNA.al publikoi të dhëna ekskluvize, që tregonin dështimin e drejtuesve politik, të Lulzim Bashës, në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas tabelës më poshtë, ekipi i Lulzim Bashës ka arritur të sjellë rreth 85 mijë vota më pak, sesa objektivi i caktuar nga kreu i PD.

CNA.al ka raportuar me shifra të sakta të nxjerra nga zyra e Lulzim Bashës, të konfirmuara zyrtarisht nga PD dhe KQZ, ku objekti është rreth 707 000 vota, ndërsa rezultati i arritur është rreth 620 000 vota.

Pra, ata që u trumbetuan fort nga Lulzim Basha si kapital politik, në fakt dështuan, duke i siguruar kështu Partisë Demokratike, një katastrofë elektorale, në shumicën e qarqeve.

Por, një tjetër detaj që tregojnë shifrat, është fakti se me objektivin e vendosur, prej 707 000 vota, duket qartë se Lulzim Basha ka dashur të jetë fitues i vetëm, pasi me 71 mandate do ta kishte më të lëhtë qeverisjen me LSI dhe do ishte më i sigurtë.

Pra, Lulzim Basha ka qënë i qartë, ka kërkuar 707 000 vota, për të arritur në 70-71 mandate, por drejtuesit e tij politik dështuan. ( Lexo këtu).

Dështimet më të mëdha i kanë Ervin Salianji, Edmond Spaho, Edi Paloka, Grida Duma, Helidon Bushati, Bujar Leskaj, Tritan Shehu etj.

Pra, përtej cdo qëndrimi se Lulzim Basha nuk donte të fitonte këto zgjedhje apo ishte vasal i Ramës, në obkjektivat që ka kërkuar është i qartë. Ai ka kërkuar mbi 70 mandate nga të tijët.

Dhe po ti shohësh rezultatet me analizë, objektivat e vendosura janë totalisht realiste.

Në vitin 2013, PD bashkë me aleatët siguroi rreth 690 mijë vota, sot pas tetë vitesh kërkoi 707 000 vota, duke shtuar edhe dy aleate, PBDNJ që ka qënë afërsisht 15 mijë vota dhe PAA-në e Agron Dukës, që pretendohet të jetë mbi 10 mijë vota.

Pra me një mbledhje të thjeshtë aritmetike Basha ka marrë rezultatin e 2013-ës, i ka shtuar PAA dhe PBDNJ dhe ka kërkuar 707 000 vota, megjithëse duhej të kërkonte 730 000.

Sipas përllogaritjeve, me mbi 707 000 vota pushteti ishte i garantuar.

Por të lodhurit dhe dështuarit e Bashës nuk mundën të shkonin mbi 622 265 vota. Pra, 80-90 mijë vota poshtë objektivit. Mbi 15% e votave të kërkuara nga Lulzim Basha mungojnë.

LEXO EDHE:  Beteja e gjatë me Covid/ Rama jep ‘lajmin e bukur’

LEXO EDHE:  Video-Rama shtyn Braçen: Ik

Gjithçka është lehtësisht e lexueshme nga shifrat që CNA.al i ka siguruar nga zyra e Lulzim Bashës.

Objektivat janë të qarta, çdo përllogaritje e gabuar në shifra nuk ndikon në mandate.

Janë arritur vetëm 622 265 vota, dhe ky është fakt.

Objektivi ishte, por drejtuesit politik të Lulzim Bashës dështuan duke sjellë një rezultat që përtej asaj që ai e quan “masakra zgjedhore”, duhet të quhet masakra e dështimit të drejtuesve të tij politik./CNA.al

Të gjithë dështakët e “fitores” së Lulzim Bashës

Analiza-Objektivat dhe dështimi i Bashës/ Zgjedhjet, leksion për demokratët

Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

LEXO TE PLOTE