Connect with Us

Aleanca ballkanase-amerikanolatine e krimit po kërcënon të ardhmen e rajonit

Blog

Aleanca ballkanase-amerikanolatine e krimit po kërcënon të ardhmen e rajonit

Publikuar

-

Aleanca ballkanase-amerikanolatine e krimit po kërcënon të ardhmen e rajonit

Nga Ryan C.Berg & Ivana Stradner “American Enterprise Institute”

* Shumë grupe kriminale në Ballkan, e kanë origjinën tek shpërbërja e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë, dhe konfliktit që e pasoi. Nën urdhrat e një brezi të ri kriminelësh, këto grupe lokale me kriminelë dhe paramilitarë të dikurshëm u zgjeruan, shtuan synimet dhe aftësitë, duke u përfshirë në tregjet e paligjshme fitimprurëse.

Në një zhvillim të rëndësishëm në botën e krimit të organizuar, grupet kriminale ballkanike tani janë aktualisht shumë të lidhura me rrjetet e trafikut të drogës në Amerikën Latine. Grupet kriminale në mbarë Amerikën Latine, i konsiderojnë tani grupet kriminale ballkanike si partnerët e tyre më të besuar.

Grupet kriminale ballkanike, janë partnerë tërheqës për kartelet e drogës në Amerikën Latine për 4 arsye kryesore. Së pari, ata i përshtaten shpejt situatave, dhe punojnë mirë me grupet lokale. Së dyti, Ballkani është një udhëkryq i rëndësishëm i trafikut të drogës, duke shërbyer si një urë lidhëse midis Evropës Lindore dhe saj Perëndimore.

Së treti, grupet kriminale ballkanike ruajnë një prani të fortë në shumicën e qyteteve portuale evropiane, që përdoren si pika pritëse nga Amerika Latine në Evropë, përfshirë portet e Belgjikës, Holandës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës.

Së katërti, për shkak të kësaj pranie, ata janë në gjendje të transportojnë produkte të paligjshme nga njëra anë në tjetrën, pa pasur nevojë për ndërmjetës të mëtejshëm, duke e zvogëluar kësisoj kompleksitetin e operacioneve të trafikut të drogës, dhe njëherazi gjasat për të hedhur ndonjë  hap të gabuar.

Shenjat e një aleance kriminale ballkanase-amerikanolatine janë rritur në vitet e fundit. Në mars të këtij vitit, autoritetet evropiane shkatërruan një rrjet kriminal ballkanik me qendër në Malin e Zi, që merrej kryesisht me trafikimin e kokainës në Evropë.

Në maj po të këtij viti, autoritetet gjermane sekuestruan 500 kg kokainë në një anije malazeze që ishte nisur nga porti i Santosit në Brazil – një nga portet kryesore në të cilën vepron organizata më e madhe kriminale e Brazilit, Primeiro Comando da Capital (PÇ).

Kjo ngjarje erdhi pas arrestimit në prillin e 2020-ës të Xhilberto dos Santos në Mozambik të Afrikës, një bashkëpunëtor kryesor i PÇ, ku ai pretendohet se kërkonte lidhje me krimin e organizuar serb, për të trafikuar kokainë në Evropë nëpërmjet Ballkanit.

Megjithatë, lidhjet në zhvillim e sipër shkojnë më thellë sesa aleancat e thjeshta. Kriminelët sipërmarrës nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, kanë shkuar direkt në burimin e drogës në Amerikën Latine, duke u integruar në zinxhirët e furnizimit dhe rrjetet e shpërndarjes së karteleve në Kolumbi, Ekuador dhe Brazil.

Një raport i ri mbi “Grupin e Amerikës nga Ballkani”, një nga grupet më të mëdha të trafikut të drogës në Evropë, shkon deri atje sa të pretendojë se organizatat kriminale ballkanike mbajnë lidhje të ngushta me agjencitë e inteligjencës në vendet e ish-Jugosllavisë, madje edhe me agjencitë e huaja të inteligjencës, përfshirë CIA-n.

LEXO EDHE:  SHBA nuk duhet t’a lërë fatin e Ballkanit Perëndimor në dorën e Evropës

Aktiviteti i paligjshëm i zgjeruar në Ballkan, ka prekur si politikën ashtu edhe sigurinë e qytetarëve për vite me radhë. Në vazhdën e Revolucionit Demokratik në Serbi në vitin 2000, që solli rrëzimin e regjimit të Sllobodan Millosheviçit, një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike i shpalli luftë grupeve kriminale serbe, duke ngritur prokurori dhe gjykata speciale për të goditur rrjetet e egra kriminale.

Grupet kriminale, sidomos Klani i Zemunit, u hakmorën duke vrarë kryeministrin Zoran Gjingjiç, nismëtari kryesor i reformave. Në Bosnjë, Edin Gaçanin, i cilësuar si një nga 50 trafikantët kryesorë të drogës në botë nga Administrata e Luftë kundër Drogës në SHBA, dyshohet se mori mbrojtje nga Drejtoria e Policisë së Federatës Bosnjake, gjatë kohës që lëvizte në rajon.

Dhe në Malin e Zi, ku udhëheqësit e opozitës kanë kritikuar shpesh lidhjet e forta të presidentit pro-perëndimor Milo Gjukanoviç me krimin e organizuar, një luftë e përgjakshme midis karteleve Kavaç dhe Skaljari, ka shkaktuar më shumë se të 40 vrarë që nga 2015.

Mjerisht, sfidat e vazhdueshme të korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Ballkan, do të vazhdojnë ta bëjnë atë një rajon pjellor për pastrimin e parave përmes pasurive të patundshme, turizmit dhe lojërave të fatit. Trafiku i shtuar i drogës nga kartelet e Amerikës Latine, madje edhe gjatë kulmit të pandemisë së Covid-19, kërcënon që t’i përkeqësojë këto sfida rajonale.

Thënë thjesht, dështimi për të kufizuar veprimtarinë kriminale në Ballkan nga nivelet e tij aktuale, do të përfaqësonte një kërcënim të madh për dëshirën e rajonit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Meqë Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia nuk i janë bashkuar ende unionit, BE duhet të punojë me këto vende për të zhvilluar dhe forcuar organet anti-korrupsion, në mënyrë që të sigurojë që krimi i organizuar të mos vërë nën kontroll partitë politike dhe institucionet e brishta demokratike.

Pa mbështetjen dhe inkurajimin e BE-së, vendet e Ballkanit mund të kenë më pak të ngjarë të punojnë për shkatërrimit e këtyre rrjeteve kriminale. Për më tepër, mosmarrëveshjet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm që e shmangin vëmendjen nga përpjekjet për të luftuar grupet kriminale, por ato krijojnë gjithashtu një terren pjellor për veprimtari të paligjshme kriminale.

Për shumë arsye, është e një rëndësi të madhe zgjidhja e këtij konflikti të ngrirë. Tek e fundit, vendet e Ballkanit janë përgjegjëse për të ardhmen e tyre politike. Në mungesë të një vullneti më të madh politik, për të kufizuar efektet negative të krimit të organizuar mbi zhvillimin ekonomik dhe politik të rajonit, anëtarësimi në BE mund të mbetet thjesht një mendim i dëshiruar./ Përshtatur nga CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Sukseset dhe dështimet me integrimin e emigrantëve në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Nga Emily Schultheis “Foreign Policy”

* Gelsenkirshen – Gati pesë vjet më parë, kur Muhamad Akur mbërriti në këtë qytet me 260.000 banorë në rajonin perëndimor të Ruhrit, ai ishte aq i etur të mësonte gjermanisht, sa që i kërkoi ndihmë kujtdo që mund ta ndihmonte:mësues, miq dhe madje edhe të huaj në rrugë – me të cilët ai zhvilloi intervista të rreme për të praktikuar gjuhën, dhe për të pasuruar fjalorin.

Atëherë vetëm 15 vjeç, Akur ishte larguar nga qyteti i tij i lindjes Alepo, dhe kishte pasur një udhëtim të vështirë nëpër Siri, Turqi dhe Ballkan, për të arritur deri në Gjermani. Sot, në moshën 20-vjeçare,  jeta e Akur ka ndryshuar plotësisht.

Ai këtë pranverë mbaroi shkollën e mesme, duke dalë me nota shumë të mira në provime ndryshe prej shumë bashkëmoshatarëve të tij gjermanë. Tani, ai shpreson të studiojë për mjekësi, si motra e tij e madhe që ndodhet ende në Siri. Edhe pse pa sukses, Akur kandidoi edhe në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte në landin Nordrhein-Westfalen, për një vend në këshillin e integrimit të Gelsenkirshen, në radhët e socialdemokratëve të qendrës së majtë.

“Shkolla dhe gjuha ishte ndryshe. Dhe unë e pranova atë. Unë e njoh kulturën, tani e di se si sillen gjermanët, cilat vlera përfaqësojnë, dhe jam mirënjohës për këtë. Dhe për shkak të kësaj, ndihem i integruar. Njerëzit flasin gjithmonë për integrimin, dhe shumë prej nesh janë të integruar. Shumë punojnë, paguajnë taksa”- thotë ai.

Në vitet 2015-2016, Gelsenkirshen pranoi mijëra refugjatë si Akur. Ishte një prej shumë qyteteve që e bënë këtë. Por 5 vjet më vonë, emigrimi dhe integrimi mbeten çështje thellësisht përçarëse në vend, dhe kanë ndihmuar në nxitjen e mbështetjes për partinë populiste të së djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD), që në vitin 2017 hyri për herë të parë në parlament.

Ndërsa Gjermania parashikon të ketë fluks të madh të emigrantësh – dhe po shqyrton nëse do t`i pranojë dhe si do t’i pranojë të sapoardhurit – shumë analistë po pyesin nëse pohimi i Merkelit ishte i vërtetë:A është ngritur vërtet vendi në sfidën e integrimit të shumë emigrantëve që ka pranuar vitet e fundit?

Kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjesh, pa u menduar më parë për një pyetje tjetër:Çfarë do të thotë të jesh plotësisht i integruar, dhe kush është përfundimisht përgjegjës për nxitjen e procesit të integrimit? Ka histori suksesi si ajo e Akur dhe shumë të tjerëve që kanë punuar pa u lodhur për të ndërtuar një jetë të re për veten e tyre.

Ka edhe disa të tjerë që me sa duket nuk duan të integrohen; dhe ka të tjerë akoma, të cilëve sistemi ua vështirëson shumë integrimit, edhe nëse këtë e dëshirojnë emigrantët. Por integrimi mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për komunitete të ndryshme, dhe llojet e ndihmës që merr një emigrant, e gjitha kjo varet nga vendi prej nga vjen dhe arsyeja pse ka ardhur në Gjermani.

“Integrimi kërkon kohë, durim, personel dhe para. Ai nuk funksionon në asnjë mënyrë tjetër”- thotë Melek Topaloglu, kreu i Këshillit të Integrimit në Gelsenkirshen. “Sigurisht, ndonjëherë nuk funksionon. Por sfidat janë pjesë e procesit, dhe s’ka asnjë formulë magjike për të bërë që gjithçka të funksionojë në mënyrë perfekte”- shton ai.

LEXO EDHE:  Studimi/ Vaksina e gripit tek gratë shtatzëna, nuk rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët

LEXO EDHE:  Studimi/ Vaksina e gripit tek gratë shtatzëna, nuk rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët

Ndërsa Gelsenkirchen ka qenë gjithnjë i larmishëm në aspektin demografik – gjatë periudhës së lulëzimit të industrisë së qymyrit dhe çelikut në Ruhr, mijëra punëtorë erdhën këtu nga e gjithë Evropa, si dhe nga Turqia dhe Afrika Veriore – fluksi i të ardhurve në 6 vitet e fundit, e ka vendosur nën presion traditën e vjetër të qytetit dhe jetesën harmonike multikulturore.

Sot, afro 36 për qind e banorëve të qytetit janë më origjinë emigrante, pra ata ose të paktën një nga prindërit e tyre nuk kanë lindur këtu. Shtetasit jo-gjermanë përbëjnë 20 për qind të popullsisë së përgjithshme. Nga këta, rreth një e treta janë me origjinë turke, 12 për qind janë nga Siria dhe 9 për qind nga Rumania.

Por sot qyteti përballet me një krizë ekonomike. Sot, banorët e saj kanë të ardhurat më të ulëta për frymë në të gjithë Gjermaninë, dhe shkallën më të lartë të papunësisë. Për pasojë emigrantët fajësohen shpesh për problemet e qytetit.

Dhe diskutimet rreth integrimit dhe problemet e krijuara nga emigracioni, nuk arrijnë jo rrallë të bëjnë dallimin midis njerëzve për të cilët integrimi po funksionon, dhe atyre për të cilët nuk funksionon. Këto probleme kanë ndihmuar në suksesin relativ të AfD.

Ajo fitoi këtu 17 për qind në zgjedhjet federale të 2017-ës, krahasuar me 12.6 për qind në të gjithë vendin.

Enxhi Seli-Zakarias, që është anëtare e këshillit të qytetit për AfD, pasi u largua nga Shqipëria me prindërit u vendos në Gjermani kur ishte 6-vjeçe, ajo thotë se e kupton shumë mirë se sa i vështirë mund të jetë integrimi. Njëherazi, pikërisht për shkak të përvojës së saj, ajo ka pak durim me ata që nuk bëjnë të njëjtën përpjekje që bëri ajo për t’u integruar në shoqërinë gjermane.

AfD ka një pikëpamje më të rreptë mbi integrimi, që është më e ngjashme me asimilimin: ajo pret jo vetëm që emigrantët të flasin gjermanisht dhe të gjejnë një vend në shoqëri, por që gjithashtu ta përqafojnë plotësisht kulturën, vlerat dhe traditat gjermane.

“Një nga gjërat më me rëndësi që kam dëgjuar në jetën time, ishte kur nëna ime më tha në fillim të klasës së parë:Dëgjo, këtu ne flasim gjermanisht. Kjo ishte pozitive për mua, por sigurisht ishte e vështirë. Emigrantët duhet ta shohin integrimin si një kërkesë”-vazhdon ajo. “Ne nuk mund të ndjekim thjesht moton:Dyert janë të hapura për të gjithë. Të gjithë janë të mirëpritur. Duhet të ketë një marrëdhënie jep-merr, dhe integrimi funksionon vetëm kur ruan një lloj ekuilibri”- thekson ajo./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Trump vs Biden/ Pesë arsye, pse një amerikan i arsyeshëm duhet të votojë sërish Trumpin

Publikuar

-

Nga

Trump vs Biden/ Pesë arsye, pse një amerikan i arsyeshëm duhet të votojë sërish Trumpin

Nga Liz Peek “Fox News”

* Katër vjet më parë, mbështetja ndaj Donald Trumpit për t’u bërë president ishte e diskutueshme. Sot, mbështetja ndaj presidentit është bërë e rrezikshme. Njerëzit po humbin punën e tyre, fëmijët po dëbohen nga shkollat, dhe bizneset po bojkotohen, pasi pronarët e tyre mbështesin Presidentin Trump. Imagjinoni ku kemi mbërritur.

Në përgjigje ndaj sulmit të “demokratëve” ndaj kandidatit Trump në vitin 2016, unë shkrova një artikull me titull:”Pesë arsyet pse një person i arsyeshëm mund të votojë për Trumpin”. Argumentet që vura në dukje atëherë qëndrojnë, madje janë ndoshta sot edhe më bindëse.

E para:Edukimi. Nëse besoni në mundësi të barabarta, dhe doni që të gjithë të rinjtë amerikanë të marrin një arsimim të denjë. Në shumë qytete të drejtuara nga demokratët, fëmijët hispanikë dhe afro-amerikanë nuk e marrin diçka të tillë.

E megjithatë sindikatat e mësuesve dhe mbështetësit e tyre në Partinë Demokratike refuzojnë të marrin përgjegjësitë për dështimet, apo reforma për të dalë nga kjo situatë, duke i katandisur miliona fëmijë zezakë dhe hispanikë si qytetarë të dorë së dytë.

Qyteti i Nju Jorkut shpenzon 28.808 dollarë për çdo nxënës në shkollat publike. Por në vitin 2019 vetëm 28 për qind e fëmijëve zezakë ishin të aftë në matematikë, dhe 35 për qind ishin kalues në gjuhën angleze. Kjo është e papranueshme, por kandidati demokrat Xho Bajden, synon t’u japë edhe më shumë fonde miqve të tij në Shoqatën Kombëtare e Arsimit dhe Federatën Amerikane të Mësuesve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, këto 2 sindikata shpenzuan 25 milion dollarë në fushata politike, ku 94 për qind e tyre shkuan për demokratët.

Arsyeja e dytë: ObamaCare. Ndërsa Bajden përpiqet t’i trembë njerëzit, duke thënë se Shtëpia e Bardhë e Trumpit do të nxjerrë nga skema njerëzit me sëmundje kronike, gjë që nuk është e vërtetë, demokratët harrojnë të përmendin faktin se kostoja e primeve të sigurimit nën ObamaCare për njerëzit që nuk marrin subvencione, e dyfishuar midis viteve 2013-2017, duke e bërë të papërballueshme skemën për miliona amerikanë.

Për pasojë, u shtua numri i njerëzve të pasiguruar në vend. Deri në vitin 2019, vetëm 11.4 milionë amerikanë u regjistruan në shkëmbimet e kujdesit shëndetësor. Administrata Trump dëshiron të rrisë numrin e njerëzve me mbulim të shpenzimeve shëndetësore, duke lejuar plane private afatshkurtra më pak të kushtueshme.

Presidenti Trump po përpiqet ndërkohë të ndalë rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor duke firmosur një urdhër ekzekutiv që u kërkon kompanive të bëjnë transparencën e çmimeve, gjë që kundërshtohet nga komuniteti mjekësor.

Arsyeja e tretë: Ekonomia. Ndërsa po dalim nga një recesion ekonomik serioz, politika e Trump për taksa më të ulëta, dhe këmbëngulja për marrëveshje më të mira tregtare për punëtorët amerikanë, do të frymëzojë investime dhe zgjerim të biznesit, dhe do të nxisë krijimin e më shumë vendeve të reja të punës.

LEXO EDHE:  Nuk rrezikohen vetëm ata me sëmundje mendore/ Ja pesë mitet e gabuara mbi vetëvrasjen

LEXO EDHE:  Studimi/ Vaksina e gripit tek gratë shtatzëna, nuk rrit rrezikun e autizmit tek fëmijët

Kjo është ajo që ndodhi në vitin 2016; sapo u zgjodh presidenti, optimizmi i biznesit dhe konsumatorit u rrit, duke e nxjerrë ekonominë tonë nga letargjia ku kishte rënë dhe duke e futur në binarët e një rritje të kënaqshme ekonomike.

Rezultati ishte një rritje e paprecedentë e punësimit, dhe rritja më e madhe e pagave në një dekadë. Të ardhurat e vitit të kaluar, u rritën me 6.8 për qind si rezultat i pagave më të larta. Kjo do të ndodhë sërish. Aktiviteti ekonomik është rikthyer më shpejt në muajt e fundit sesa prisnin ekonomistët, edhe pse pjesa më e madhe e vendit ka qenë e mbyllur, dhe parashikohet më shumë rritje në vitin 2021.

Receta e Xho Bajdenit për taksa më të larta, sidomos për investitorët, do ta ndalnin këtë vrull. Po kështu do të bënte edhe ri-hyrja e SHBA në Marrëveshjen e Klimës në Paris, dhe zotimit për të eleminuar plotësisht karburantet fosile.

Arsyeja e katërt: Pakënaqësia me qeverinë. Amerikanët nuk duan një qeveri më të madhe federale. Sot, falë përpjekjeve të Trumpit për të zvogëluar barrën rregullatore për pronarët e bizneseve të vogla dhe individët, vetëm 36 për qind e amerikanëve thonë që ka shumë më tepër rregullore sesa duhet, ndërsa 36 për qind mendojnë se kemi “sasinë e duhur të mbikëqyrjes”. Ky quhet progres.

Dhe arsyeja e pestë dhe e fundit:Gjykata e Lartë. Katër vite më parë shkrova se ata që besonin tek tregjet e lira dhe qeveria e vogël, kishin nevojë të mbështesnin një president të përkushtuar në emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe gjykatësve në gjykatat e tjera, të cilët do të mbronin kushtetutën tonë.

Trump i ka tejkaluar pritjet në këtë front dhe çuarja e Emi Barret në Gjykatën e Lartë, do të jetë një mbrojtje tjetër kundër aktivizmit gjyqësor, dhe rritjes së pushtetit federal. Por mos kini ndonjë iluzion: sfidat vazhdojnë.

Këto pesë arsye për të votuar Trumpin, mbeten të rëndësishme edhe sot. Arritjet e tij të shumta – sjellja e pengjeve në shtëpi, marrëveshjet e rishikuara tregtare, frenimi i Kinës, rindërtimi i ushtrisë, forcimi i kufijve tanë, nismat për paqe në Lindjen e Mesme – dhe radikalizmi i së majtës amerikane, e bëjnë edhe më të lehtë zgjedhjen e tij./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Është e vërtetë që me kalimin e kohës, partnerët në një çift duken njëlloj?

Publikuar

-

Nga

Nëse ju prezantojnë me një çift që është bashkë prej një kohe të gjatë, dhe kur ju duket se partnerët i ngjajnë aq shumë njëri-tjetrit, sa që duhen si vëlla e motër, dhe jo burrë e grua, dijeni se ky perceptim e ka një bazë:ndoshta që të dy duken vërtet të ngjashëm.

Por kujdes – dhe kjo është e reja në krahasim me atë që është menduar për dekada me radhë në imagjinatën kolektive – një studim i ri i botuar në “Scientific Report”, pohon se të dy partnerët i ngjajnë fizikisht njëri-tjetrit që nga në momentin kur ata zgjedhin partnerin, dhe jo më pastaj pas një jete të kaluar bashkë, duke ndarë bashkë emocione, interesa, sjellje dhe zakone.

Të njëjtat emocione, të njëjtat rrudha

Ideja që njerëzit në marrëdhënie afatgjata, përfundojnë duke u dukur shumë të ngjashëm, madje edhe në fytyrë, është rrënjosur në literaturën psikologjike që nga viti 1987, kur u botua një studim që pretendonte se çiftet që ishin martuar prej 25 vjetësh, kishin fytyra të ngjashme për shkak të bashkëjetesës së gjatë.

Në praktikë një partner, përfundon duke imituar në mënyrë të pavetëdijshme shprehjet e tjetrit (dhe anasjelltas). Ato i lëvizin muskujt e fytyrës në një mënyrë të tillë, që shkaktojnë shprehjeje të ngjashme në fytyrë, të cilat në planin afatgjatë, ndryshojnë pamjen e fytyrave të tyre.

Sot, 33 vjet më vonë, një studim i ri i kryer nga dy studiues në Universitetin e Stenfordit, në Kaliforni, SHBA, e përgënjeshtron këtë teori duke provuar se fytyrat e bashkëshortëve nuk bëhen të ngjashme me kalimin e kohës, por ato janë të tilla nga fillimi i marrëdhënies, ashtu si karakteristikat e tjera të personalitetit, interesat dhe sjelljet e tyre.

Zgjedh atë që të ngjan

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit amerikanë ri-analizuan eksperimentin e vitit 1987 me një mostër shumë më të madhe bashkëshortësh:studimi i vjetër ekzaminoi fytyrat e vetëm 12 çifteve, duke krahasuar fotot kur ata ishin martuar, me të tjerat 25 vjet më vonë.

LEXO EDHE:  Çelësi i fitores së Trumpit/ Ai beson tek Amerika, demokratët jo

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ A do jetë mes nesh për një kohë të gjatë?

Ndërkohë, studimi i ri, shqyrtoi imazhe të publikuara në internet të 517 partnerëve, duke krahasuar fytyrat kur ata ishin martuar, me ato që kishin treguar pas shumë vitesh (nga 20 deri në 69 vite) bashkëjetese. Përveç kësaj, për të verifikuar ngjashmërinë e imazheve, studiuesit përdorën si 153 personat e rekrutuar në internet, ashtu edhe një algoritëm të njohjes së fytyrës (VGGFace2).

Studime të famshme që duhet rishikuar

“Kur e nisëm këtë eksperiment, ishim të bindur se do të gjenim konfirmimin e famshëm të vitit 1987”- tha Pin Pin Tea-makorn, student i doktoraturës në inxhinierinë elektronike, përgjegjës për studimin.

“Përfundimi duket mjaft i qartë:bashkëshortët që kanë prirjen të kalojnë më shumë kohë bashkë, kanë hobi dhe dieta ushqimore të ngjashme. Prandaj është normale që me kalimin e kohës ata të bëhen më të ngjashëm me njëri-tjetrin.

Ndaj u befasuam që pavarësisht përdorimit të një mostre shumë më të madhe imazhesh të fytyrës, dhe matjesh më të fundit mbi ngjashmërinë e fytyrës, nuk gjetëm asnjë të tillë”- thotë ai. Bashkë-autori i studimit, psikologu Majkëll Kosinski, komenton:

”Kolegët duhet të kalojnë më shumë kohë, për të vërtetuar teoritë e përhapura psikologjike, të ndërtuara mbi bazën e eksperimenteve të dobëta:refuzimi i hipotezave të pranuara gjerësisht nga bota shkencore, nuk do të jetë aq frymëzues apo i vlefshëm për të bërë lajm, sa janë teoritë e reja. Por ai është po aq i rëndësishëm, në mos më shumë”- shprehet ai./ focus.it–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE