Connect with Us

1.6 miliardë euro, të pastruara në sektorin e ndërtimit/ DASH “shuplakë” qeverisë

Politikë

1.6 miliardë euro, të pastruara në sektorin e ndërtimit/ DASH “shuplakë” qeverisë

Publikuar

-

“Do rrisim pagat e mjekëve”/ PD: Mashtrimi i radhës i Ramës, njësoj si me listat e hapura

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka bërë deklarata të forta sot, kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Alibeaj akuzoi qeverinë se e ka kthyer Shqipërinë në vendin kryesor për pastrimin e parave.

Sipas Alibeajt, ky është konkluzioni i Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Imazhi i Shqipërisë është ai i një vendi ku lehtësisht mund të investohen dhe të pastrohen paratë e aktivitetit kriminal. Ky nuk është një konkluzion i Partisë Demokratike, por është gjetje konstante e Departamentit Amerikan të Shtetit”,-u shpreh ish deputeti.

Alibeaj shton se janë pastruar rreth 1.6 miliardë euro në sektorin e ndërtimit, në 3 vitet e fundit.

Sipas ish deputetit të PD-së Uashingtoni për 4 vjet rresht e cilëson Shqipërinë si “vend kryesor për pastrimin e parave”, për shkak të korrupsionit, shtimit të rrjeteve të krimit të organizuar dhe zbatimit të dobët të ligjit nga qeveria.

LEXO EDHE:  PD "kandidon" Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt

Ai deklaron se me Partinë Demokratike në krye të qeverisë së vendit nuk do të ketë amnisti fiskale për krimin dhe për pastrimin e parave të pista të pushtetit të korruptuar.

“Plani ynë “Ndiq paranë” do të jetë një instrument i fortë që në Shqipëri të sundojë ligji, puna e ndersh, në mënyrë që paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar të mos i zënë frymën ekonomisë së familjeve shqiptare” , përfundoi ish deputeti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Godole: Berisha udhëhoqi Lëvizjen studentore kundër regjimit, tani shpallet non grata me “listë shtëpie”

LEXO EDHE:  PD "kandidon" Ben Blushin dhe inceneratorin përballë Erion Veliajt



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përjashtimi i Berishës/ Kadilli: Të isha kryetar i PD nuk e merrja vendimin që mori Luli

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se nëse do të ishte ai kryetari i Partisë Demokratike nuk do ta kishte marrë vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Vendim që u mor pa u pyetur anëtarësia, nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai më tej ka deklaruar se Basha nuk di të thotë as po as jo, por “pjo” dhe me ndërkombëtarët nuk mund të bëhet kjo gjë.

 “S’do ta kisha marrë të njëjtin vendim. Ju mendoni se kur diplomacia bëhet e dukshme bëhet atë ditë. Unë e kam ditur që në shkurt që pas zgjedgjve që do e shpallnin “non grata” Berishën. Po të isha kryetar unë nuk do të ndodhte kjo. Basha nuk thotë as po as jo, po thotë “pjo”.



LEXO EDHE:  “Kostoja e jetës është rritur”/ Basha: Ka ardhur koha për ndryshim

LEXO EDHE:  Qeveri e re me kryeministër të vjetër

Me ndërkombëtarët nuk bëhet kjo. Në 2016 e quajti ambasadori amerikan gënjeshtar, në diplomaci flitet me gjuhë trupi. Kishte mundësi ta zgjidhte që para 2019. Nuk ka ambasador në botë që të vi të shkallët e PD të bërtasi, kjo ndodhi prej Lulzim Bashës”, thotë Kadilli në Report Tv.

Kadilli e ka quajtuar Bashën një përtac që nuk e do punën.

“Unë e gjykoj si zgjatim përtac të zotit Berisha, nuk punon, nuk do ta bëjë punën. Ne nuk patëm zotësinë për të prodhuar një model tjetër politik. Berisha qe shumë fryt për PD”, thotë Kadilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE