LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja makabre e 23 vjeçares/ Gjykata jep vendimin për babain dhe vëllain e Eglantinës

6 Shtator 2020, 11:03, Kronika CNA
Vrasja makabre e 23 vjeçares/ Gjykata jep vendimin për babain dhe

Gjykata ka dhënë masën ?arrest me burg? për babain dhe vëllain e Eglantina Bucit, të cilët akuzohen se i morën jetën në vitin 2012 dhe e groposën trupin e pajetë tek Mali me Gropa.

Babai i vajzës, Faik Buci, 66 vjec, dyshohet se ka bashkëpunuar me të birin Shkëlzen Buci për ta qëlluar për vdekje. Eshtrat e viktimës u zbuluan rastësisht nga gjahtarët në vitin 2017. Grupi hetimor i mori ADN-në nënës së vajzës, ish bashkëshortes së Faikut nga të cilat ka rezultuar se eshtrat i përkasin Eglantinës.

I biri i Faikut Shkëlzeni, është arrestuar 3 vite më parë dhe vuan dënimin për atentatin ndaj një aktori ku edhe është njohur me akuzën për ekzekutimin e motrës me plumb në kokë me pretekstin se kishte cënuar nderin e familjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga