Connect with Us

Shembja e shkollës në Kamëz/ PD: E vlerësuan si të dëmtuar nga tërmeti, fëmijët bënë mësim deri në 9 mars

Politikë

Shembja e shkollës në Kamëz/ PD: E vlerësuan si të dëmtuar nga tërmeti, fëmijët bënë mësim deri në 9 mars

Publikuar

-

Shembja e shkollës në Kamëz/ PD: E vlerësuan si të dëmtuar nga tërmeti, fëmijët bënë mësim deri në 9 mars

Kreu i degës së PD-së në Kamëz, Flamur Hoxha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë gjatë një deklarate për mediat nga shkolla 9-vjeçare “Hillari Klinton”.

Hoxha tha se shkolla 9-vjeçare u prish si e dëmtuar nga tërmeti, por deri me 9 mars është zhvilluar mësim normalisht dhe pa probleme.

Demokrati pretendon se ndërtesa ka qenë e rikonstruktuar dhe në gjendje shumë të mirë, ndaj kërkon që prokuroria të hetojë.

“Sot, mijëra prindër, mijëra nxënës nuk munden të bëjnë mësim në këto kushte, në këto rrënoja, në kushtet e distancimit social, të asaj që shumëkush e di, shumëkush e ndjen, pasi ka fëmijë, ka familjarë, ka nevoja për tu arsimuar.

Nuk mjafton vetëm kjo, përveç kushteve të rënda që ne ndodhemi sot “falë” qeverisjes së “Rilindjes”, akoma më shumë duam t’i bëjmë një apel drejtësisë në kllapi, prokurorisë të hetojë, të marrë në konsideratë shqetësimet e banorëve pasi është një fakt, jo vetëm në këtë shkollë por edhe në shkolla të tjera në Kamëz kemi rrënoja të cilat pas marsit, jo pas tërmetit, pasi është zhvilluar 4 ose 5 muaj shkollë, arsim, studim, për mijëra nxënës, brenda natës kjo shkollë është rrënuar, që do të thotë se është bërë me një qëllim të vetëm, atë të [përfitimit të tenderave të radhës, të përfitimit, të tenderave të korrupsionit, që asaj që qeveria di të bëjë më mirë.

Nëse sot ne si qytetarë, si banorë, si njerëz, si familjarë donim shkolla, nuk jemi kundër ndërtimit të shkollave, jemi për shtimin e tyre të bërjes së shkollave të reja. Shumë mirë sot do të kishim një shkollë ekzistuese, të rregullt, që ka zhvilluar mësim, që është investuar në këtë shkollë dhe mundësisht mund të ishte ndërtuar një shkollë tjetër.

LEXO EDHE:  Rama mbledh Kryesinë/ Çfarë pritet të diskutohet

Por kjo po bëhet vetëm me një qëllim, për përfitim ekonomik, të ndërtimit të një shkolle tjetër ndoshta në shtatorët në vijim, jo në këtë shtator, të ndërtimit me çmim 3 – 4 herë më të lartë se çmimet e ofruara nga donatorët evropianë, të asaj që shqiptarët e kanë prej vitit 2013 që e kanë në kurriz.

Në emër të Partisë Demokratike, dega Kamëz, ju bëj të ditur që ne siç kemi qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pranë shqetësimit të banorëve, për shëndetësinë, arsimin dhe sigurinë, do të jemi gjithmonë përkrah tyre për të shporrur këtë qeveri e cila di të bëjë vetëm këtë gjë, atë të largimit të shqiptarëve nga Shqipëria”, u shpreh ai.

Ndërkohë, Muharrem Lala, prind i një nxënësi tha: “Jemi sot këtu për të denoncuar një aferë korruptive. Këtu nuk ka fjalë. Këtu flet kjo gërmadhë e cila para disa muajsh ishte një shkollë funksionale. Nxënësit kanë zhvilluar mësim deri më datën 9 mars. Kamza ka nxënës, ka mësues, ka drejtues me shumë potencial por nuk ia vlen që ata t’i shpërblesh me të tilla gërmadha.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”/ Bozdo: Provat janë ulëritëse

Publikuar

-

Nga

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”, Bozdo: Provat janë ulëritëse

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”.

Kështu është shprehur Sekretari Organizativ në PD, Enno Bozdo.

Gjatë një interviste te A2 CNN, ai deklaroi se procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive që implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij.

“Kemi të bëjmë me një grabitje në mes të ditës. Procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive dhe implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij. SPAK-u duhet të kuptojë që kjo nuk është çështje korruptive që kemi parë e shohim, kjo është një çështje që zhbën apo bën suksesin e reformës në drejtësi. Këtu vidhet në mes të ditës, është kaq e rëndë që nëse SPAK nuk vepron për çfarë tjetër mund të veprojë”, tha Bozdo.

LEXO EDHE:  PD kërkon ç’regjistrimin e Elvis Rroshit/ Eshte i inkriminuar

LEXO EDHE:  Bien maskat e Erion Veliajt/ “Një mal me dokumenta për një pjatë supë”

Ish deputeti u shpreh se PD pret rezultate nga SPAK, pasi provat, që kanë dorëzuar komponentë të delisë blu janë ulëritëse. Sipas tij, historia e inceneratorëve është dyvjeçare, por që ka kulmuar gjatë pandemisë. “Nëse SPAK nuk vepron refoma në drejtësi është e dështuar. Kjo është një histori dyvjecare, që ka kulmuar gjatë pandemisë. Kemi dorëzuar provat atje, provat janë ulëritëse. Ne presim rezultatet”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Askush nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Publikuar

-

Nga

“Asksuh nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Kodi i ri Zgjedhor duket sa ka rikthyer edhe një herë përplasjet mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes me shtabin, Rama iu përgjigj Metës, i cili ktheu për rishqyrtim dekrëetin për Kodin Zgjedhor.

Sipas shefit të qeverisë, askush nuk mund të dal mbi vullnetin e Kuvendit, as presidenti, duke shtuar se Kodi Zgjedhor do të votohet me pikë dhe me presje.

LEXO EDHE:  Kush fshihet pas helmimit?/Prokuroria sekuestron prozhektorët e mitingut të PD

LEXO EDHE:  Bien maskat e Erion Veliajt/ “Një mal me dokumenta për një pjatë supë”

Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe me presje. Askush nuk mund ta ndaj. As Ilir Meta”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dita e 12-të e grevës/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve

Publikuar

-

Nga

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të ndërsa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.

Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre shëndetësore. Sot është parashikuar që të mblidhen qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata. Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE