Connect with Us

“Qaj si një fëmijë”/ Bujar Nishani humb njeriun e shtrenjtë

Sociale

“Qaj si një fëmijë”/ Bujar Nishani humb njeriun e shtrenjtë

Publikuar

-

“Është një nga njerëzit me kontributin më të madh në PD”/ Nishani vlerëson Jozefina Topallin

Ish presidenti Bujar Nishani ka humbur njeriun e tij të shtrenjtë, nënën.

Lajmin për ndarjen nga jeta të së ëmës, e ka bërë me dije vetë Nishani, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një foto me shenjën e zisë, Nishani shkruan: Kur Nëna të largohet nga kjo jetë, megjithëse ti je vetë baba, përsëri qan si një fëmijë ./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Diaspora Flet 2020 sjell së bashku emra të mirënjohur

Publikuar

-

Nga

Diaspora Flet 2020 sjell së bashku emra të mirënjohur

Germin organizoi edhe këtë vit konferencën Diaspora Flet, e cila për shkak të pandemisë u zhvillua online përmes një platforme teknologjike. Konferenca synon të lidhë profesionistë të industrisë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të reflektuar mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe për të eksploruar dhe reflektuar mbi rolin e saj në 20 vitet e ardhshme. Konferenca u përqëndrua në “GlobAL2020: Lidhu. Krijo. Bashkëpuno” që synon të eksplorojë mënyra në të cilat shqiptarët në të gjithë botën mund të ndikojnë pozitivisht dhe forcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, të kontribuojnë në rritjen e komuniteteve të diasporës dhe të bëjnë ndryshime domethënëse në jetën e atyre që jetojnë në vendet e origjinës.

Gjatë të treja ditëve pati shumë diskutime, prezantime inspiruese dhe biseda me njerëz të mirënjohur. Gjatë konferencës tre-ditore pati folës nga fusha të ndryshme si Afërdita Rakipi, Pandeli Majko, Ori Hoxha, Fadil Berisha, Emina Cunmula, Ermonela Jaho, Hilmi Gashi, Rita Ora, Atifete Jahjaga, etj. Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga foli për migracionin, rolin e grave në migrim, remitancat dhe nevoja për bashkërendimin e aktiviteteve mes diasporës dhe institucioneve të vendit amtar. Presidentja Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës. Konferenca gëzoi edhe prezencën e ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim.

Gjithashtu, nga bota e biznesit, folës kryesor ishte Elvin Guri, aksioneri kryesor i One Telecommunications i cili foli për angazhimin ekonomik të diasporës. Elvini ka investuar në atdhe pas shumë vitesh aktivitet të suksesshëm jashtë vendit. I pyetur nga moderatorja Ilva Tare se si mund të bëhet vendi ynë më atraktiv për investime të huaja, z. Guri shprehu se duhet përmirësuar infrastruktura fizike, digjitale, politik-bërja, ekonomia dhe të rritet cilësia e arsimit.  Investimin e tij në One Telecommunications, Elvini e konsideron si kontribut të tij për vendin që të ndihmojë në integrimin e hapësirës ekonomike të Shqipërisë. Vizioni i tij është që të krijojë një kompani shqiptare dhe jo një kompani të Shqipërisë apo Kosovës. Ilva Tare solli në vëmendje edhe aspektin filantropik të Elvinit, i cili ka financuar mbi 400 studentë shqiptarë në Bullgari dhe Kosovë për të ndjekur studimet e tyre. Sipas Elvinit “Kam zgjedhur të investohem tek edukimi si një mënyrë sistemike dhe e qëndrueshme për të gjeneruar breza që do t’i shërbejnë së ardhmes.”

Në konferencë u diskutuan edhe tema mbi transferimin e njohurive dhe aftësive nga diaspora në atdhe. Biseda kryesore u mbajt nga Kingsley Aikins, themeluesi dhe drejtori gjeneral i Institutit të Rrjetëzimit, një organizatë me vendndodhje në Dublin, që këshillon shtete, qytete, rajone, ndërmarrje, etj. se si të zhvillojnë strategji për t’u lidhur me diasporat e tyre përmes rrjetëzimit. Krahas këtyre bisedave, u zhvilluan edhe shumë diskutime paralele dhe panele në të cilat u hodhën ide dhe pikëpamje mbi mundësitë që diaspora të tranferojë një pjesë të dijeve dhe aftësive në vendet amtare. Në këtë qasje, teknologjia dhe digjitalizimi marrin nje rëndësi të veçantë pasi lehtësojnë prezencën e diasporës përmes kontributit virtual.

LEXO EDHE:  Nishani mbledh Kolegjin Zgjedhor/Porosia që iu jep anëtarëve

LEXO EDHE:  Nishani dekoron deputetin e PS-së/Ja motivacioni

Konferenca u mbyll me dy paraqitje të veçanta: njëra – diskutim mes dy kampionëve, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana, të cilët rrëfyen rrugëtimet e tyre dhe kërkuan nga të rinjtë shqiptarë të mos heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre; si dhe paraqitjes surprizë të Rita Oras, e cila në rrëfimin e saj shprehu falenderime dhe përulje ndaj komunitetit të diasporës për përkrahjen ndaj saj në fillimet e karrierës. “Unë kam qenë gjithmonë e pasionuar që të flas për rrugëtimin tim dhe Kosova është krenaria ime. Rita më tej shtoi se inspirimi dhe suksesi i saj burojnë edhe nga karakteri dhe traditat familjare shqiptare. Kur u pyet për këngën “Shine your light” video-spoti i së cilës është realizuar në Prishtinë, Rita tha se ajo ndihet e obliguar për të kontribuar për vendin dhe njerëzit e saj, dhe se gjithmonë vjen në Prishtinë dhe angazhohet që ta bëjë atë pjesë të hartës botërore për gjëra pozitive.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Aplikimi për viza dhe pasaporta/ Ambasada gjermane jep lajmin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Aplikimi për viza dhe pasaporta/ Ambasada gjermane jep lajmin e rëndësishëm

Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë një lajm të rëndësishëm pak minuta më parë lidhur për qytetarët e intersuar për viza dhe për pasaporta.

Ambasada njofton se që prej ditës së sotme është hapur sërish sektori i pasaportave dhe vizave, por thekson se aktualisht po punon me kapacitet të kufizuar.

Sipas njoftimit, disa data dhe orare do të shtyhen, ndërsa personat e prekur nga masat e marra për shkak të pandemisë do të njoftohen personalisht.

Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pasaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pashaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konisderatë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmang’ja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

A po rrezikohet mbyllja e shkollave?/ Epidemilogu sqaron situatën

Publikuar

-

Nga

A po rrezikohet mbyllja e shkollave?/ Epidemilogu sqaron situatën

Pandemia e Covid-19 vijon të shoqërohet me rritje të infektimeve dhe viktimave, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve tha sot se situata e pandemisë është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

Epidemiologu Artan Simaku gjatë një interviste në Euronews Albania tha se rritja e rasteve ka qenë e pritshme pasi stina e vjeshtës dhe e dimrit shoqërohen me ndërthurje të Covid-19 dhe gripit stinor.

Ai u shpreh se nga evidencat e deritanishme është konstatuar se shkollat parauniversitare nuk kanë ndikuar në rritjen e epidemisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se nuk ka arsye për mbylljen e tyre.

“Që në fund të muajve të verës, dhe në fillimin të muajit shtator u parashikua që me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit do të kemi rritje të rasteve dhe rëndim të situatës. Ishte parashikuar që gjendja do rëndohej. Aktualisht situata është nën kontroll. Në lidhje me shkollat, nga analizat që kemi bërë është vërejtur se nuk kanë patur ndikim në ecurinë e epidemisë në vendin tonë tani për tani. Për të parë efektet e masave izoluese duhet minimumi katër javë, kështu që edhe masa e mbylljes do të ndiqet me vijimësi situata për të parë efektet. Ka disa indikatorë që merren parasysh, është numri i shtrimeve dhe kapacitetet spitalore”, tha Simaku.

LEXO EDHE:  Studimi/ Nënat “mbytëse” i bëjnë fëmijët më të suksesshëm

LEXO EDHE:  Nishani mbledh Kolegjin Zgjedhor/Porosia që iu jep anëtarëve

Epidemiologu i njohur i tha gazetares Bruna Çifligu se virulenca e virusit nuk ka ndryshuar, por vazhdon të ketë të njëjtin intensitet. Sipas epidemiologut Simaku, virusi mund të izolohet vetëm nëse qytetarët do t’i respektojnë siç duhet masat anti-covid.

“Virulenca ka qenë e pandryshuar. Nuk i ka humbur virulenca virusit, ka qenë siç ka qenë tërë kohës. Në hyrje të pandemisë u hodh hipoteza se me ardhjen e verës do kemi ulje të transmetueshemërisë, gjë që nuk u realizua, dhe kështu kjo hipotezë u hodh poshtë. Ka qenë e njëjtë dhe vazhdon të jetë e njëjtë. Nëse respektojnë masat ulet transmetueshmëria, dhe ulet në mënyrë të dukshme. Nëse nuki respektojnë masat, shifra do të jenë të mesme dhe të larta”, tha ai./euronews

LEXO TE PLOTE