Connect with Us

Nga Ylli Dylgjeri/ Lali Erit sërisht i është prishur kamera…

Opinione

Nga Ylli Dylgjeri/ Lali Erit sërisht i është prishur kamera…

Publikuar

-

Nga Ylli Dylgjeri/ Lali Erit sërisht i është prishur kamera...

Rilindasi “Sami Frasheri” dhe rilindasi Erion Velija po “ndërtojnë” 2 objekte në mes te Bllokut e në mes të gushtit!
Jemi në rrugën “Sami Frasheri”, në mes të godines LSI-se dhe shkolles 8 vjeçare “Edit Durham”.

Këto objekte në ndertim i ndan kjo rrugë blloku në Tiranë: nje shesh ndertimi, Leje per pallat 9 kate e dhënë nga Kryetari i Bashkisë Erion Velija dhe objekti i dyte, punime ne rruge per shtrim e kanalizim ne trotuaret.

Të dy lejet kane filluar punë në ditet e para të gushtit. I pari, sheshi i ndërtimit, po ecën me rritme te shpejta, Pasi prishi ish picerine Magelanin, preu pemet 50 vjeçare, tani eshte në thellimin e gropës.

I dyti, prishi trotuarin, hapi kanalin dhe tani po rri ne grope prej 1 muaji! Nuk hedh kerkush nje lopate prej ditesh. Bizneset ne krah janë të paralizuara.

LEXO EDHE:  Covid në Itali/ 12 viktima dhe mijëra të infektuar në 24 orë

Pluhuri po mbyt banoret. Ndonje puntor rastesor na sqaron se: Jemi me Covid, nuk ka puntore! Edhe lali Eri, spo vjen per inspektim…Çka ndodhur? Serisht i eshte prishur kamera….

Image may contain: one or more people and outdoorImage may contain: outdoor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Z

    7 Shtator, 2020 at 9:26 am

    ……edhe Yll edhe Dyl-gjer! Ndihmoni te zgjidhen ceshtjet te dashur medioker inatcinj Shqiptare!Mos i sherbeni Saliut!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi, llum plehrash që gjoja janë bërë me PD-në

Publikuar

-

Nga

Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi, llum plehrash që gjoja janë bërë me PD-në

Nga Myslim Murrizi

Nuk ka hipokrizi me te madhe sesa te lexosh disktutimet histerike dhe shpalljen grusht shteti te 14 shtatorit 1998 nga Ceka, Imami, Islami, Lesi dhe Luan Rama dhe prej vitit 2005-2013 te gjithe ishin ne pushtet me PD, partine qe e shpallen bande terroriste dhe kerkonin eleminimin e saj me 14 shtator 1998

Nuk ka turp me te madh dhe tallje e fyerje me bastarde sot per çdo DEMOKRAT te atyre viteve kur i sheh qe Kaç Islami, Imami, Luan Rama, Ceka e Lesi jane bashke me PD gjoja si “ opozite” e bashkuar kundra qeverise se ps



Dhe nuk ka teater me te peshtire per hipokritet qe perjashtuan nga PD Azem Hajdarin me date 9 janar 1997 dhe per te gjithe ish spiunet e sigurimit qe kurre nuk guxuan te kerkojme te pakten nje 12 shtator te vetem pas atij te vitit 1998 FALJE , ndaj te ndjerit Azem Hajdari

LEXO EDHE:  Covid në Itali/ 12 viktima dhe mijëra të infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore, gati projekti i "Kamerave në Lundër"

Si ish deputet i viteve 1997-2001 dhe si ish koleg me Azem Hajdarin ne parlament 1997-1998 ndjehem i fyer kur shoh si “ shpetimtare” te PD sharlatane dhe plehra qe ispiruan rrevolucionin komunisto-kriminal te marsit 1997, felliqesira qe dilnin me 3 gishta ne Vlore, palaço qe ju thonin Demokrateve do ju thyejme kafkat, gjeneral me uniforme mbi tanke, dhe ish ministra te qeverise Nano 1997-2005 qe festonin te ekzaltuar ne delir me 12 shtator 1998

Kjo tregon me se miri qe: llumi politik ne shqiperi prej 30 vitesh jane e njenjta tufe, por per te vjedhur e mashtruar shqiptaret, bejne sikur “ zihen” per te ruajtur karriket e pushtetit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Publikuar

-

Nga

Pse na duhet Ilir Meta kryeministër/ Mesazhi i koduar për Bashën dhe detaji i fshehur nga Presidenti

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet zyrës së tij të shtypit dhe duke përdorur disa media rreth tij ka hedhur ditët e fundit një shashkë, duke pretenduar se ai mund të jetë kryeministri i Shqipërisë.

Një sinjal i fortë për Lulzim Bashën, ku Meta tregon qartë se pazari i tij me kreun e Republikës së re nuk do të jetë thjeshtë disa ministra ashtu siç e kishte me Berishën, apo me Ramën.

Me të parin zv.kryeministër, ministër i Jashtëm dhe ministër Ekonomie. Me të dytin kryetar Kuvendi.

Tani kërkon zv.kryeministër, ministër i Brendshëm, ose direkt kryeministër. Varet nga votat që do të ketë LSI-ja në zgjedhjet e 25 prillit 2020, që mesa duket do të jenë një grusht dhe më pak sesa kurrë.

Gjithësesi Ilir Meta na duhet Ministër i Brendshëm edhe zv.kryeministër. Na duhet zv.kryeministër që të kontrollojë ministrat e tjerë për 7%-shat e projekteve që ti japin dhe firmat që duhet të hedhin, kur ai t’iu trokasë në zyrë, siç i trokiti Dritan Priftit.

Na duhet ministër i Brendshëm sepse është miku i trafikantëve të drogës. Miku i klement Balilit që e bëri drejtor, Eskobarit të Ballkanit, i cili ishtë një përfaqësues zyrtar i LSI-së në Sarandë.

Miku i trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu dhe i shumë e shumë hajdutëve dhe banditëve të tjerë që vijnë vërdallë dhe mbijetojnë, thjeshtë dhe vetëm sepse Ilir Meta iu jep strehë, iu jep kurajo, iu jep mbështetje.

Prandaj dhe Ilir Meta na duhet në këto pozicione. Këto dy gjëra ne i dimë.

Dimë edhe skandale të tjera, korrupsione pushteti, mesazhe për 200 mijë euro, hetime të mbyllura ndaj tij, një vesh shurdh apo një sy qorr, por edhe histori që fillojnë përtej vitit 90, atëherë kur u shfaq si student, por që diku fshihet një dokument që tregon se Ilir Meta ka qënë një vegël e vogël e regjimit të asaj kohe.

Prandaj dhe na duhet ministër i Brendshëm. Për të mësuar deri ku shkon ky njeri, i cili prej 30 vitesh luan në politikën shqiptare fort, thjeshtë dhe vetëm sepse ka mbështetjen e krimit, të drogës, të korrupsionit, të bandave dhe gjithçka ka bërë në këto vite për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij.



Dhe kur atëherë ka qënë i zhytur dhe duhej të qërohej një herë e mirë nga politika, u shpëtua për të mbijetuar të tjerët, se duke u tërhequr zvarë apo duke u mbytur, ai mund të mbyste të gjithë anijen.

LEXO EDHE:  Covid-19 po përhapet masivisht tek të rinjtë, në intubim edhe 25-30 vjeçarë

LEXO EDHE:  Covid në Itali/ 12 viktima dhe mijëra të infektuar në 24 orë

Në fakt do të ishte më mirë, të ishte mbytur anija dhe të ishte prodhuar një e re, sesa me vrima e shpuar, një anije që fut ujë nga të gjitha anët vazhdon të lundrojë sa herë me karburantin e Rilindjes, e sa herë me karburantin e Partisë Demokratike.

Në fakt na duhet Ilir Meta Ministër i Brendshëm, na duhet që të na rrëfejë për 30 vite korrupsionin në politikë, të na rrëfejë sesi nga hiçi është bërë njeriu më i pasur në Shqipëri. Të kesh çdo post politik dhe publik dhe nga ana tjetër të dalësh përballë shqiptarëve, apo edhe aleatëve dhe kundërshtarëve politikë me kërcënimin se ti mund të bësh gjithçka, se ti je aty, se ti je faktori kryesor, nxjer dhëmbët si të jetë hero kur në fakt ai është përfaqësuesi i llumit./ CNA.al

“Bomba” që Ilir Meta hodhi në këmbët e Lulzim Bashës

Ilir Meta, presidenti i trafikantëve të drogës

Televizioni i trafikantit të drogës, Xhemail Pasmaçiu: Meta lë presidencën një ditë pas zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Artan Fuga/ Tregtinë e vogël nuk e shkatërron Covid19, por mungesa e logjikës ekonomike

Publikuar

-

Nga

Nga Artan Fuga/ Tregtinë e vogël nuk e shkatërron Covid19, por mungesa e logjikës ekonomike

Hidhini një sy tabelës që ndodhet në fund të këtij postimi, dalë nga një mbledhje të dhënash në terren me anketim preju 800 vetash, bërë në rreth 25 bashkë qytetesh në Jug, Veri, Tiranë, si edhe qytezash periferike e komunash! Kryer nga departamenti i gazetarisë dhe komunikimmit të UT këtë vit!

Pastaj shihni kuptimin e të dhënave:

Cfarë kuptimi kanë të dhënat statistikore te gjetura ?

Ajo që vihet re menjëherë është fakti se individët, 800 sikundër theksuam më lart, kanë statuse socioprofesionale të lidhura me aktivitete ekonomike të një ekonomie të vogël dhe të shpërndarë, e cila gjeneron pak ose aspak zhvillim cilësor, që jep pak taksa për shtetin dhe buxhetin publik, që punëson pak, që ka shkallë të ulët ose shumë të ulët akumulimi kapitali dhe që e ka shumë vështirë të përballojë kërkesat e kohës për inovacione.

Nga 800 të anketuar u gjendën 9,4 përqind e tyre individë që deklaruan se kanë ndonjë biznes të vogël ose shumë të vogël në zonën urbane. Por kjo shifër duhet rritur edhe me së pak një të tretën e saj sepse realisht në zonën urbane u intervistuan vetëm 70 përqind e numrit total të të pyeturve. Pra mund të ,konsiderohet se janë pakashumë nja 13 përqind nëse 800 pyetsorët do të ishin shpërndarë mesatarisht dhe në mënyrë rastësore në zonën urbane të vizituar.



Cfarë janë këta? Shumica janë shitës ose individë që kanë ndonjë biznes të vogël familjar në shërbime etj. Me ato aktivitete që kanë mbulojnë të ardhurat për të gjithë familjen në cilësi të ulët si shërbime dhe plotësim nevojash. Por, janë në parim dhe në fakt ekonomi pothuajse të falimentuara sepse nga vëzhgimet sheh se vetëm në ndonjë rrugicë mund të ketë nja dhjetë a më shumë pika shitjeje me pakicë për ushqime ta zemë. Klientela pra është pjestuar me dhjetë dhe të gjithë konkurrohen nga sipërfaqet tregtare të mëdha.

Tregtinë e vogël nuk e mbylli Covidi19, por e mbyti sipërfaqja e madhe tregtare aty afër që i ka marrë natyrshëm krejt klientelën.

Do të ishte një rrugë afatgjatë krejt e gabuar nëse këtyre njerëzve do t’u premtohej se gjendja e tyre do të rregullohej duke ndejtur e pritur klientët e paqenë pas banakut. Ata duhet të kalojnë në sfera të tjera të një ekonomie që ende nuk është strukturuar si duhet. Me shitësa të vegjël Shqipëria ekonomikisht mund të ketë një model indian zhvillimi, apo pakistanez, nepalian, apo afganistanez, por europian jo njëherë! Varfëria aty bashkohet me vuajtjen shpirtërore, por edhe me dembelizmin.Ata njerëz duhet ta kuptojnë se dëshirat e tyre për një punë të rehatshme pas banakut shoqëruar me premtime elektorale sikur ajo ekonomi mund të ndreqet, janë burimi i të këqiave ekonomike për familjen dhe fëmijët e tyre.
Janë afërsisht nja 8 përqind të individëve të gjetur në “rrugë” që deklarojnë se janë pronarë ekonomish të vogla në zonën rurale. Mos harrojmë se në këtë zonë janë shpërndarë afërsisht 30 përqind e pyetsorëve. Pra nëse të 800 pyetsorët do të ishin shpërndarë atje do të kishim një tre herë më shumë pra, nja 20 ose 25 përqind individë si pronarë të vegjël ruralë.

LEXO EDHE:  Covid në Itali/ 12 viktima dhe mijëra të infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore, gati projekti i "Kamerave në Lundër"

Por, dihet që edhe prona shumë e vogël fshatare se çfarë energjie zhvillimi mund të ketë!!! Pa mekanizimin, zgjerimin, kulturat e mëdha, plehrimin, vendosjen nën ujë të një ekonomie të mesme dhe të madhe bujqësore le ta harrojmë se na mjafton ai eksport i dobët dhe i padrejtë produktesh bujqësore si derimëtani.
Jo vetëm shkalla e pronësisë është krejtësisht e një ekonomie të vogël pashpresa rinovimi nëse nuk kryhen reformat e duhura strategjike , por edhe profesionet janë të tilla që gjenerojnë një individ, i cili ka të ardhura të pakta, është vendosur anash progresit të teknologjive dhe të dijes, dhe përgjithësisht janë punë pa zanat ose pa ndonjë kualifikim të veçantë. Këta njerëz e kanë vështirë edhe të konvertohen në degë të tjera të një ekonomie tjetër sepse nuk kanë ndonjë mjeshtri të qendrueshme dhe me shkathtësi specifike që duhen.

17 përqind e tyre na dolën se punojnë pra si kamarierë, roje, shofera taksish, pastruese, etj. Të ardhurat e tyre janë tmerrësisht të kufizuara. Shtoji këtyre edhe një 13 përqind pensionistë, të cilët se çfarë pensionesh kanë dhe do të na dali se një në katër Nga individët e “ndeshur” në rrugë janë në gjendje jo vetëm shumë të ulët profesionalisht, por edhe me të ardhura shumë të pakta.
Për të mos folur për 16 përqind e ca e “robëve të Zotit” që u hasën dhe e thoshin qartazi: Jam i papunë! Pra i nxjerrë jashtë nga procesi i punës dhe i integrimit socioprofesional! Te paktën pra një në pesë vetë e ndjen veten i papunë, dhe këtu të mos e prekim papunësinë e fshehur te pensionistët, te studentët, si edhe te ata që hidhen nga një punë te tjera duke lënë periudha boshësie integrimi në punë.

LEXO TE PLOTE