Connect with Us

Ironizon Manjani/ “Suksesi” i gjykatave po zgjerohet ndjeshëm

Politikë

Ironizon Manjani/ “Suksesi” i gjykatave po zgjerohet ndjeshëm

Publikuar

-

Ironizon Manjani/ "Suksesi" i gjykatave po zgjerohet ndjeshëm

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka ironizuar Reformën në Drejtësi dhe krijimin e gjykatave.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thotë se “suksesi” i gjykatave po zgjerohet, pasi nuk po flitet më për cilësi por për realizimin e seancave gjyqësore.

“Pas mbylljes me sukses të plotë të shërbimit të gjykimit në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, me të njëjtin sukses po mbyllet edhe shërbimi i gjykimit në Apel. Të paktën Gjykata e Apelit Tiranë është me 1/3 e numrit të gjyqtarëve.

“Suksesi” po zgjerohet ndjeshëm edhe në disa gjykata të shkallës së parë. Nuk po flasim më për cilësi gjykimi, por thjesht për gjyqin. Do arrijë të bëhet apo jo?! Sukseset flasin vetë! Presim edhe përshëndetjen e radhës nga Ambasada Amerikane, për këtë sukses të jashtëzakonshëm në shkrirjen e shtetit Shqiptar.

LEXO EDHE:  Reagimi i Ylli Manjanit/Partia dhe shteti tashmë janë një! OPOZITË ku je?

BE të paktën e ka qepur gojën…

I falenderojmë shumë OPDAT, EURALIUS, ONM, ROMANËN e LU-në, por edhe zonjën Kim e zotin Sorecca për këtë shërbim të vyer që po na bëjnë! Falë kësaj refome u anëtarsuam dhe në BE…

Mbyllja e gjykatave, për pasojë legjitimimi i keqeverisjes moniste ishte zgjidhja më e jashtëzakonshme që ju bë këtij vendi, falë këtij kontributi.

As Komunizmi nuk shkoi në këtë pikë…

===========

P.S.

Nuk e di a ka temë tjetër më të rëndësishme sesa ngritja e shtetit në këtë vend!

Pa shtet ska kuptim as politika, as zgjedhjet, as taksat, as prona, as biz esi, as ekonomia, as ligji, as shëndeti, as arsimi, as diplomacia, asgjë…”, shkruan Manjani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”/ Bozdo: Provat janë ulëritëse

Publikuar

-

Nga

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”, Bozdo: Provat janë ulëritëse

“Nëse SPAK nuk vepron për inceneratorët, Reforma në Drejtësi është e dështuar”.

Kështu është shprehur Sekretari Organizativ në PD, Enno Bozdo.

Gjatë një interviste te A2 CNN, ai deklaroi se procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive që implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij.

“Kemi të bëjmë me një grabitje në mes të ditës. Procedura që është ndjekur është tërësisht korruptive dhe implikon kreun e qeverisë dhe ministrat e tij. SPAK-u duhet të kuptojë që kjo nuk është çështje korruptive që kemi parë e shohim, kjo është një çështje që zhbën apo bën suksesin e reformës në drejtësi. Këtu vidhet në mes të ditës, është kaq e rëndë që nëse SPAK nuk vepron për çfarë tjetër mund të veprojë”, tha Bozdo.

LEXO EDHE:  Operacioni “Vollga”/ Gjykata jep vendimin për katër të arrestuarit

LEXO EDHE:  Vrau shokun/ Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Shkambin

Ish deputeti u shpreh se PD pret rezultate nga SPAK, pasi provat, që kanë dorëzuar komponentë të delisë blu janë ulëritëse. Sipas tij, historia e inceneratorëve është dyvjeçare, por që ka kulmuar gjatë pandemisë. “Nëse SPAK nuk vepron refoma në drejtësi është e dështuar. Kjo është një histori dyvjecare, që ka kulmuar gjatë pandemisë. Kemi dorëzuar provat atje, provat janë ulëritëse. Ne presim rezultatet”, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Askush nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Publikuar

-

Nga

“Asksuh nuk është mbi Parlamentin”/ Rama i përgjigjet Metës: Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe presje

Kodi i ri Zgjedhor duket sa ka rikthyer edhe një herë përplasjet mes kryeministri Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes me shtabin, Rama iu përgjigj Metës, i cili ktheu për rishqyrtim dekrëetin për Kodin Zgjedhor.

Sipas shefit të qeverisë, askush nuk mund të dal mbi vullnetin e Kuvendit, as presidenti, duke shtuar se Kodi Zgjedhor do të votohet me pikë dhe me presje.

LEXO EDHE:  Skandali i deputetit të ri/ Fshehu dënimin e Gjykatës

LEXO EDHE:  Reagimi i Ylli Manjanit/Partia dhe shteti tashmë janë një! OPOZITË ku je?

Kodi Zgjedhor do votohet me pikë dhe me presje. Askush nuk mund ta ndaj. As Ilir Meta”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dita e 12-të e grevës/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve

Publikuar

-

Nga

Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës/ Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura naftëtarëve

Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të ndërsa gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.

Në këtë kohë, edhe gripet sezonale ndikojnë në gjendjen e tyre shëndetësore. Sot është parashikuar që të mblidhen qytetarë dhe punëtorë të uzinës në një protestë.

Në këtë tubim parashikohet të vendosin mbi hapat e tjerë që do të ndërmarrin ata. Grupi organizator ka shkuar pranë ambientit ku rrinë gratë naftëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE